DASHI
Teksa viti po mbaron, do të kërkoni të shijoni në maksimum harenë e kësaj periudhe. Nëse i festoni Krishtlindjet, këtë vit hëna e re e 25 dhjetorit do t’ua mbushë shtëpinë me ngrohtësi dhe atmosferë familjare, me gatime dhe gëzim. Nëse ndonjëherë jeni ndjerë jo në sinkron me familjen tuaj, hëna e plotë do t’a bëjë këtë fundvit më të dashurin për ju dhe të afërmit tuaj. Edhe ata që u kanë kushtuar më shumë rëndësi pjestarëve të tjerë, do t’i kthejnë sytë nga ju.
Me një bashkëveprim mes Mërkurit dhe Jupiterit, duket se gjatë këtij viti keni pasur të paktën 1 koleg i cili ju ka mbështetur plot dashamirësi dhe sinqeritet. Hëna e re e plotë do të jetë në këndin e duhur me Neptunin, ndaj festa që do të bëni me njerëzit tuaj më të dashur do të jetë një përvojë shumë e bukur. Udhëtimet do të jenë pjesë e axhendës, pasi hëna e plotë e 11 dhjetorit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të udhëtimeve të largëta në 2 javët që e pasojnë. Marsi, planeti sundues i shenjës së Dashit, do të vihet përballë Uranit në 10 dhjetor. Nëse keni në plan të udhëtoni me makinë, bëjini një kontroll të përgjithshëm makinës suaj përpara se të niseni.
Më 24 dhjetor, kur Venus i hirshëm do të marrë një valë të artë nga Jupiteri bujar, mund të merrni një dhuratë të shtrenjtë ose një çek të madh; mund të jetë edhe një stoli shumë e kushtueshme. Venusi zbukuron çdo gjë që prek dhe në bashkëveprim me Jupiterin, Venusi fal shkëlqim. Këtë vit, 24 dhjetori do të jetë një ditë e shkëlqyeshme si ari ndërsa 25 dhjetori, një ditë që do t’jua ngrohë zemrën pranë njerëzve më të dashur.
Nata e ndërrimit të viteve do t’a shohë hënën t’i bashkohet Jupiterit në shenjën e Virgjëreshës, bashkëveprim ky që ndikon që të keni një Vit të Ri shumë argëtues pranë miqve. Në vend të një feste të zakonshme të Vitit të Ri, ju mund të bëni diçka krejt ndryshe këtë vit. Dashi është shumë guximtar dhe konkurrues, një shenjë që i pëlqejnë ambjentet e hapura, ndaj mund të prireni për një organizim në kamping për një mbrëmje në ajër të pastër, poshtë një qielli plot me yje. Pavarësisht sesi vendosni ta kurorëzoni Vitin e Ri, ju duhet të zgjidhni një mënyrë për t’a kthyer festën tuaj në një kujtim të paharrueshëm.
DEMI
Demi konsiderohet si një ndër shenjat më të afta në aspektin e menaxhimit të financave (së bashku me Akrepin dhe Bricjapin), ndaj nuk është habi që teksa viti 2015 shkon drejt fundit, ju do të bashkoheni me ekonomistin tuaj për të bërë disa lëvizje në moment të fundit, lidhur me taksat apo detyrimet e tjera për t’u paguar. Hëna e re e 11 dhjetorit do t’ju japë motivimin e duhur për të gjetur kohë për t’u përqëndruar tek pronat tuaja, pavarësisht se sa të zënë do të jeni.
Mund të ketë tensione me kolegët në datën 10 dhjetor, kur të gjithë do të bëhen ‘grindavecë’, por jo për një kohë të gjatë. Matini mirë fjalët tuaja, pasi kolegët dhe vartësit tuaj mund të jenë të brishtë dhe ndoshta, të lodhur. Do të jetë e thjeshtë për ta që t’i keqkuptojnë ato që mund t’i thoni, duke shkaktuar një moment dobësie tek ata.
Nëse keni një lidhje romantike jeni me fat, pasi planeti juaj sundues, Venusi i hirshëm do të zhvendoset drejt zonës së marrëdhënieve serioze, duke përhapur hare dhe duke e bërë dhjetorin periudhën më të adhurueshme që mund të kaloni së bashku.
Në të kaluarën Saturni ka sprovuar marrëdhënien tuaj – prej tetorit të 2012-ës deri në shtator të 2015-ës nëse ende jeni bashkë, do të thotë se jeni bërë për njëri-tjetrin, pasi keni përballuar stuhitë më të vështira së bashku.
Edhe Demat e vetmuar do të jenë me fat pasi, Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të zhvendoset drejt sektorit suaj të dashurisë deri në shtator të 2016-ës, duke ju sjellë takimin e shumëpritur me dashurinë e jetës suaj, më në fund (nëse nuk ka ndodhur në gusht të 2014-ës, hera e fundit kur Jupiteri e bëri këtë zhvendosje).
Do të ndjeni nevojën për t’u larguar menjëherë nga shtëpia, kështu që dorëzohuni dhe largohuni. Mund të shkoni të vizitoni ndonjë motër apo vëlla, , apo mund të merrni lajme të mira më 25 dhjetor për pjesëtarët e familjes të shpërndarë në vende të ndryshme.
Jupiteri do t’ju shtyjë që paratë t’i shpenzoni për një darkë të shijshme, kështu që llastojeni partnerin dhe lejojeni t’ju llastojë. Nëse nuk keni dikë të veçantë me të cilin t’a kaloni këtë mbrëmje, dilni me miqtë tuaj.
BINJAKET
Në anën tuaj ju tani keni Saturnin- planetin që na mëson të kemi ëndrra të mëdha dhe të bëjmë plane për të ardhmen- në shtëpinë tuaj të dashurisë, deri në datën 17 shtator 2016. Ju mund të fejoheni ose të martoheni këtë muaj duke qenë se hëna e rë e 11 dhjetorit do të veprojë si zana juaj për t’ju bërë çift. Nëse jeni të martuar, partneri juaj do të ketë plane për ju- të cilat nuk ua merr mendja dhe që do t’ju pëlqejnë shumë. Planeti i Venusit do të futet në sektorin tuaj të marrëdhënieve në 30 dhjetor, pikërisht në kohë për ta mbyllur vitin në krahët e personit që dashuroni.
Jupiteri, ai që ju jep fat dhe dhurata, do bëjë një tur special në sektorin e jetesës, duke ju dhënë besimin e duhur në vete që ju të ftoni miq në shtëpinë tuaj dhe të kujdeseni për ta. Marsi gjithashtu ndodhet në zonën tuaj të argëtimit dhe qejfit, prandaj këtë muaj mund edhe të organizoni një festë të madhe në shtëpinë tuaj.
E vetmja ditë kur duhet të keni shumë kujdes është 10 dhjetori. Në këtë ditë Marsi do i dërgojë një vibrim të fuqishëm Uranit duke bërë që njerëzit të nxehen shpesh. Nëse jeni në rrugë me makinë, bëni kujdes të mos i ndërprisni rrugën askujt sepse jo të gjithë janë të balancuar. Në 24 dhjetor, Venusi dhe Jupiteri do jenë në sinkronizim perfekt duke e bërë një ditë ideale për të ftuar miq.
Paratë do t’ju shtohen në llogari, kështu që ju mund të ndiheni të motivuar për të paguar faturat tuaja në mënyrë që ta mbyllni vitin pa borxhe. Lajmet për një shtatzëni do ju gëzojnë duke jua bërë edhe më të bukur këtë sezon festash. Mund të ndodhë që ju të jeni shtatzënë ose një e afërmja juaj, sidoqoftë do keni shumë për të pritur nga viti 2016. Familja juaj do të jetë burim lumturie për vitin që vjen dhe mbështetja juaj më e madhe.
GAFORRJA
Keni qenë të përqëndruar tek karriera gjatë shumicës së vitit 2015, por ndërsa festat e dhjetorit afrohen, fokusi juaj do të zhvendoset tek shtëpia dhe familja. Në fakt, nëse ju duhet të përfundoni projekte pune, aq e ngrohtë do të jetë atmosfera në shtëpinë tuaj saqë projektet mund t’i kryeni edhe në shtëpi, për të qenë më pranë të afërmve. 10 dhjetori do të jetë një ditë e vështirë në aspektin e punës. Sigurohuni mirë se e dini se çfarë kërkojnë klientët prej jush – mund t’a keni keqkuptuar dhe do t’ju duhej t’a ribëni projektin nga fillimi.
Mund të tundoheni për t’u bërë udhëheqës i këtyre projekteve, pasi ato do të jenë mjaft interesante dhe do t’i krijojnë hapërsirë krijimtarisë dhe imagjinatës tuaj. Do të keni mundësinë edhe për të ngritur statusin tuaj profesional duke treguar se ju mund të përballoni akoma më shumë sesa besonin të tjerët.
Duhet të jeni të kujdesshëm në fundjavën e 19-20 dhjetorit pasi do të ketë kushte të vështira për udhëtime apo të tjera probleme, kështu që këshillojuani anëtarëve të familjes apo të afërmve që të vijnë më shpejt ose pas kësaj date. Venusi do të qëndrojë edhe për rreth 1 muaj tjetër në sektorin tuaj të dashurisë, prej 4-30 dhjetorit, me ditën më të veçantë për të dashuruar, në datën 24 dhjetor, kur Venusi dhe Jupiteri do të marrin një shpërfaqje ndër më të bukurat.
Më 25 dhjetor, në shenjën tuaj do të mbërrijë hena e plotë, duke sjellë një vibrim ndjeshmërie prej Neptunit, oktava më e lartë e Venusit. Kjo do të thotë se Neptuni do t’a çojë dashurinë tuaj për partnerin në një nivel të ri, duke i bërë ndjenjat për njëri-tjetrin më të thella.
Nuk është e thënë që për t’ia kaluar shumë bukur në natën e Vitit të Ri, të shpenzoni shumë. Nëse keni fëmijë, kërkoni t;ua mbajnë të afërmit, në mënyrë që ju dhe partneri të qëndroni bashkë. Pas një darke romantike, dilni në dritare me partnerin dhe shikoni qiellin; ky Vit i Ri do të jetë i mbushur me fishekzjarre magjike për ju!
LUANI
Çfarë muaji i mrekullueshëm ju pret këtë dhjetor! Do të keni shumë opsione. Mund të gjeni një paketë udhëtimi dhe t’i drejtoheni aeroportit ose mund të qëndroni në shtëpi dhe të prisni ftesa të shumta festash që duket se janë të destinuara të vijnë në adresën tuaj me ardhjen e Hënës së Re më 11 Dhjetor.
Javët e ardhshme nuk do të jenë koha më e mirë për të nisur diçka të re- jo një projekt të ri, ndërmarrje digjitale, ose lidhje. Mërkuri në prapavijë nuk është gjithashtu një moment i mirë për të blerë pajisje elektronike apo gjëra shumë të shtrenjta, sepse ju nuk do t’i shijoni këto blerje. Me gjithë këto në mendje, synoni të përfundoni sipërmarrjet tuaja më jetësore nga 19 dhjetori- jo në një moment të mëvonshëm.
Dita juaj më e mirë do të jetë 24 dhjetori, kur Venusi dhe Jupiteri do të të bashkohen dhe do t’ju motivojnë për të organizuar një festë elegante, të ngrohtë dhe mikpritëse që do të jetë temë diskutimi te miqtë dhe familjarët për një kohë të gjatë. Pas kësaj, hëna e plotë do të qëllojë në shenjën e Gaforres më 25 dhjetor dhe do të ndezë sektorin tuaj më privat, shtëpinë tuaj të 12-të.
Venusi do të udhëtojë në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë nga 30 dhjetori deri më 23 janar, duke mbajtur lart humorin tuaj për disa javë. Ju mund të kaloni nga pjesmarrja në tubime me miqtë, në më shumë momente private me partnerin tuaj. Nëse nuk keni dikë të veçantë pranë, kini besim se viti i ri mund t’ju sjellë një takim romantik këtë muaj, duke qenë se Venusi do të mbetet në sektorin tuaj romantik për disa javë.
I dashur Luan, keni një ndër parashikimet më sociale dhe më romantike se gjithë shenjat e tjera, ndaj shijojeni muajin. Ju përket i gjithi ju.
VIRGJËRESHA
Që kur Saturni ka hyrë në shtëpinë tuaj të katërt të shtëpisë qershorin e kaluar, duket se ju jeni fokusuar në çështjet e jetesës ose në mbikqyrjen e kujdesit ndaj një të afërmi të moshuar që ka nevojë për ndihmën tuaj. Këtë muaj, ju do të jeni gati për të vepruar sipas një plani të ri duke qenë se Hëna e re e 11 dhjetorit do të stimulojë aktivitetin në këtë fushë për 10 ditët e mëpasshme.
Nëse keni nevojë të finalizoni planet për një kredi ose të rifinanconi një kredi që e keni, me shumë mundësi do të arrini një marrëveshje të kënaqshme pas datës 11 dhjetor. Ky do të jetë një lajm i mirë duke qenë se këtë çështje e keni pasur në mendje prej disa muajsh dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë që ju të sistemoheni.
Fushat tuaja të shoqërisë, shpresës dhe dëshirave do të ndriçohen në mënyrë të mrekullueshme duke siguruar një fundviti magjik. Duket se jeni të rrethuar me ngrohtësi nga miqtë dhe të gjitha ata që ju duan. Hëna e Plotë do të jetë në shenjën e Gaforres dke nxitur edhe afrimitetin me familjen. Mbërmja e ndërrimit të viteve do ta gjejë Hënën në shenjën e Virgjëreshës bashkangjitur me planetin e e lumturisë, Jupiterin. Këtë mbrëmje duhet të bëni plane për të festuar. Këto janë vibracione të rralla, ideale për të krijuar kujtime magjike teksa festoni ndërrimin e viteve.
PESHORJA
Muajin e fundit, Marsi, planeti i pasionit dhe kurajos hynë në shenjën e peshores dhe do të qëndrojë në shenjën tuaj deri më 3 janar. Kjo e bën dhjetorin një prej muajve më vitalë të 2015-ës, sepse ju tani do ta gjeni veten në sediljen e shoferit dhe me ngarkesën për të vendosur se në cilën mënyrë do të doni të drejtoni jetën tuaj në të ardhmen.
Tashmë mund të gjeni mënyra për të rinovuar pamjen tuaj dhe për të shkuar drejt një look-u sa ma joshës. Hëna e re e 11 dhjetorit mund të sjellë lajmin e një veprimi që është gati të marrë vëllai/motra juaj dhe për të cilin ju doni të dini të gjitha detajet. Sado e çuditshme që kjo mund të tingëllojë, ju keni gjasa të dëgjoni lajme emocionuese për karrierën tuaj brenda katër ditëve të hënës së plotë miqësore, 25 dhjetor.
Nëse keni nevojë të finalizoni planet për një kredi ose të rifinanconi një kredi që e keni, me shumë mundësi do të arrini një marrëveshje të kënaqshme pas datës 11 dhjetor. Ky do të jetë një lajm i mirë duke qenë se këtë çështje e keni pasur në mendje prej disa muajsh dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë që ju të sistemoheni.
Nëse keni një punë që e dashuroni, kjo hënë e plotë mund t’ju japë njohjen dhe me shumë mundësi promovimin që ju meritoni. Kjo është një pikë kyçe në 2015-ën për përparimin tuaj profesional, kështu që mbajini antenat tuaja lart.
Kur vjen puna për të bërë plane për mbrëmjen e Vitit të Ri, Peshorja sociale do t’i surprizojë të gjithë duke zgjedhur të qëndrojë në shtëpi për një natë të qetë e private në vigjilje të Vitit të Ri.
Porosisni ushqim jashtë, qetësohuni me një shishe shampanjë dhe vendosni lule dhe qirinj kudo në shtëpinë tuaj. Nëse jeni single, mos u shqetësoni, ftoni 1 ose 2 miqtë tuaj që janë në të njëjtën situatë me ju dhe sëbashku me to mëndoni komplotet për të gjetur dashurinë në vitin 2016. Ju keni një vit sensacional që vjen kur Jupiteri hyn në shenjën e Peshores në shtator të 2016-ës, për të qëndruar 13 muaj.
AKREPI
Venusi do të hyjë në shenjën e Akrepit për herë të parë në vitin 2015 në 4 dhjetor dhe është caktuar të qëndrojë aty deri më 30 dhjetor. Ky planet i hijeshisë dhe bukurisë do t’ju japë shkëlqim shtesë dhe Venusi do t’ju japë leje të plotë për tu kënaqur në blerjen e disa artikujve të rinj për garderobën tuaj. Konsultohuni gjithashtu me parukieren tuaj, për të parë sesi mund të krijoni një look të ri për pushimet e fundvitit.
Puna duket se do të jetë energjike, ndaj do të jetë e nevojshme të jeni në zyrë për t’u marrë me realizimin e projekteve. Ju mund të mendoni se jeni gati për një rritje dhe duket se do të kemi një mundësi të shkëlqyer këtë muaj për ta pasur atë, ndaj flisni pasi të mbërrijë hëna e re, më 11 dhjetor. Marsi luftëtar dhe Urani i paparashikueshëm do të kenë mosmarrëveshje më 10 dhjetor, ditën që bie pikërisht para hënës së re. Ky do të jetë një aspekt shumë i nxehtë dhe inflamator që mund të prodhojë një ditë potencialisht shpërthyese kur bashkëpunëtorët tuaj ose një vartës mund të ndjehet i çuditshëm dhe aspak në terezi. Në këtë ditë merrni kohë për veten tuaj.
Nga ana romantike, Venusi në Akrep (4-30 dhjetor) do të zbulojë sharmin tuaj dhe t’ju bëjë gati-gati të paharrueshme. Sundimtari juaj, Marsi, është duke ju dhënë dëshirën e madhe për të qëndruar në shtëpi dhe për të pasur pushime të qeta, por nëse jeni beqar, ju mund të ndjeni gjithsesi dëshirën për të dalë duke qenë se Venusi do t’ju ndihmojë në një mënyrë që nuk e keni parë prej një kohe të gjatë. Një prej mbrëmjeve më romantike do të jetë ajo e 24 dhjetorit. ju mund të merrni një ftesë nga miqtë tuaj për të qenë në një tubim festiv dhe nëse është kështu, pranojeni, sepse mbrëmja do të jetë e mahnitshme dhe luksoze. Hëna e plotë bie të nesërmen, 25 dhjetor, në shenjën e ujit- Gaforres, një shenjë zodiaku tërësisht në përputhje me tuajën.
Nëse do të jeni në shtëpi në 31 dhjetor, duket se një mik do të organizojë një festë, në të cilën do të keni dëshirë të jeni prezent. Kjo do të jetë një kontakt me sofistikimin që do të dëshironi të përjetoni. Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të mirëpritur 2016-ën!
SHIGJETARI
Është muaji i ditëlindjes suaj dhe planetet janë rreshtuar rreth jush për të mbështetur çdo dëshirë që keni. Kjo nuk është e zakonshme, kështu që mos e merrni mbështetjen e shkëlqyer që do të keni këtë muaj si të mirëqenie. Ju do të filloni t’i shihni gjërat të shkojnë në rrugën e duhur kur hëna e re të mbërrijë te Shigjetari në 11 dhjetor.
Nga ana romantike, ju do të keni mjaft hijeshi këtë muaj. Treguesi i parë i “kur je seksi, je seksi’ do të jetë gjatë fundjavës së 5-6 dhjetorit, kur Dielli dhe Marsi do të përgatisin surpriza që lidhen me çështjet e zemrës. Nëse jeni beqar dhe ftoheni në një festë, shkoni, sepse do të krijoni trazira dhe personi i duhur mund t’ju pikasë.
Venusi do të qëndrojë të Shigjetari deri më 23 janar, dëshmi se gjendja juaj e lumtur e festave do të vazhdojë edhe në muajin e ardhshëm. Dita kur duhet të shmangni skenat shoqërore, edhe nëse jeni beqar apo në një lidhje të shkurtër, do të jetë 10 dhjetori.
Marsi luftëtar do të përballet me Uranin e paparashikueshëm në 180 gradë dhe asgjë s’do të shkojë mirë apo pa probleme. Në fakt, ju mund të shokoheni për atë që do të dëgjoni në këtë ditë. Fundjava e 19-20 dhjetorit është një tjetër moment kur duhet të jeni të kujdesshëm në çështjet e dashurisë.
Hëna e plotë e 25 dhjetorit do të vërë theksin te paratë. Ju mund të jepni një shumë bujare parash ose një dhuratë të vlefshme, ose të jeni gati për të bërë një blerje përpara se të përfundojë ky vit. Nëse keni mosmarrveshje për një festë lidhur me paratë, ofroni një kompromis- hënat e reja i përfundojnë çështjet dhe ju mund të jeni në gjendje ta filloni vitin e ri me një telajo të pastër financiare.
Ju mund të merrni lajme shumë të mra për karrierën ruaj, në një kohë kur do të jeni duke u qetësuar për argëtimin e festat këtë muaj, për shkak të ndërveprimit të Venusit dhe Jupiterit më 24 dhjetor.
BRICJAPI
Ju po i afroheni ditës suaj të lindjes, një periudhë për të cilën astrologët sugjerojnë të reflektoni mbi pozicionin që keni dhe atë që doni të arrini më pas në jetë. Sipas astrologëve të vjetër duhet të gjeni kohë për të vlerësuar çfarë keni arritur, çfarë keni mësuar, gjërat që ju kanë zhgënjyer dhe synimet që keni. Ashtu si edhe Sokrati ka thënë: ‘Një jetë e pa ekzaminuar nuk ja vlen të jetohet”. Hëna miqësore e 11 dhjetorit do ju ndihmojë të skeduloni jetën tuaj dhe të realizoni të paktën njërën nga ëndrrat tuaja.
Në këtë datë ju do përqëndroheni për të marrë një vendim. Dy ditë më vonë do keni një ditë jo të favorshme. Mos blini, shisni, jepni ose merrni me qera dhe gjithashtu mos nënshkruani një kontratë në 10 dhjetor.
Hëna e plotë do të bjerë në shenjën e kundërt, të Gaforres, në 25 dhjetor dhe do japë një efekt pozitiv në atmosferën dhe marrëdhëniet familjare. Rrjedhimisht, ju do të jeni i fokusuar në marrëdhënien tuaj në çift.
Nëse jeni të martuar, atëhere partneri juaj do ju bëjë një surprizë, ndryshe nga të mëparshmet. Viti i Ri do ju sjellë një mundësi për të udhëtuar. Do jetë një udhëtim luksi, larg shtëpisë dhe në një reliev malor. Rezervojini pushimet për ju dhe personin tuaj të zemrës në një restorant të zgjedhur, të vogël që dallohet për gatim të rafinuar. Deri në 9 shtator 2016 ju do të keni shumë gjëra për të festuar nga ky vit.
UJORI
Sezoni juaj i festimeve do të jetë i mbushur me miq, argëtim dhe ushqime të mrekullueshme. Hëna e re e 11 dhjetorit duket se është bërë enkas për ju. Edhe pse ju do të keni disa ditë të bukura para hënës së re, kjo ditë do të ndryshojë shumë gjëra dhe një stuhi ftesash do të fillojnë të vijnë në ditët që pasojnë 11 dhjetorin.
Sundimtari juaj, Urani, është i përfshirë në këtë konfirgurim, duke e bërë atë një ditë shumë të vështirë për ju sesa për shumicën. Fundjava e 19-20 dhjetorit do të jetë gjithashtu e vështirë, sepse Mërkuri (udhëtimi) do të jetë në një kënd të vështirë me sundimtarin tuaj, Uranin. Kushtet klimaterike mund t’ju mënjanojnë për orë të tëra, kështu që largohuni nga qyteti disa ditë më herët ose më vonë gjatë muajit.
Në punë, gjatë këtij muaji, duket se ju jeni po aq popullore me gjithë ulje-ngritjet dhe raportet që vijnë për ju. Venusi do të kalojë përmes reputacionit tuaj dhe sektorit të statusit/emrit tuaj (shtëpia e dhjetë) deri më 30 dhjetor- për të herë të parë në 2015-ën, duke theksuar sharmin që ju do të merrni tani.
Në 24 dhjetor, do të merrni lajme shumë të mira për karrierën tuaj, duke qenë se Venusi dhe Jupiteri do të punojnë bashkë në një aspakt mjaft të këndshëm. Duket se një bonus, taksë liçencimi, një kredi e aprovuar, pagesa të cilat keni qenë duke i pritur (ose jo), do të vijnë përmes një pakoje të madhe në ose rreth kësaj date.
Këtë vit, duket se ju dëshironi të kaloni një mbrëmje fundviti të qetë dhe private me ata që doni. Keni bërë mjaftueshëm për t’u socializuar dhe për të ndjerë se keni pasur kohë të lumtura me miqtë tuaj dhe deri më 31 dhjetor, ju do të dëshironi t’i jepni kohë cilësore personit që do të thotë shumë për ju.
PESHQIT
Dhjetori do të jetë një muaj emocionues për karrierën tuaj, sidomos pas shfaqjes së hënës se re, më 11 dhjetor. Ky do të jetë muaji juaj më i rëndësishëm i 2015-tës, për të çuar përpara statusin, në profesionin tuaj. Ju mund të merrni një ofertë për tu promovuar ose do t’u vijë një klient i profilit të lartë, nëse jeni I/E vetë-punësuar.
Kur Venusi të hyjë në sektorin tuaj të karrierës më 30 dhjetor, për të qëndruar aty deri më 23 janar, kjo do të thotë se popullariteti dhe vullneti i mirë që do të keni gjeneruar në dhjetor do t’u rrisë në një tjetër nivel, më të sofistikuar në muajin e ardhshëm. Ky trend nuk do të përfundojë shpejt.
Menaxhimi i parasë do të jetë pjesë e axhendës suaj, sepse Marsi është duke lëvizur në shtëpinë tuaj të tetë nga paratë e njerëzve të tjerë, një shenjë që tregon se ju mund të merrni një bonus apo fluks të madh parash, të gatshme nga një prej shumë burimeve të mundshme diku afër 6 dhjetorit.
Dita kur çështjet financiare nuk do të shkojmë mirë do të jetë 10 dhjetor, kur ju mund të merrni një lajm në lidhje me një shpenzim të papritur, apo kur negociatat kontraktuale do të marrin një ton të çuditshëm dhe do t’i çojnë bisedat në drejtim të gabuar. Fundjava e dhjetorit 19-20 do të jetë me lajme financiare jo fortë të mira gjithashtu.
Nga ana tjetër, 8 dhjetori do të jetë emocionues, me lajme financiare pozitive, falë një rrezeje mes Diellit dhe Uranit.
Falë një bashkëveprimi të rrallë dhe shumë të bukur midis Venusit të këndshëm dhe Jupiterit fatsjellës më 24 dhjetor, ju mund të jeni të befasuar nga veprimet e partnerit tuaj dhe kujdesin e tij ndaj jush- ky person mund të jetë partneri juaj në dashuri ose biznes – dhe veprimet e tij ose të saj mund t’u prekin thellë. Nëse ju nuk keni një partner, ju ende do të ndjeni dhuratën e luksit që Venusi në lidhje me Jupiterin do t’u ofrojnë. Ju mund të keni një mundësi për të udhëtuar, ose ju mund të prisni ata që kanë udhëtuar shumë për t’ju parë ju, me rast gëzimi. Hëna e plotë në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor, në Gaforre, një shenjë uji që mbështet plotësisht Peshqit, do ta bëjë sezonin e pushimeve të këtij viti veçanërisht të ngrohtë dhe festiv./Anabel