Edhe këtë javë shenjat do të vazhdojnë të ndikohen nga eklipsi si dhe Venusi në Gaforre që veç dashurisë do të zbulojë edhe disa sekrete. Në parashikimin e javës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Krisanthi Kallojeri shprehet se një vëmendje të madhe do ta marrin bashkëpunimet dhe financat. Fundjava do të jetë një nga periudhat më të favorshme për shenjat, sidomos në aspektin dashuror.
Dashi – Jupiteri ju lë lamtumirën, të lindurit në tre ditët e fundit mund të vazhdojnë të përfitojnë edhe këtë javë përpara se të kalojë tek shenja e Demit. Këtë javë duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në sferën financiare, të jeni parashikues pasi rreth datës 9 mund të dalin fitime të papritura, por edhe shpenzime më shumë ose detyrime të papërfunduara që do të dalin në sipërfaqe. Nëse dëshironi të përmriësoni kushtet e jetesës, kjo është më e realizueshme në datat 11-14 ndërsa për ata që duan të përfundojnë një shitje ose blerje duhet ta lënë pas datës 16. Kjo javë premton zgjidhje të një çështjeje familjare, ndihmë dhe mbështetje, një ambient më të ngrohtë familjar dhe takime ose bashkëpunime profesionale si dhe përforcimin e atyre ekzistuese.
Demi – Jeni ende nën ndikimin e eklipsit të datës 5 dhe disa ngjarje apo zhvillime të javës e kanë burimin prej tij. Shqetësimi juaj kryesor do të jenë bashkëpunimet, marrëdhëniet profesionale dhe çështjet që kanë të bëjnë me punën ose familjen, pra preken akset kryesore. Do të keni ndryshime. Rreth datës 9 do të keni takime për çështje pune, takime të papritura me njerëz që do të luajnë një rol ndërkohë që ju me sjelljen tuaj mos provokoni njerëzit që janë më lart se ju, nuk është momenti për kryengritje. Në fund të javës do të keni një udhëtim që i shërben planeve tuaja për të ardhmen, do të kaloni bukur me miq ose të dashurin dhe me këtë të fundit mund ta përforconi akoma më tepër marrëdhënien dhe të kalojë në një fazë më serioze.
Binjakët – Shpresoj mos të jeni zhgënjyer javën e kaluar dhe të mos jeni ekpozuar në punë ose jetën sociale me gabimet që mund të keni bërë. Vazhdoni edhe këtë javë të veproni në mënyrë më diskrete, mund të ndryshoni disa nga planet tuaja nëse shihni se nuk kanë ecur deri tani dhe nuk kanë dhënë rezultate, kujdesuni për shëndetin dhe mos u implikoni në prapaskena. Gjeni kohën të çlodheni por pa lënë pas dore punën tuaj, kërkohet një organizim i mirë i punës. Për ju që jeni lodhur dhe i keni treguar vlerat e vetes tuaj në punë, erdhi momenti të shpërbleheni në fushën profesionale me të ardhurat që do të merrni. Nga data 7 e këtij muaji dhe deri në fund do të keni mundësi të rrisni të ardhurat tuaja. Kujdes në 14-15 Maj sepse ekziston mundësia të dilni të humbur.
Gaforrja – Nga kjo javë fillon një periudhë akoma më pozitive pëër ju. Venusi kalon në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë deri në fund të muajit, do të ndrisni, do të shkëlqeni, do të shprehni ndjeshmërinë, ndjenjat tuaja që do të shoqërohen me kujdesin e mamasë sepse është tipike e Afërditës në Gaforre. Do të merrni atë që doni dhe në këtë drejtim do t’ju ndihmojë jeta juaj sociale, një aktivitet ose puna juaj kolektive. Këtë javë do t’ju preokupojnë takime me bashkëpunëtorët ose partnerët, biseda që kanë si qëllim sferën financiare pra një çështje të lidhur me të. Në fund të javës, do të keni përforcimin e çdo lloj marrëdhënieje, zhvillime pozitive në lidhje me ato që ju preokupojnë. Paralelisht mund të realizoni një udhëtim me partnerin dhe të afroheni me njëri-tjetrin. Disa mund të vendosin për një bashkëjetesë ose martesë.
Luani – Këtë javë, karriera dhe jeta juaj sociale janë në qendër të vëmendjes. Një takim, një bashkëpunim profesional do t’ju prekupojë rreth datës 9 Maj, bëni kujdes me vendimet dhe paralelisht mund të keni një ndarje në marrëdhëniet tuaja. Jeni të favorizuar, do vijoni të jeni edhe gjatë kësaj periudhe mjaft të jeni praktikë dhe të përpiktë në punën tuaja sepse mbresat që mund të lini mund të krijojnë thashetheme prapa shpinës tuaj ose gjatë kësaj periudhe mund të keni disa projekte që bëhen për punën tuaj për të cilat nuk keni dijeni dhe mund t’i merrni vesh më vonë. Një mbështetje ose ndihmë ekonomike vjen këtë javë. Sfera financiare do të funksionojë akoma më mirë pas datës 16 Maj. Ata që kanë biznesin e tyre duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm në sferën financiare.
Virgjëresha – Zhvillime pozitive premton kjo javë, pavarësisht disa pengesave që mund të hasni. Do të keni ndryshime në planet tuaja që kanë të bëjnë me studimet ose të ardhmen që mund t’i realizoni rreth datës 9. Disa nga ju do të bëjnë një udhëtim që mund t’ju lërë mbresa ose të jetë për një çështje pune. Mund të keni mbështetje për një çështje ligjore ose një realizim që doni të bëni për të ikur jashtë shtetit dhe kjo prapë në datën 9. Sa i përket datës 13, mund të përforconi ose të rregulloni marrëdhënien tuaj të tronditur, pranoni ftesat që do të keni rreth asaj date sepse mund të njihni dikë dhe të krijoni një lidhje me perspektivë.
Peshorja – Gjatë kësaj jave e deri në fund të muajit puna, karriera dhe jeta juaj sociale favorizohen dhe me lehtësi mund të realizoni çfarë dëshironi. Disa mund të realizojnë një bashkëpunim ose të gjejnë një punë më stabël dhe t’ju pëlqejnë edhe të ardhurat prej saj. Do të keni zhvillime në fushën financiare, për disa do të jenë ndihmë, fitim ku nuk e prisnit, një dhuratë dhe për të tjerë një shpenzim ose detyrim që mund të dalë papritur. Nga kjo javë duhet të përfitoni në akset kryesore të jetës veçanërisht të lindurit në 4 ditët e fundit të shenjës.
Akrepi – Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju, jeni akoma nën ndikimin e eklipsit të datës 5 dhe do të keni zhvillime në akset kryesore të jetës. Tema kryesore e periudhës janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe shumë nga ju do të hyjnë në një cikël të ri përmes tyre. Në datën 9 do të keni takime të papritura, një krizë ose një çarje në marrëdhëniet ekzistuese dhe nga kjo javë, ju do të keni mundësi të afroheni me partnerin, bashkëpunëtorët, të rregulloni e përforconi marrëdhëniet tuaja. Një ditë e mirë për ta bërë këtë është data 13 Maj. Përmes një udhëtimi në datat 13-15 do të kaloni bukur dhe do të afroheni me njëri-tjetrin. Kujdes me investimet që do të bëni në këtë periudhë.
Shigjetari – Vazhdon të jetë i favorizuar edhe këtë javë, do të marrin dhruatat e Jupiterit të lindurit në 4 ditët e fundit të shenjës. Jini të kujdeshëm në lëvizjet e mëdha financiare që doni të bëni. Nga ana tjetër, këtë javë dhe periudhë ju prekoupon përditshmëria. Rreth datës 9 mund të dilni jashtë programit, të keni mbingarkesë, mos të arrini të bëni gjithçka, të keni të papritura që do ju nxjerrin nga rutina e ditës por të keni edhe kontakte e biseda që mund t’ju realizojnë dëshirat profesionale e personale. Në fund të javës krijohen kushte rreth datës 13 që të zgjidhni një çështje familjare ose që ka të bëjë me shtëpinë. Nëse kjo kërkon para, do të keni mbështetjen dhe ndihmën e njerëzve për ta zgjidhur. Jini të vëmendshëm rreth datave 14-15 në vendimet që do të merrni në jetën tuaj.
Bricjapi – Një periudhë shumë pozitive për ju, plot gjëra të mira do t’ju sjellë. Do t’ju preokupojë puna dhe jeta personale dhe çfarëdo të bëni, keni mundësi të lulëzoni në të dyja. Rreth datës 9 mund të keni një takim të papritur me një person që do të nisë një lidhje afektive ose rikthimin e dikujt nga e kaluara që keni pasur një marrëdhënie. Mund të keni takime ku bisedat do të kenë një çështje financiare ose investim. Fundi i javës premton një bashkëpunim të fortë që do i shërbejë qëllimeve tuaja ose një marrëdhënieje siç e dëshironi.
Ujori – Jeni të preokupuar në çështjet që kanë të bëjnë me aksin punë-familje. Nuk përjashtohet mundësia të keni një ndryshim pune, shtëpie ose vendi. Rreth datës 9 do të keni takime me bashkëpunëtorë ose të bisedoni me partnerin për çështje që ju preokupojnë rreth datës 9. Disa do të jenë të zënë me çështje prone, shitje e blerje që duhet t’i realizoni pas datës 16. Në fund të javës premtohen përfitime financiare si rezultat i punës dhe përpjekjeve tuaja.
Peshqit – Përfitoni edhe këtë javë në sferën financiare, por paralelisht të jeni të kujdesshëm në vendimet që do të merrni ose lëvizjet që do të realizoni në këtë fushë. Java premton lëvizje, takime, udhëtime, kujdes me makinën nëse keni vendosur të udhëtoni dhe në disa raste mund të keni thjesht disa ndryshime në planet tuaja ditore. Gjithë kjo gjallëri e lëvizje në përditshmërinë tuaj shoqërohet me flirt e dashuri sepse Afërdita në Gaforre është shtëpia e pestë për ju dhe ju sjell fat, dashuri, krijimtari, para. Artistët kanë mundësi të krijojnë dhe të kenë një bashkëpunim të mirë me baza të forta ndaj në fund të javës përfitoni në këtë drejtim./tvklan.al