-Jetë dhe Stil

Horoskopi javor 6-12 Janar 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 06/01/20 |
xhu lia

Dashi

Java do fillojë me probleme për gjithë ju që jeni në një lidhje, megjithatë së shpejti pritet që situata të normalizohet. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe gjendja juaj ekonomike pritet të përmirësohet Në pune duhet të keni më shumë besim tek vetja dhe keni për të arritur atje ku dëshironi. Ne familje do të kaloni çaste mjaft të mira.

Demi

Lidhja juaj me partnerin do të jetë mjaft problematike këtë javë për të gjithë jutë shenjës së demit. Do keni debate të forta me atë që keni ne krah dhe as njeri e as tjetri nuk do tolerojë. Kujdes me buxhetin , përpiquni të jeni një menaxhues i mirë. Gjendja shëndetësore do ketë herë pas here luhatje. Në pune do jeni dominues dhe të jashtëzakonshëm dhe të gjithë do duan t’iu kenë pjesë të ekipit.

Binjakët

Gjatë gjithë javës do ju ndryshojë humori ju të dashuruarve dhe do keni  debate të forta me partnerin. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do vendosin shpejt të hedhin hapa të rëndësishëm. Me shpenzimet bëni kujdes. Në punë gjërat kanë për të ecur goxha mire sepse do mendoheni dhe do bëni plane para se të hidhni çdo lloj hapi.

Gaforrja

Dialogu ka për të mbizotëruar në çift gjatë gjithë kësaj jave. Kjo do bëjë që edhe konfliktet e vjetra të zgjidhen shpejt dhe zemra do ju rrahe shumë më fort. Do ketë surpriza këtë periudhe. Në planin financiar, po nuk bëtë kujdes dhe po e tepruat me shpenzimet do keni tronditje vërtet serioze. Në punë do jeni të frymëzuar dhe do bëni më të mirën. Disa mund te marrin edhe një propozim zyrtar për një detyrë të re.

Luani

Atmosfera në jetën tuaj në çift ka për të qene gjithë kohës e ngrohtë gjate kësaj jave. Do e keni shumë mëe të lehte të flisni me partnerin për çdo teme dhe afrimiteti do forcohet. Sektori i financave do mbetet i mirë vetëm nëse ju ndalni shpenzimet e kota. Në punë bëhuni gati për ndryshime të jashtëzakonshme që do iu bëjnë edhe më të njohur ne fushën tuaj.

Virgjëresha

Do argëtoheni pafund me partnerin dhe do bëni gjëra të jashtëzakonshme me të. Beqarët për fat të keq nuk do kenë fat dhe do enden kot se koti sa andej këtej. Në planin financiar do ju mbështesin gjithë kohës familjarët dhe nuk do gjendeni në vështirësi. Në punë duhet të jeni me më shumë kurajë dhe duhet të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik për të parë sa të zotet jeni.

Peshorja

Kjo do jete një nga periudhat më të mira dhe më të begata për jetën tuaj në çift. Beqaret do jenë tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Financat do mbeten delikate gjithë kohës kështu që mundohuni të shpenzoni sa më pak në mënyrë që t’iu mbeten para edhe për nesër. Në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do ju bëni ballë edhe sfidave më të vështira.

Akrepi

Ditët e para te kësaj jave do jenë të qeta për ju të dashuruarit, por nga e enjtja e më tej emocionet do shtohen furishëm. Të ardhurat do jenë të shkëlqyera falë ndikimit pozitiv të Merkurit. Do mund të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë Marsi do ju shtyjë te mblidhni forcat dhe të realizoni edhe një projekt gjigand që dikur ju është dukur i pamundur.

Shigjetari

Nën ndikimin pozitiv të planetëve jeta juaj në çift do jetë disi më e mirë këtë jave. Pas te enjtes gjërat kanë për të ecur më mirë nga sa e kishit menduar. Buxheti do ketë disa përmirësime, por nëse nuk kujdeseni për shpenzimet situata shumë shpejt mund të përkeqësohet. Në punë duhet të luftoni akoma më fort për të arritur atje ku dëshironi.

Bricjapi

Kjo javë do jetë shumë më ndryshe nga më pare për ju që jeni në një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Financat do jene akoma më të begata falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti për fat te keq nuk do jetë i mirë. Do keni dhimbje grykësh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Në pune do jeni ekip i fortë dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë që keni arritur.

Ujori

Juve që jeni në një lidhje do i merrni gjërat me seriozisht gjatë kësaj jave dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente te këndshme. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirë menduar. Shëndeti mund të kenë disa probleme te vogla ditët e para. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.

Peshqit

Ka rrezik që marrëdhënia juaj me partnerin të pësojë tronditje gjatë kësaj jave. Do keni debate serioze të cilat nuk do përfundojnë mirë. Buxheti do jetë i mirë dhe pa probleme, megjithatë sa herë të bëni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar dite pas dite. Ne punë do dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit.

 

Pas