Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi dikton misionin e javës, kërkoni për mundësinë e ‘artë’

2023/06/12 at 1:51 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Horoskopi dikton misionin e javës, kërkoni për mundësinë e ‘artë’

Java në vijim sjell zgjidhje problemesh, ndihmë, mbështetje dhe zhvillim për shenjat e horoskopit. Në parashikimin e javës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri shpjegon se më e mira do të ndodhet tek e mesmja e gjërave dhe do të nevojitet vlerësim e kujdes lidhur me situatat që krijohen.


Nuk është momenti më i mirë për të dhënë e marrë premtime ndaj duhet të tregohemi të rezervuar në këtë aspekt. Pengesat që do të dalin do të jenë në funksion të realizimit të një plani më të madh.

 

Krisanthi Kallojeri: Nga kjo javë, nga e mërkura nga data 14 deri në datën 25 për një 10-ditësh krijohen mundësi për të gjithë të gjeni mbështetjen, ndihmën e duhur në realizimin e planeve, të përforconi një situatë, një marrëveshje, një marrëdhënie, të gjeni zgjidhje për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, me shtetin dhe të merrni ‘vulën’. Për të gjithë ata që janë të interesuar për dokumentacione, bëni përpjekje t’i rregulloni, krijohen kushte. 

Të enjten, në datën 15 mund të hasni pengesa në komunikim, realizimin e një plani, lidhur me letrat por që janë për të mirë. Duhet t’i rishikoni gjërat me qëllim që të gjeni imtësitë që duhet të rregulloni. Në fund të javës, nga data 18-21 mos merrni vendime përfundimtare, situata është e turbullt, nuk është e kthjellët, do kemi tendenca për iluzione, nuk do i vlerësojmë mirë situatat. Mos u dëshpëroni shumë por nuk keni një situatë shumë entuziaste, e vërteta ndodhet diku në mes.

Evitoni bashkëpunimet dhe investimet, relaksohuni, kaloni bukur me miqtë, do ju thonë shumë e mbani pak në mendjen tuaj, njësoj siç edhe ju do të thoni por shumë pak prej tyre janë të realizueshme. Të keni një shportë të vogël për premtimet sepse nuk do realizohen të gjitha. Hëna e re në shenjën e Binjakëve në fund të javës do të thotë se për 15 ditë duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos për fillimet e reja që duam të bëjmë. Mund të nisim me entuziazëm dhe t’i shohim gabimet në vijim.

Dashi – Gjatë kësaj jave, por kryesisht nga e mërkura dhe për gjithë javën që vijon keni mundësi të bëni lëvizjet e duhura për të zgjidhur çështjet  që ju preokupojnë. Madje, në qoftë se zgjidhja e tyre kërkon mbështetje nga të tjerët, qoftë kjo financiare për realizimin e qëllimeve tuaja ose nga një njeri me potencë, do të keni mundësinë ta gjeni. Mos humbisni shanset që paraqiten. Më 15 Qershor do të hasni vështirësi për realizimin e një qëllimi ose një plani që nuk shkon ashtu siç duhet. Ndoshta është për të mirën tuaj se duhet ta shihni më në thellësi dhe të gjeni detajet për ta përmirësuar. Me hënën e re në datën 18 do të ndieni stres nga rrethi juaj dhe mos iu jepni mendimeve përmasa jo reale dhe mos u mbyllni në vetvete sepse nuk i përshtatet natyrës tuaj.

Demi – Jeni në një periudhë e fazë ideale, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Këtë javë dhe kryesisht nga e mërkura e gjatë javës që vijon, do keni mundësi të realizoni një plan jete, sukses, të keni ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve kompetentë përmes sugjerimeve,  këshillave që keni nevojë. Nuk është e domosdoshme që të jetë vetëm nga ana materiale. Në përgjithësi jeni në një fazë që do të ketë suksese dhe realizime. Nëse keni ndërmend të bëni një investim ekonomik të enjten dhe të premten ose të blini diçka me vlerë, lëreni për javën e ardhshëm. Me hënën e re më 18 Qershor mos idealizoni propozimet që mund të keni nga miqtë dhe mos u mbështesni tek ta, veçanërisht mos hyni në marrëveshje financiare. Përqendrohuni te financat tuaja në vazhdim, por duke bërë një vlerësim sa më real të situatës.

Binjakët – Nga e mërkura dhe gjatë gjithë javës që vjen do të keni mundësi të gjeni mbështetjen e duhur në planet tuaja. Kjo mbështetje vjen nga një njeri me pozitë që mund të jetë bashkëpunëtori, bashkëshorti ose partneri. Të enjten dhe të premten mos kërkoni gjëra nga eprorët ose njerëzit që qëndrojnë më lart se ju ose nga prindërit tuaj pasi nuk do të merrni përgjigjen e dëshiruar. Me hënën e plotë në shenjën tuaj në datën 18 jini sa më të përpiktë në sferën profesionale, gjatë gjithë periudhës që vijon, për 15 ditë por ndoshta edhe për gjithë muajin. Dikush do që të marrë nga lavdia juaj dhe në njëfarë mënyre, do t’ju dëmtojë. Më të ndikuar janë të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës ose 5-6 ditët e fundit prandaj jini të kujdesshëm që mos të dalin në sipërfaqe gjëra që nuk do donit që të tjerët t’i dinin për ju.

 

Gaforrja – Nga e mërkura në datën 14 Qershor dhe gjatë gjithë periudhës që vijon edhe në javën që vjen, kapni shanset që paraqiten për të përmirësuar kushtet në jetën tuaj të përditshme, në punë por njëkohësisht për të përforcuar një marrëdhënie, bashkëpunim, marrëdhënie perosnale që mund të jetë në përmasat tuaja, të bëni një kurorëzim, të përforconi një bashkëpunim ekzistues ose të krijoni një bashkëpunim frytdhënës. Paralelisht jeni të përqendruar në sferën financiare, të përfitoni dhe jo të shpenzoni më shumë. Të enjten dhe të premten mos krijoni mendime negative dhe nëse nuk keni diçka pozitive për të thënë, më mirë mos u shprehni. Nëse një çështje ose plan është bllokuar, mendohuni më mirë dhe do të gjeni zgjidhje. Me hënën e re te Binjakët, mos iu jepni mendimeve dhe ëndrrave tuaja përmasa shumë të mëdha sepse jeni në një fazë ku duhet të bëni një planifikim të mirë sepse nga fundi i javës së ardhshme e më tej, dielli kalon në shenjën tuaj dhe ato që do planifikoni duhet të jenë sa më të realizueshme. Kujdes, kini kthejlltësi në planet tuaja. Mos planifikoni, qetësohuni e relaksohuni.

Luani – Jeni në një fazë ku mund të realizoni shumë nga ato që dëshironi në jetën personale e profesionale ose lidhur me çështjet që ju preokupojnë, ndaj përfitoni nga data 14 e gjatë gjithë javës që vijon sepse do të keni mbështetje e realizim për çfarë dëshironi. Mbani sytë hapur dhe kapni shanset. Të enjten është e vështirë të realizoni qëllimet tuaja prandaj mos insistoni tek e juaja dhe mos stresoni të tjerët. Në fund të javës, me hënën e re te shenja e Binjakëve do të mendoni se keni një mbështetje që do të shihni më vonë se ajo që kishit planifikuar, nuk ekziston ose nuk është në përmasat që dëshironi. Mbështetuni në forcat tuaja dhe mbani një shportë të vogël për premtimet që ju bëjnë të tjerët.

Virgjëresha – Jeni në një fazë shumë të mirë të jetës, pavarësisht pengesave që mund të hasni, qofshin në përgjithësi në jetën tuaj ose lidhur me marrëdhëniet e bashkëpunimet. Periudha nga data 14 e për 10 ditët në vijim, është shumë e mirë për të krijuar diçka në jetën tuaj personale ose profesionale lidhur me të ardhmen. Një marrëdhënie me baza të forta, kurorëzimin ose vendime serioze dhe zhvillime që kanë të bëjnë me të ardhmen, por me vendosjen e themeleve të forta. Të enjten dhe të premten përvishjuni punës, mos hyni në konflikte me bashkëpunëtorët dhe nëse mendoni që keni dy ditë të vështira, tregohuni të përmbajtur dhe do dilni të fituar. Në fund të javës, me hënën e re te Binjakët mos idealizoni marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet tuaja dhe as mos u dëshpëroni nëse nuk shkojnë mirë. Diku në mes është e vërteta.

Peshorja – Është një periudhë pozitive, keni mbështetjen dhe ndihmën e të tjerëve, nga ana juaj jeni shumë socialë dhe kaloni bukur gjatë kësaj periudhe. Përfitoni nga e mërkura dhe për 10-ditëshin në vijim me qëllim që të përmirësoni kushtet e jetës së përditshme, organizoni sa më mirë përditshmërinë sepse organizimi i saj do të ndihmojë në të gjitha fushat. Për gjithçka që doni të realizoni do të keni mbështetje tani e në vijim. Mund të hasni pengesa në një çështje që ka të bëjë me letra pune,  dokumente dhe kujdes me gabimet që mund të bëni. Në fund të javës mos u bazoni në informacione të gabuara, evitoni gabimet si pasojë e pakujdesisë dhe një plan rrezikon të mos realizohet.

Akrepi – Periudha premtuese për ju veçanërisht në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, e vlefshme edhe për ata që kanë ashendentin në këtë shenjë. Kjo javë, veçanërisht nga e mërkura dhe 10-ditëshin në vijim përfitoni për një lidhje të re afektive që do të ketë baza të forta dhe perspektivë ose një bashkëpunim frytdhënës, kurorëzimin e një marrëdhënieje ekzistuese ose nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të jetë frytdhënëse në vijim. Në fushën profesionale jeni shumë krijues, teatralë dhe punoni me zell. Diku në ambientin e punës mund të ndjeheni të dashuruar me dikë. Të enjten dhe në fund të javës, me hënën e re te Binjakët, kujdes me sferën financiare, në investimet që doni të bëni, mos ndërmerrni iniciativa tani sepse Korriku është shumë i mirë për ju.

Shigjetari – Kjo javë, veçanërisht nga e mërkura dhe gjatë gjithë javës që vjen krijon kushte të përqendroheni në punën tuaj, në jetën e përditshme dhe ta organizoni atë në mënyrë të tillë që t’ju japë rezultate afatgjatë dhe me përfitime. Paralelisht, do të keni mundësi të përfitoni nga pasuria juaj e patundshme ose të bëni veprime të tilla që do të përmirësojnë jetën tuaj familjare. Të enjten dhe të premten, por edhe në vazhdim me hënën e re të Binjakët do të trajtoni me kujdes situatat që do të dalin në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, por edhe në lidhje me çështjet familjare që ju preokupojnë.   Ndoshta nuk do të ndiheni mirë me veten ose brenda ambientit familjar për arsye se nuk do t’i vlerësoni mirë situatat. Lërini ditët të kalojnë, shihini gjërat më me kthjelltësi nga java që vjen dhe më të ndikuar janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe kryesisht të lindurit në 5 ditët e fundit ku nuk duhet të bëjnë bashkëpunime financiare.

Bricjapi – Jeni në një fazë shumë të mirë si për jetën tuaj personale ashtu edhe për atë profesionale. Jeni në një fazë ku do të keni zhvillim, përparim dhe ndryshime pozitive në jetën tuaj. Kjo javë, nga e mërkura dhe gjatë gjithë javës që vjen ju krijon kushte ideale të takoni një njeri të rëndësishëm në jetën tuaj. Ky njeri mund të jetë një marrëdhënie, një lidhje afektive ose bashkëpunëtor  i fuqishëm. Paralelisht, mund të zgjidhni çështje që ju preokupojnë. Të enjten, të premten dhe në fund të javës me hënën e re te Binjakët një plan në lidhje me punën ose një udhëtim që ju keni rrezikon të mos realizohet ashtu siç e keni menduar.

Ujori – Është një periudhë e rëndësishme për ju, veçanërisht për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Klima është erotike por edhe krijuese e realizuese për ata që nuk janë të interesuar në fushën  erotike të jetës. Kjo javë, nga e mërkura dhe gjatë gjithë javës që vjen krijon kushte të keni sukses në lidhje me pronën e shtëpinë, do të keni mundësi që nëpërmjet pronës ose investimit të realizoni një burim ekonomik me stabilitet ose do të investoni për të  krijuar kushte më të mira në jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj. Nga e enjta dhe në fund të javës me hënën e re te Binjakët do të keni mendjen e ngritur për të bërë një investim dhe kjo hënë e re ju favorizon, është në lidhje harmonike me ju por rrezikoni të bëni gabime nëse nuk do të vlerësoni mirë situatat dhe do t’i hasni më vonë. Kujdes, vlerësoni mirë situatat.

Peshqit – Përfitoni nga kjo javë, veçanërisht nga e mërkura dhe në 10-ditëshin në vijin, merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj, ndoshta do të takoni personat e duhur, të shtroni çështje që ju preokupojnë me këta persona dhe të gjeni zgjidhje lidhur me to. Mund të bëni një udhëtim për një çështje që ju preokupon ose të bëni një udhëtim ku të takoni një person të rëndësishëm. Periudha është e përshtatshme për vendime serioze dhe rezultative, mjaft që t’i shihni gjërat sa më realisht. Nga e enjtja e sidomos në fund të javës, me hënën e re në shenjën e Binjakëve, evitoni konfliktet ose një situatë të pakëndshme në familjen tuaj. Mos ushtroni presion te të tjerët, mos zbukuroni situatën dhe mos jepni premtime që s’mund t’i realizoni, por edhe të tjerët mund ta bëjnë këtë ndaj jush. Jini me këmbë në tokë dhe sa më afër realitetit./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
Aktualitet

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

13 Maj, 2025 1:03 pm
Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
Aktualitet

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

13 Maj, 2025 1:00 pm
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
Aktualitet

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

13 Maj, 2025 12:36 pm
43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
Kryesore

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

13 Maj, 2025 12:31 pm
Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Bota

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

13 Maj, 2025 12:19 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Para
Konflikt për një copë toke/Fqinji vret me armë 11-vjeçaren në Francë, plagosen prindërit

Konflikt për një copë toke/Fqinji vret me armë 11-vjeçaren në Francë, plagosen prindërit

Emigracioni në MB: S’ka dëshmi për shqiptarët në rrezik dhe që kanë nevojë për azil

Emigracioni në MB: S’ka dëshmi për shqiptarët në rrezik dhe që kanë nevojë për azil

Fitoi 29 trofe në 31 vite te Milani, revolucioni i Berlusconit në futboll

Fitoi 29 trofe në 31 vite te Milani, revolucioni i Berlusconit në futboll
















TE FUNDIT

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
13 Maj, 2025

Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në “Listën e Hapur”,  ka reaguar...

Lexo më shumë

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ në një seancë publike pasi dëgjoi pretendimet e palëve në mbledhjen e sotme...

Lexo më shumë

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
13 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të marte. Para hyrjes së selisë, Rama...

Lexo më shumë

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
13 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com