-Jetë dhe Stil

Horoskopi javor 19-25 Gusht


               Publikuar në : 18:36 - 18/08/19 |
xhu lia

Dashi

Venusi i cili do të ndërrojë pozicion ditën e mërkurë ju ndihmon të ndiheni më të sigurt në marrëdhëniet tuaja. Sezoni i Virgjëreshës i cili nis të premten do ju frymëzojë më tepër sa i përket shëndetit si dhe të mirëqenies. Ndërkohë në fundjavë do të jeni të prirur të fokusoheni më tepër në detaje që kanë të bëjnë me suksesin tuaj.

Demi

Jeni të uritur për të shkëlqyer. Venusi,  i cili do të lëvizë të mërkurën do të tërheqë kreativitetin, bukurinë dhe më shumë romancë në jetën tuaj. Kur të nisë sezoni i Virgjëreshës të premten do ju lejojë të shprehni të gjithë kreativitetin tuaj. Fundjava do të jetë e fokusuar në planin romantik, kështu që planifikoni diçka artistike dhe të lumtur me personin e zemrës.

Binjakët

Shprehni ndjenjat tuaja kur Venusi të hyjë në shtëpinë tuaj, në familje dhe në sektorin emocional  të mërkurën. E premtja nis me sezonin e Virgjëreshës duke ju motivuar të fokusoheni më tepër tek familja. Ndërkohë sa i përket fundajvës do t’i dedikohet tërësisht dashurisë.

Gaforrja

Venusi do të hyjë në zonën tuaj të komunikimit duke ju ndihmuar të gjeni fjalët e duhura për të përdorur me partnerin tuaj. Nisja e sezonit të virgjëreshës të premten do ju bëjë të ndiheni më tepër kureshtarë dhe komunikues se asnjëherë më parë. Kjo fundjavë do të jetë tërësisht magjepsëse për ju.

Luani

Venusi do të hyjë në sektorin tuaj financiar duke ju sjellë para të vonuara nga ditëlindja juaj si dhe më tepër pavarësi ekonomike. Është kohë të nisni aksionin që të realizoni dëshirat që keni patur për ditëlindje. Këtë fundjavë dedikojuni tërësisht vetes tuaj pasi e meritoni plotësisht.

Virgjëresha

Venusi hyn në shenjën tuaj të mërkurën duke ju bërë të parezistueshëm kur vjen fjala tek romanca dhe karizma. Sezoni juaj nis të premten duke inkurajuar universin që t’iu realizojë çdo ëndërr dhe sidomos në fushën sentimentale.

Peshorja

Venusi do ju ndihmojë që të kaloni problemet që keni patur në romancën tuaj dhe ju sjellë ditë më të bukura. Merrni kohën tuaj për t’u qetësuar dhe qëndroni vetëm kur të nisë sezoni i Virgjëreshës të premten. Kjo fundjavë do ju ndihmojë të shëroheni nga një dashuri e shkuar.

Akrepi

Venusi do të hyjë në zonën tuaj të miqësisë të Mërkurën dhe ju do të shijoni këto ditë së bashku me miqtë tuaj. Pasi keni punuar shumë këtë periudhë është momenti i duhur për t’u argëtuar dhe ndjerë mirë. Do ishte mirë që këtë fundjavë të qëndronit të miqtë më të ngushtë.

Shigjetari

Venusi është tërësisht i përfshirë në sektorin tuaj të karrierës, duke ju ndihmuar në çështje sociale si dhe në punë duke ju garantuar sukses. Me nisjen e sezonit të Virgjëreshës të premten ju do të përfundoni disa detaje lidhur me komunikimin. Nëse ju duhet të punoni edhe në fundjavë, bëjeni diçka të tillë pasi do të jetë produktive.

Bricjapi

Venusi ju ndihmon të eksploroni horizonte të reja, të cilat nuk i kishit hasur më parë. Me sezonin e Virgjëreshës do të nisni të angazhoheni në projekte të ndryshme dhe gjithashtu do të vizitoni vende ku nuk keni qenë asnjëherë. Ju pret një fundjavë plot aventura.

Ujori

Venusi ndodhet pikërisht në aspektin tuaj më sensual, duke ju dhënë kiminë e nevojshme për momente pasiononte me partnerin. Lidhja juaj nuk do të ketë problemet të cilat i keni kaluar me parë. Planifikoni një fundjavë plot pasion vetëm me partnerin tuaj dhe shijojeni sa më shumë.

Peshqit

Venusi është i gjithi i përqendruar në jetën tuaj sentimentale duke ju sjellë çaste të bukurave partnerin. Mos u frikësoni, vetëm dashuroni. Fundjava do të jetë romantike dhe plot momente magjike./Opinion.al/

 

Pas