-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 gusht, zbuloni shenjat me fat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:06 - 09/08/20 |
Opi Nion

Dashi – Nëse po jetoni një histori dashurie të bukur, mos i jepni fund me nervozizëm dhe xhelozi të kota. Megjithatë do të keni edhe disa probleme në punë të cilat kërkojë zgjidhje.

Demi – Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ndonëse të gjitha ndryshimet që kanë përfshirë jetën tuaj do të shkaktojnë shumë tension dhe lodhje. Mos u dorëzoni, pasi shumë shpejtë do të korrni frytet që prisni.

Binjakët– Shumë thashetheme do të dëgjoni për veten, por mos e humbni toruan dhe bëni sikur nuk dini asgjë, sepse ato do të mbarojnë ashtu siç nisën.

Gaforrja –Bëni kujdes në lidhjet në çift, ku duhen shmangur tradhtitë. Gjatë këtyre ditëve do të jeni shumë të zënë me punë, me gjasë për shkak të disa ndryshimeve.

Luani– Sot është një ditë e mirë për të kënaqur eprorët tuaj. Nëse ke një intervistë për punë, do ta kalosh shkëlqyeshëm.

Virgjëresha– Gjërat do të ecin më mirë gjatë kësaj dite. Situata do të vijë duke u përmirësuar më tej, edhe me kalimin e ditëve.

Peshorja– Kjo ditë do të jetë e luhatur, ku këshillohet që të mendoheni mirë para se të flisni. Në sferën profesionale situata do të jetë mjaft e favorshme, ku do të arrini që të realizoni të gjitha synimet tuaja.

Akrepi– Është një moment mjaft i luhatur për gjithë ata që duan të nisin një punë të re. Do të jeni të luhatur në dyjëzime ekonomike. Nëse jeni ndjerë keq kohëve të fundit, do të rigjeni dëshirën për të dashuruar.

Shigjetari– Më në fund do të arrini që të gjeni qetësinë. Dashuria mbetet ende në pikëpyetje. Nëse keni diçka për të thënë, bëni mirë që të shpreheni.

Bricjapi –Po përballeni me një ndryshim të rëndësishëm. Ndoshta po mendoni që të lini mënjanë ata persona që ju shqetësojnë. Kjo gjë ka të bëjë si me punën edhe me studimet. Mbajeni parasysh mirë, personat me të cilët do të shoqëroheni dhe do të zgjidhni, do të mbeten të tillë deri në fund.

Ujori– Jini të guximshëm dhe përballuni me një situatë që nuk ju përshtatet. Nëse nuk e bëni, ju rrezikoni të humbni shumë mundësi të mira.

Peshqit –Sot ju ndoshta ndiheni pak të guximshëm, dhe në të njëjtën kohë nuk dëshironi të largoheni nga erosi dhe ndjenjat. Nëse e ndjeni nevojën, merrni pak kohë për veten tuaj.

Pas