Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi, 6 Janar 2018

2018/01/06 at 9:01 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi, 1 Janar 2017

Dashi


Jeni gati t’i hapni krahët dashurisë, kjo vlen edhe për ata që mund të kenë dalë nga një zhgënjim sentimental. Ju dëshironi me të vërtetë të mos jeni vetëm dhe qielli i mirë do t’ju favorizojë çdo lëvizje. Pak ‘konfuzion’ do ndjehet në zemrat e vetmuara që do të duhet të heqin çdo paragjykim para se të zbaviten nga një histori dashurie. Puna po shkon mirë. Venusi rindez te ju ambiciet dhe vendosmërinë.

Demi

Marrëveshja me njeriun tuaj të zemrës do të sjellë projekte të reja. Ata që janë në një histori dashurie duhet të mbajnë xhelozinë përbrenda dhe t’i japin më shumë hapësirë partnerit/es. Yjet njoftojnë surpriza të bukura në dashuri për beqarët! Ditë ideale kjo e sotmja për avancimin e projekteve të reja në punë.

Binjakët

Ditë e qetë parashikohet kjo e shtunë për ata që tashmë janë prej kohësh në një lidhje të konsolidueshme. Do të merren vesh mes tyre dhe do të përjetojnë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ata që janë vetëm do të kenë njohje të reja dhe me shumë mundësi do takohen me një person të shkëlqyer. Në punë priten ndryshime pozitive dhe të ardhurat do jenë të sigurta.

Gaforrja

Për ata që janë në një lidhje dashurie dita e sotme parashikohet disi e trazuar, por duke e njohur më së  miri partnerin/en tuaj gjëja më e mirë që duhet të bëni është komunikimi dhe sqarimet mes jush. Beqarët do të kenë dëshirë të madhe për të dalë dhe të argëtohen. Ngarkesa e energjisë së Marsit i bën ata euforikë! Nëse doni të realizoni ëndrrat tuaja në karrierë, mos lejoni që frika e gabimeve t’ju pushtojë. Jini aktiv dhe guxoni.

Luani

Heshtja juaj mund të bëjë të mendoni shumë më tepër nga ç’duhet ndaj personit që keni përkrah. Këshilla më e mirë është të flisni hapur me partnerin/en dhe t’ja bëni të qarta ato që doni dhe ju mundojnë. Beqarët mund të tërhiqen nga një koleg që ata kanë pëlqyer deri tani. Dashuria është e paparashikueshme! Në punë vlerësoni me kujdes bashkëpunimet në vazhdim për të mos vënë në rrezik projektet tuaja.

Virgjëresha

Sfera sentimentale është shumë më e mirë se ditët që keni lënë pas dhe bashkëpunimi me partnerin/en do t’ju japë momente të paharrueshme. Ju do të keni shumë mundësi për t’u argëtuar në mbrëmje. Ata që janë vetëm do vazhdojnë të shpresojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme duke harruar zhgënjimet. Në punë disa gabime të vogla mund t’ju bëjnë nervozë. Koha për të zgjeruar horizontet tuaja.

Peshorja

Mundohuni të mbani larg tensionet dhe zënkat me partnerin/en dhe vendosuni në dispozicion të marrëdhënies tuaj. Nëse doni që ajo të ecë për mrekulli, jini të kujdesshëm dhe tregoni gjithë pasionin ndaj njeriut tuaj të zemrës! Beqarët do të duhet të jetë më pak sipërfaqësorë dhe t’i japin më shumë rëndësi ndjenjave. Disa ndryshime në mjedisin e punës mund t’ju bëjnë të ndiheni të humbur. Mos kini frikë, së shpejti do të përshtateni me të.

Akrepi

Sfera e dashurisë ju rezervon një lajm të madh dhe ajo që dukej e pasigurt për ju tani shfaqet më e qëndrueshme se kurrë. Ju do të udhëtoni në të njëjtën gjatësi vale si partneri/ja. Nëse jeni vetëm, mund të përjetoni ndonjë ndryshim në miqësi. Në punë jeni paksa mbrapa duke pritur mundësitë e mira, veproni shpejt dhe ecni me ritmin e duhur për të arritur pozicionet e ëndërruara.

Shigjetari

Për ata që janë në një lidhje dashurie duket se keni lënë pas një periudhë keqkuptimi dhe po jetoni me gëzim këto momente të jetës suaj si çift. Ndërsa ata që janë ende vetëm mund të takohen më në fund me një person që mund të përmbushë kërkesat e tyre. Do të kuptohen më së mirë me Demin dhe Gaforren. Me entuziazmin tuaj do të përfshini kolegët tuaj dhe në sajë të bashkëpunimit të tyre do jeni në gjendje të realizoni projekte të reja.

Bricjapi

Do të jetë një fundjavë që karakterizohet nga momente festive dhe do shijoni pa fund dashurinë me partnerin/en. Shijojeni pa fund këtë ditë. Beqarët do të duhet të bëjnë sytë katër nëse duan të gjejnë personin për të cilin kanë pritur deri tani. Mund të jetë shumë afër! Në planin financiar bëni kujdes nga investimet e pasigurta. Fokusohuni vetëm në projekte që ju sigurojnë fitime.

Ujori

Gëzojuni pa fund kësaj dite dhe tregoni ndjenjat tuaja të mëdha për të dashurit tuaj. Shmangni qëndrimet e pakapërcyeshme, të cilat mund të keqkuptohen. Ata që janë vetëm duhet të shfrytëzojnë ditën e Befanës, e cila ka rezervuar surpriza të mëdha për zemrat e tyre. Yjet janë në anën tuaj. Në punë jepuni më shumë hapësirë marrëdhënieve ndërpersonale dhe kontakteve sociale që mund të sjellin përfitime për profesionin tuaj. (Figura e befanës, personifikohet nga një plakë e vjetër zemër mirë që shpërndan dhurata për fëmijët në mbrëmjen e 5 janarit duke gdhirë data 6 janar).

Peshqit

Çiftet mund të krijojnë diçka të rëndësishme me të dashurit e tyre. Shpirti i tyre binjak do t’ju japë mbështetje dhe rehati dhe nuk do t’ju lejoj të mërziteni për asnjë moment. Edhe për ata që janë vetëm kjo ditë fundjave parashikohet të jetë mjaft e mirë, ku beqarët me magjinë e tyre magnetike do të pushtojnë të gjithë! Në planin financiar jeni përballur me shpenzime të papritura, prandaj ka ardhur koha të rezervoheni.

Etiketa: 6 janar 2018horoskopi


Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Para
Analizë për  qeverisjen e vetme, PS mbledh Asamblenë Kombëtare

Analizë për  qeverisjen e vetme, PS mbledh Asamblenë Kombëtare

“Sa herë del gomonia e policisë në det transportohet hashash”, Berisha publikon emrat

Pas ndjekjes së gomones në det, policia gjen 5 pako me drogë në Karaburun

“Mirëmëngjes kazan”, batuta e Ramës shkakton zemërimin e gazetares

“Mirëmëngjes kazan”, batuta e Ramës shkakton zemërimin e gazetares
















TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com