-Jetë dhe Stil

Horoskopi Javor 9-15 Dhjetor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 08/12/19 |
xhu lia

Dashi

Jeta juaj në çift do ketë shumë tronditje dhe probleme gjatë kësaj jave. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe herë pas here do doni të largoheni përgjithmonë. Për beqarët do jetë një periudhe me stimuluese. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe ndonjë problem të vogël. Pagjumësia dhe lodhja do jenë armiqtë kryesore. Në punë do keni energjinë e duhur për të ecur përpara dhe për te dale gjithmonë fitimtare. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Demi

Këtë javë do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jenë te vazhdueshme. Partneri do tregohet shumë i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet që keni menduar. Lodhja do bëjë të vetën dhe në disa momente do ndiheni pa fuqi. Në punë tregohuni të matur dhe mos hidhni hapa të pamenduara sepse po gabuat mund te rrënoni te ardhmen.

Binjakët

Jeta juaj në çift do jetë shumë e veçantë dhe e mbushur me kënaqësi. Do ndiheni më së miri pranë partnerit tuaj dhe asgjë nuk do ju pengojë të arrini ato që doni. Çdo ditë e javës do jete e mbushur me më tepër emocione. Shëndeti ka për të pasur edhe shqetësime te vogla, por ne tërësi situata ka për te qenë goxha me e mire se një javë me herët. Në punë do filloni disa projekte të mëdha, të vështira, por me përfitime të jashtëzakonshme.

Gaforrja

Javë shumë e mirë do jete kjo për ata që janë ne një lidhje. Bashkëpunimi në çift do jetë i forte në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Shëndeti në tërësi do jetë i mirë, përveç ndonjë dite kur mund te keni shqetësime nga sistemi i tretjes. Në punë duhet të bashkëpunoni sa më shumë me koleget që ju besoni dhe keni për të arritur me shpejt majat. Jeta familjare do jetë e shkëlqyer.

Luani

Kjo javë do jetë ashtu si nuk do e kishit menduar kurrë. Qe nga e hëna e deri në të dielë do përjetoni vetëm kënaqësi dhe lumturi. Partneri do kujdeset edhe për detajet më te vogla. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme me sy mbyllur, shumë shpejt gjerat do marrin tatëpjetën. Në punë do bëni disa gjëra njëherësh dhe sërish do ja dilni. Shumë shpejt do ju ndodhë edhe diçka gjigande. Jeta familjare do jetë e rrethuar nga gëzimi dhe harmonia.

 

Virgjëresha

Këtë javë nuk do keni as probleme shumë te mëdha dhe as çaste shumë të lumtura. Në tërësi gjithçka do jetë normale. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të dalin me personat që do i ftojnë sepse me pas askush nuk do i detyroje të bëjnë një zgjedhje. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi mund të ndiheni edhe me energjike. Në punë do jeni mjaft ambicioze dhe nuk do kënaqeni me ato që do arrini. Mire është që të mos teprohet asnjëherë me sakrificat. familja do jete gjithë kohës e qete.

Peshorja

Nëse jeni në një lidhje, kjo javë ka për te qenë e qetë, e qëndrueshme dhe e begatë. Çdo gjë me partnerin do ju ecë ashtu si e kishit ëndërruar. Beqarët do kenë mundësi të takojnë personin ideal me të cilin do fillojnë një lidhje afatgjatë. Gjithçka për ta do jetë më e bukur dhe me emocionuese. Shëndeti do ketë pak shqetësime. Kujdes më tepër duhet të bëjnë ata që vuajnë nga problemet e zemrës apo të stomakut. Në punë do jeni me te përgjegjshëm dhe me serioze me hapat që do hidhni. Jeta familjare do iu japë vetëm kënaqësi.

Akrepi

Do jeni mjaft nostalgjike këtë jave ju të dashuruarit dhe do rikujtoni të shkuarën e këndshme që keni kaluar. Emocionet do rikthehen si më parë. Beqarët jo vetëm që do kenë mundësi për dashuri me shikim të parë, por mund të fillojnë edhe lidhje pasionante te cilat do ua bëjnë jetën më të bukur. Në punë do jeni kreative dhe te gatshëm për të bërë edhe sakrifica vetëm për të arritur atje ku doni.

Shigjetari

Këtë jave do bëni të pamundurën që ta bëni lidhjen në çift shumë më të fortë. Për këtë gjë mund të këshilloheni edhe me miqtë e ngushtë. E rëndësishme është që çdo dite keni për t’u ndier për mrekulli. Beqarët nuk duhet të heshtin më, por duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre. Edhe ata që kanë pasur shqetësime serioze do jenë më të qetë. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe keni për të arritur më shumë sukses nga sa mund ta kishit menduar. Edhe familja do jetë e qëndrueshme.

Bricjapi

Këtë javë do keni një bashkëpunim për t’u adhuruar me partnerin tuaj. Së bashku do kaloni edhe problemet më të vështira dhe nuk do keni me pengje për të shkuarën. Do keni mjaftueshëm të ardhura sa për të bërë çdo investim të menduar. Gjendja shëndetësore nuk do ketë asnjë lloj problemi apo shqetësimi, përkundrazi do jeni më në forme. Ne pune asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju dhe nuk do keni frikë të guxoni edhe terrene të panjohura.

Ujori

Ndjenjat për partnerin nuk kanë qenë kurrë më pare aq te thella dhe pasionante si këtë jave. Do e shfrytëzoni në maksimum çdo çast pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të forta. Në planin financiar do bëni mirë të mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund të dalë jashtë kontrollit.. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet që të arrini më shumë se kolegët tuaj. Jeta familjare do ketë nevoje për më shumë mbështetje.

Peshqit

Marrëdhënia në çift nuk ka për të qene shumë e mirë këtë jave. Për shumë gjëra do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do bini dakord me të. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe gjendja do jetë më e mirë se kurrë më parë. Shëndeti do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Në punë gjendja do jetë goxha më e qëndrueshme nga më parë. Do jeni më të matur dhe do ndodhin gjëra të bukura që do ju mbushin me gëzim./Opinion.al/

Pas