Dashi
Mundësi të reja për të lindurit në shenjën e Dashit gjatë muajit tetor, në sferën profesionale. Projektet që deri tani kishin mbetur në vendnumëro do të gjejnë zbatim dhe do t’i keni shumë më të qarta idetë për të ardhmen. Në fakt, që prej nëntorit do të nisë një periudhë shumë e rëndësishme gjashtëmujore. Gjendja financiare paraqitet ende disi e brishtë, por me një përmirësim të ndjeshëm në raport me muajt pararendës.
Rreth datës 15 tetor mund të konkretizohet një projekt pune. Do t’ju paraqiten raste që duhet të dini t’i shfrytëzoni, telefonata apo kritika pozitive që ju prekin nga afër.
Në aspektin sentimental, ka ardhur koha që t’ju rikthehet dëshira për të dashuruar dhe të gjeni pak stabilitet. Keni ende disa konflikte të hapura me persona të së shkuarës, ndaj ju këshilloj që të tregoni kujdes rreth datave 2 dhe 3 tetor.
Ndryshimet e mirëfillta do të nisin prej nëntorit, por disa lajme të mira do t’i merrni më herët, sidomos për ata që kanë qenë vetëm për një periudhë të gjatë. Shpeshherë, gjërat vijnë kur nuk i presim, ndaj mund t’ju zërë në befasi ndonjë tërheqje fizike apo ndjenjë e fortë karshi dikujt. Historitë e qëndrueshme të dashurisë do të forcohen edhe më tepër. Pas shumë kohësh, ju duket sikur keni rilindur.
Shpresat e reja për të ardhmen ndikojnë pozitivisht në aspektin tuaj mendor dhe shpirtëror. Tensioni dhe ankthi që keni ndier së fundmi do të largohen pak nga pak. Lodhja fizike e mendore do të jetë ende e ndjeshme, por do ta përballoni me optimizëm, sidomos pas datës 23 tetor.
Demi
Për të lindurit në shenjën tuaj është duke nisur një periudhë rimëkëmbjeje, që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tuaj. Siç e keni parë deri tani, ky vit ka sjellë mundësi të shumta, por jo stabilitet. Keni qenë gjithmonë në kërkim të risive, ndaj keni hasur kontradikta të shpeshta dhe keni ndryshuar disa aspekte të rëndësishme në punë. Gjatë tetorit do të shtroni bazat e një faze tejet pozitive, që do të marrë formë të plotë prej nëntorit.
Dikush prej jush mund të ndërmarrë ndonjë projekt të volitshëm që do të vihet në zbatim mes nëntorit dhe dhjetorit. Gjithsesi, ju këshilloj të ruani qetësinë dhe të tregoheni të vëmendshëm në firmosjen e kontratave apo marrëveshjeve pas datës 10 tetor.
Në aspektin e ndjenjave, situata nuk është ende fort pozitive.
Edhe çiftet më jetëgjata, kanë pasur debate të forta gjatë muajve të kaluar. Nëse keni arritur të ndani përgjegjësitë e gjithsecilit në çift, gjendja do të fillojë të stabilizohet. Nëse ndonjëri prej jush ka kaluar ndonjë krizë të fortë në çift, gjatë tetorit mund të ndiejë lodhje nervore të theksuar.
Megjithatë, tani duhet të tregoheni më të arsyeshëm dhe të shqyrtoni mundësitë pozitive të së ardhmes. Nëse keni në plan të nisni një fëmijë, të gjeni një shtëpi të re, tetori nuk paraqitet muaj fort i favorshëm, sidomos në periudhën 11-18 tetor.
Java e parë e tetorit paraqitet e vështirë edhe në aspektin fizik e mendor.
Është e nevojshme të merrni energji të reja, por pak njerëz ju mbështesin në këtë periudhë të vështirë. Keni përgjegjësi të shumta mbi supe, për pasojë tension, ankth e lodhje, sidomos rreth datave 17, 18 dhe 25.
Binjakët
Planeti Mars vazhdon t’ju shtyjë të ndërmerrni hapa, por prej tetorit deri në dhjetor do të jetë më mirë të ecni me frena dore. Do t’ju paraqiten probleme ligjore me institucione shtetërore apo financiare, për shkak të detyrimeve që mund të keni lënë pa shlyer.
Duke qenë se mund të ndodhin ndryshime të papritura në aspektin profesional, mos e lëshoni dorën me paratë. Shitblerjet nuk paraqiten të volitshme. Kini kujdes me raportet me kolegët e bashkëpunëtorët që nuk ndajnë të njëjtat ide me ju. Do t’ia dilni mbanë, por situata do të jetë tejet e tensionuar.
Tre muajt e kaluar kanë vënë në provë të gjitha marrëdhëniet sentimentale.
Prej disa kohësh, dikush prej jush, mbase pa dashje, po çon problemet e punës në shtëpi e familje. Nëse partneri është mirëkuptues, situata do të jetë më e qetë, në të kundërt mund të ndodhin mosmarrëveshje të mëdha. Duhet të ruani qetësinë. Çiftet që duhen dhe janë bashkë prej shumë kohësh nuk do të hasin probleme të qenësishme, përveç ndonjë pamundësie financiare. Tetori do të sjellë emocione të njëanshme për ata që po kërkojnë një dashuri të re.
Nëse raporti nuk përmirësohet në tetor, në nëntor mund të përkeqësohet me ritme shumë të shpejta.
Fizikisht, duhet të bëni kujdes me kockat, se mund të shfaqet përsëri ndonjë sëmundje kronike. Uleni disi ritmin e punës dhe përkushtojuni familjes, që të shmangni ulje-ngritjet psikologjike.
Gaforrja
Jupiteri dhe Venusi janë në pozicion të shkëlqyer. Tetori është muaji ideal për të caktuar pikësynime të reja profesionale apo për të ndrequr problemet e kohëve të fundit. Edhe pse me vështirësi e tensione, do t’ia dilni mbanë. Nëse do të ndërroni shtëpi apo vend pune, gjatë tetorit do të përcaktoni piketat e veprimit. Do të përpiqeni të bëni ndryshime për mirë në sferën profesionale, që do të rrisin reputacionin tuaj. Edhe nëse punoni prej kohësh në një vend pune, mbase do të bëni disa telefonata apo do të hidhni një sy gjetiu. Java 2-8 tetor do të jetë tejet interesante për të bërë propozime fitimprurëse.
Ju këshilloj të bëni kujdes të veçantë nga data 23-31 tetor, periudhë që kulmon më datë 29, pasi mund të hasni pengesa apo mosmarrëveshje.
Gjendja emocioniale paraqitet mjaft pozitive, ka ardhur koha të përcaktoni një pikë referimi në jetën tuaj. Nëse njiheni me persona të rinj, nuk duhet të mendoni menjëherë për raportet afatgjata, por të jetoni momentin në mënyrë të çlirët dhe pasionale.
Nëse gjendeni në dy histori paralele, duhet të merrni një vendim sa më parë, sepse të lindurit në shenjën tuaj karakterizohen nga luhatjet e humorit. Ata që janë ndarë vitin e kaluar janë në kërkim të zgjidhjeve të ndryshme. Nuk ju pëlqen më të jetoni ditë pas dite, po kërkoni një raport të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm.
Disa planetë janë në pozicion të favorshëm me shenjën tuaj.
Në aspektin fizik kjo nënkupton forcë më të madhe. Kujdes me sforcimet në datat 8, 9 dhe 15 tetor. Pjesa tjetër e muajit nuk paraqet ndonjë vështirësi apo pamundësi fizike apo mendore. Fundjavave të tetorit përpiquni të organizoni udhëtime të shkurtra, vizita nëpër muze, në mënyrë që të përftoni stimuj të rinj.
Luani
Gjatë këtij muaji impenjimet në punë mund t’ju rëndojnë pak më tepër. Sigurisht që secili ka një aspekt të caktuar personal. Nëse jeni në poste drejtuese, do të rishikoni marrëdhëniet me ndonjë bashkëpunëtor jo fort të qetë. Rezultatet nuk do të jenë të shkëlqyera, por prej nëntorit fati kthehet pro jush. Keni ende disa pengesa për të kapërcyer, por do t’ia dilni mbanë, si Luanë të vërtetë. Do të jetë një periudhë me angazhime të shumta, por jo fort frytdhënëse për projektet e reja.
Të ardhurat nuk paraqiten pozitive gjatë tetorit, as marrëdhëniet me njerëzit e as udhëtimet larg ambientit tuaj të zakonshëm. Përpiquni të mbani veten në kontroll, që të mos i lini shkas një agresiviteti verbal, rreth datës 10 tetor.
Një hap para, një hap mbrapa. Kështu shkon marrëdhënia juaj në çift. Nëse jeni prej kohësh në krizë, gjatë tetorit mund t’i thoni “lamtumirë” njëri-tjetrit. Ndërkohë që çiftet që kanë vetëm mosmarrëveshje të vogla, mund t’ia dalin mbanë.
Tetori nuk është muaj i favorshëm në aspektin sentimental dhe mund të dalin sërish në dritë disa debate të lëna pezull. Nëse dikush ju ka prerë në besë, nuk do të keni mëshirë rreth datës 18 apo në fund të muajit, do t’ia thoni troç mendimin që keni për të.
Edhe raportet familjare apo me fëmijët do të jenë të tensionuara dhe duhen trajtuar me kujdes të madh. Ata që janë në kërkim të një dashurie të re, mund të krijojnë njohje emocionuese, por jo vendimtare për të ardhmen.
Në pritje të nëntorit, një muaj që do t’ju rimëkëmbë, tetori do të karakterizohet nga shqetësime të vogla fizike e mendore,
në bazë të të cilave qëndron stresi. Ditët rreth datës 18 do të jenë ato më delikatet. Ndiqni me përpikëri kurat e rekomanduara nga mjeku. Shpeshherë e harroni që jeni edhe ju prej mishi e gjaku, si gjithë njerëzit e tjerë.
Virgjëresha
Me Venusin në pozicion të favorshëm dhe Uranin me ndikim pozitiv vështirë se do të ndaleni. Me gjasë, në ndërmarrjen ku punoni do të ketë ndonjë ristrukturim, por ju jo vetëm që do të ruani pozicionin aktual, por mund t’ju duhet të kryeni edhe funksionet e dikujt që nuk është më. Profesionistët e lirë do të kenë para syve mundësi të reja. Lajme të mira rreth datave 15-16 tetor. Gratë e reja në karrierë mund të gjenden në qendër të vëmendjes, ndërsa burrat duhet të jenë më të organizuar. Shkresat, kontratat, provimet, marrëveshjet tregtare ndikohen në mënyrë pozitive nga Mërkuri, sidomos rreth datës 29, kur ai bashkëvepron në mënyrë të shkëlqyer me Hënën. Edhe datat 30 dhe 31 paraqiten tejet të suksesshme.
Në aspektin sentimental, do të dalë sërish në skenë dashuria, pastaj secili prej jush do ta vendosë vetë si ta jetojë atë, në formë aventure, martese apo bashkëjetese. Ndjenjat janë forcuar që prek korrikut të këtij viti. Nëse keni pasur ndonjë problem, duhet ta zgjidhni, duke pranuar gabimin. Autokritika është tejet e rëndësishme në këtë periudhë. Falë ndryshimeve pozitive në dashuri, do të ndieni një qetësi shpirtërore, që do t’ju mundësojë t’i kuptoni deri në fund dëshirat tuaja.
Do të rikthehen sërish idetë për ndonjë udhëtim apo shpërngulje. Po ashtu, do të kuptoni se ju duhen marrëdhënie më konstruktive, sidomos nëse dikush ju ka shpërqendruar për muaj me radhë. Përvoja të vyera ju presin në krah të njerëzve që ju duan vërtet. Takime të këndshme në harkun kohor 24-29 tetor.
Ky vit është tejet i rëndësishëm dhe nuk duhet çuar dëm. Buzëqeshja na vjen gjithmonë në ndihmë në jetë. Prej disa kohësh, ju buzëqeshni më shpesh, ndiheni të dashuruar dhe të fortë. Kjo ndikon në një rimëkëmbje të brendshme. Edhe trajtimet estetike do të japin rezultatet e synuara. Kujdes me problemet e sistemit tretës, fundjava mes 20-21 tetorit do të jetë më delikate.
Peshorja
Lajme të mira do të vijnë për të lindurit në shenjën tuaj, pasi muajin e ardhshëm do të nise një kalim i Jupiterit në shenjë, që do të zhbllokojë disi situatën financiare. Mund të shtohen të ardhurat, ose mund të bëhet realitet një telefonatë punë që e prisnit prej muajsh. Nëse jeni në një ortakëri, do t’ju duhet t’i ndani idetë me dikë tjetër, uroj të keni në krah personin e duhur. Të shtunën, më 20 tetor, do të keni fitime të majme, nëse merreni me aktivitet tregtar.
Të rinjtë që kanë ndryshuar vend pune apo shkollë ndihen më të kënaqur. Atyre që lëvizin nga vendi dhe janë në kërkim mund t’u paraqitet një mundësi e re, ndoshta jo e shkëlqyer, por që ju mundëson të çoni rrogën në shtëpi. Kujdes me detyrimet tatimore!
Situata sentimentale paraqitet më e qetë.
Nëse i keni dhënë fund një historie dashurie gjatë muajve të fundit, jeni gati për të nisur një të re. Pozicionimi i planetëve gjatë tetorit premton një muaj pasional. Kalimi në shenjë i Uranit që prej muajit maj duket se i ka shtuar kërkesat tuaja edhe në aspektin seksual. Tanimë nuk jeni të gatshëm të lejoni që partneri/ja të mos ndizet nga epshi, kur është me ju. Dashuria dhe mirëkuptimi e shtojnë dozën e erosit.
Martesat kanë kaluar kriza të shumta, por nëse kanë mbetur ende në këmbë, do të thotë se kanë themele të forta. Rifitoni kohën e humbur, bëni plane për të lindur një fëmijë, apo për të ndërruar shtëpi.
Akrepi
Marsi me ndikim negativ, në bashkëpunim me Uranin, për fat të keq, po ju hapin probleme dhe po ju shtyjnë të ndiheni sikur jeni në një udhë pa krye. Në të vërtetë, gjërat bazë nuk vihen në diskutim, sepse Jupiteri mbron idetë tuaja, kurse Saturni vendin e punës.
Megjithatë, gjendeni në mes të debateve të vazhdueshme, nuk gjeni qetësi. Mendoni shpesh se ju duhet një ndryshim rrënjësor, pasi ndodheni në ambient të papërshtatshëm. Shpesh ju kaplon dembelizmi e mërzia dhe mbeteni në vendnumëro.
Për fat të mirë, pas datës 23 tetor Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të ketë ndikim pozitiv, mbase do t’ju bëjë realitet një ëndërr me ndihmën e Neptunit. Bëjini mirë llogaritë me paratë që keni në dispozicion. Më datë 18 mund të merrni pjesë në ndonjë mbledhje ku do të parashtrohen direktivat për të drejtuar një kompani.
Tetori paraqitet më frytdhënës në fushën e ndjenjave, kur Venusi kalon në shenjë.
Çiftet që janë ndarë, por që kanë ruajtur marrëdhënie miqësore, mund të bashkohen përsëri.
Nëse jeni vetëm prej kohësh, ka ardhur momenti të nisni një marrëdhënie të re, edhe pse të lindurit në shenjën tuaj kanë frikë nga ndryshimet dhe nga ciklet e reja të jetës. Nëse keni në plan të krijoni familje, mund të merrni lajme të mira gjatë tetorit.
Fundjavë interesante është ajo mes 20 dhe 21 tetorit, kur do të krijoni njohje të reja.
Marsi në pozicion jo të favorshëm ju ka vënë në provë që prej majit. Duhet të përballeni me tension dhe stres të madh, apo me ndonjë problem shëndetësor që e kishit kaluar disa vite më parë. Çdo gjë është e kapërcyeshme, do t’ju sugjeroja t’i kushtonit kohë arteve të bukura.
Shigjetari
Marsi vazhdoj ta forcojë më tej përkushtimin tuaj. Brenda pak muajsh, edhe atyre që punojnë në mënyrë të pavarur do t’u paraqiten mundësi të shkëlqyera, sidomos rreth datës 12 tetor. Shfrenojeni fantazinë! Tek e fundit, kjo është arma më e fortë që keni. Pas disa javësh, Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe për shumë prej jush pikërisht këtu do të nisë viti astrologjik i krijimtarisë së pasur, ekuilibrit dhe stabilitetit.
Ata që merren me tregti do të mbyllin ndonjë shitblerje të frytshme, apo do të shpërngulen diku gjetkë. Kur planetët ju vijnë në ndihmë, asgjë nuk bëhet pengesë në bisedimet mes palëve. Nëse keni ndonjë problem ligjor, do të gjeni zgjidhje brenda pak kohësh.
Nëse dashuroni dikë prej vitesh, por nuk jeni martuar ende, në këtë periudhë do ta mendoni seriozisht këtë mundësi. Dëshira për të krijuar marrëdhënie solide dhe stabilitet në jetën tuaj shtohet dita-ditës. Do t’i përjetoni situatat në mënyrë tejet të vrullshme, sidomos në dashuri.
Nëse jeni vetëm prej kohësh, mund të takoni një person mjaft të veçantë. Luani vendit, mos prisni që dashuria t’ju vijë në shtëpi! Nëse tashmë ka lindur një histori e bukur dashurie, do të përsoset më tej. Nëse jeni ndarë rishtas, do të gjeni një pikë të re referimi. Te çiftet me baza të forta do të zgjohet dëshira për të provuar ndjesi të reja dhe për të ndenjur sa më gjatë bashkë. Problemet me fëmijët do të marrin zgjidhje.
Shëndeti është në përmirësim, edhe për ata që mund t’i jenë nënshtruar ndonjë operacioni apo kanë pasur ndonjë problem shëndetësor gjatë dy viteve të fundit. Ju rikujtoj se pika juaj e dobët janë këmbët. Për arsye të shumta, ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm. Ditët rreth datës 22 tetor janë të favorshme për të nisur dieta apo trajtime estetike.
Bricjapi
Gjatë tre muajve të fundit kanë marrë udhë disa projekte dhe tanimë mund të konkretizohet e miratohet një ide juaja. Venusi ka ndikim pozitiv, ndërkohë që Saturni është akoma në shenjë. Për rrjedhojë, të gjitha nismat do të shpërblehen. Vijon një përmirësim i ngadaltë, por i sigurt i tablosë së përgjithshme, që do t’ju sjellë fitime më të mëdha.
Nëse aktivitetet menaxhohen si duhen, do t’ju çojnë drejt suksesit, mjafton të mos u kushtoni shumë rëndësi kritikave të ziliqarëve. Ata që kanë për të mbyllur ndonjë marrëveshje apo merren me tregti i presin ditë tejet frytdhënëse, përkatësisht 10, 11, 15, 16, 25 dhe 26 tetori. Kontrata të reja shfaqen në horizont. Për dikë prej jush mbase ka ardhur koha të shkoje te ndonjë avokat apo noter.
Planetët ndikojnë pozitivisht në sferën afektive. Tensionet në lidhjet e dashurisë do të zbuten pak nga pak. Me ndihmën e Venusit, disa prej jush do të zgjidhin problemet ligjore me ish-partnerin/en. Do t’ju piqen kushtet për t’u martuar apo për të nisur bashkëjetesën. Ditët e mesit të muajit paraqiten tejet pasionale. Shenja juaj është nga më të favorizuarat në këtë periudhë. Çiftet solide do ta forcojnë më tej marrëdhënien. Lini mënjanë krenarinë, sepse keni nevojë të dashuroni dhe t’ju dashurojnë.
Edhe nëse keni dalë nga një histori e ndërlikuar në të shkuarën, këtë muaj do të ndiheni më mirë. Mundësitë që do të shpalosen para jush do të jenë të pakufishme, mjafton të dini t’i shfrytëzoni ato. Pozicioni i planetëve ju vjen në ndihmë të ndiheni më në formë dhe më të fortë.
Është periudha e përshtatshme për të kuruar dhimbjet e shpinës. Kujdes me qëndrimin! Po ashtu ju këshilloj të bëni një kontroll të përgjithshëm mjekësor. Përpiquni të gjeni ekuilibrin shpirtëror dhe të shmangni konfliktet me të tjerët
Ujori
Ankthi që keni përjetuar kohët e fundit do t’ia lërë vendin nismave të reja. Edhe pse keni nisur prej pak javësh një projekt të ri, nuk përjashtohet mundësia që të arrini një sukses të madh personal. Prej nëntorit, situata do të kthehet tërësisht në favorin tuaj. Nëse keni marrë përsipër përgjegjësi apo detyrime, tanimë do t’ju duken më të lehta. Tetori do të hedhë bazat, kurse nëntori do të sjellë zgjidhje dhe ndryshime që i prisnit prej kohësh.
Pikë vendimtare është aspekti ekonomik, pasi shpeshherë merrni hov dhe nuk i kushtoni rëndësi llogarive. Kujdes me shpenzimet apo me detyrimet e prapambetura rreth datave 10 dhe 11 tetor. Tregohuni të matur në raportet me të tjerët, sidomos me bashkëpunëtorë apo eprorë, pasi më datë 18 mund të lindë ndonjë debat. Duhet të ndryshoni menjëherë planin e veprimit.
Në dashuri ka diçka që nuk shkon. Çiftet që janë bashkë prej kohësh dhe që duhen po kalojnë një periudhë izolimi, si pasojë e angazhimeve profesionale të njërit prej partnerëve. Tradhtitë duhet t’i shmangni me çdo kusht, pasi në muajin tetor rrezikoni të dilni zbuluar. Planetët ushtrojnë aq shumë trysni, sa do të gjeni forcë të thoni fjalë që nuk mendonit se do t’i nxirrnit ndonjëherë nga goja. Nëse vendosni të ndaheni, sqarohuni deri në fund për çdo gjë. Tetori do t’i vërë në provë çiftet, por po ia dolët mbanë, marrëdhënia juaj do të forcohet edhe më tepër.
Disa ditë të muajit paraqiten me doza të larta nervozizmi. Kujdes në datat 11, 18 dhe 25. Prisni edhe pak javë, sepse, që prej muajit të ardhëm, Jupiteri do të nisë një kalim interesant dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni ndonjë problem fizik, duke ju bërë të ndiheni plot me energji. Filloni një kurs gjimnastike, kërcimi apo çfarë t’ju pëlqejë, mjafton të përmirësoni gjendjen fizike.
Peshqit
Mos nënvlerësoni propozimet që do t’ju vijnë në këtë periudhë. Nëse keni pranuar një vend pune, do të arrini një sukses, sidomos rreth datës 10. Shitblerjet paraqiten mjaft frytdhënëse gjatë tetorit. Prej muajit nëntor, Saturni mbetet përsëri në pozicion të favorshëm, por Jupiteri nuk do të ketë më ndikim. Kjo do të thotë se mundësitë më të mira ju i keni pasur deri tani dhe uroj t’i keni shfrytëzuar si duhet.
Nëse merreni me tregti, punoni me kohë të pjesshme apo paguheni me tarifë ditore, do të keni fitime të kënaqshme në harkun kohor 10-29 tetor. Edhe ju vetë duhet të viheni në lëvizje. Nëse keni ndonjë kërkesë për të dërguar diku, kryejeni në datat
10-11 tetor, në paraditen e datës 12, ose në datat 29 dhe 30 të muajit. Tanimë do të vilni frytet e mundit disamujor.
Dashuria kthehet përsëri në rol protagonist. Yjet favorizojnë martesat, bashkëjetesat, vendimet e përbashkëta. Nëse jeni vetëm, do t’ju krijohet ndjesia sikur tashmë jeni në vendin e duhur dhe në kushtet e përshtatshme për të marrë angazhime.
Nëse mund t’i lejoni vetes pushime edhe në këtë periudhë të vitit, shfrytëzojeni mundësinë. Nëse nuk e keni gjetur ende dashurinë, bëni një analizë të ndërgjegjes. Mbase keni hesape të pambyllura me të shkuarën, ose keni frikë nga risitë. Fundi i muajit paraqitet mjaft ndjellës dhe në datat 29 dhe 30 do t’ju zgjohen sërish emocionet.
Gjatë tetorit do të jeni plot energji. Disa probleme të vogla do t’i hasni vetëm në fundjavën e parë të muajit. Nëse do të nisni ndonjë terapi, do të dalë me sukses. Përmirësime të ndjeshme në horizont në aspektin shpirtëror, por kujdes se nëntori do të sjellë një rënie të energjive. Ndaj, mos u sforconi tani dhe mos i krijoni vetes premisa për probleme shëndetësore në të ardhmen.