-Jetë dhe Stil

Horoskopi 6 Dhjetor, zbuloni shenjat me fat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:59 - 06/12/20 |
Opi Nion

Dashi

Sot do jeni në humor shumë të mirë, do mundoheni t’i bëni më të lehta situatat e ndërlikuara dhe do i mbani pranë ata që doni me të vërtetë. Nëse keni një lidhje nuk do ju shkojë aspak nëpër mend tradhtia dhe as nuk do tundoheni nga disa persona. Për ju është themelore forcimi i marrëdhënies dhe zgjidhje e problemeve të vogla. Nëse jeni ende beqarë më mirë shmangni krijimin e lidhjes sepse personat që do njihni sot mund t’iu lëndojnë. Në punë askush nuk do ua ndalë vrullin për të ecur përpara. Sot mund të merrni edhe disa vendime. Në planin financiar mos prisni t’iu bien para nga qielli, por menaxhoni si duhet ato që keni.

Demi

Planetët, e veçanërisht Venusi dhe Hëna, do ju ndihmojnë të ndiqni strategjinë e duhur sot dhe të shprehni pikëpamjet tuaja. Nëse keni një lidhje mirë është të mos e vinin nën presion partnerin dhe të tregoheni më të duruar. Flisni për gjithçka me të, por mos kërkoni gjëra me ngulm. Nëse jeni beqarë reflkektoni mirë dhe prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Mësoni fillimisht me kë keni të bëni. Në punë në disa momente do ndiheni si të bllokuar në orët e mëngjesit. Qetësohuni, flisni me kolegët e besuar dhe keni për të gjetur një zgjidhje të mirë. Në planin financiar keni për të pasur fat.

Binjakët

Sot do jeni të vëmendshëm ndaj gjithckaje dhe do arrini të përfitoni nga çdo situatë. Nëse keni një lidhje do afroheni jashtëzakonisht me partnerin, do dashuroheni me pasion dhe do iu vini kapak problemeve të vjetra. Të dyja palët do kënaqeni pafundësisht. Nëse jeni beqarë do realizoni më në fund një takim fiks ashtu si e kishit ëndërruar dhe zemra do rrahë fort. Këto që do ndodhin sot do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Në punë duhet të organizoheni pak më mirë dhe të mbani përgjegjësi për çdo hap. Nuk priten probleme sot. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Gaforrja

Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Paditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë. Financat do dobësohen sepse do jeni të fiksuar pas shpenzimeve.

Luani

Sot do keni aftësinë të rrëzoni çdo pengesë që do ju dalë dhe do arrini atje ku dëshironi. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do arrijë ta prishë harmoninë tuaj, përkundrazi në mbrëmje do ndiheni vërtet si nëpër ëndrra. Partneri do ndihet më i sigurt se më parë dhe do ju bëjë një surprizë që do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do keni disa njohje, por ka mundësi te vendosni të prisni edhe pak kohë për të filluar një histori. Në punë do keni disa takime me shefat dhe do merrni vesh disa të reja interesante. Paratë nuk do jenë ende të shumta, por përmirësimi sapo ka filluar.

Virgjëresha

Tregohuni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe mos hidhni hapa të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje mos pranoni çdo propozim të partnerit edhe sikur te jeni marrëzisht të dashuruar pas tij. Mendohuni për gjithçka me detaje dhe më pas vendosni. Nëse jeni beqarë do keni më shumë siguri në vetvete dhe do arrini të bëni për vete personin që pëlqeni. Në punë më në fund do ju hapen portat për një projekt që e keni dëshiruar prej shumë kohësh. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë për të siguruar edhe të ardhmen mirë është të shpenzoni me kursim.

Peshorja

Sot do jeni shumë optimistë dhe do mendoni përherë se çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse keni një lidhje, në orët e para të mëngjesit mund të jeni paksa konfuzë, por duke folur me partnerin, duke shprehur mendimet, ndjenjat dhe brengat do arrini të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët do merrni disa shkëndija se edhe ai që pëlqeni ka filluar të ndiejë për ju dhe kjo do ju gëzojë pamasë. Në punë do keni disa divergjenca mendimesh me kolegët, por deri në fund të ditës do arrini ta përfundoni edhe vetë atë që keni nisur. Sido që të jetë mirë është të mos mani mëri. Me shpenzimet do e lëshoni dorën pak më shumë sesa duhet.

Akrepi

Të burgosur të Hënës, ju do e keni të vështirë të veçoni të mirën nga e keqja. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë për partnerin dhe kjo do ju pengojë të dashuroheni lirshëm me të. Përherë do keni hijen e dyshimit. Ju beqarët do keni një takim gjatë ditës, por e mira është të mos hidhni hapa. Personi që do ju afrohet nuk do jetë shumë i sinqertë. Në punë nuk do keni performanca shumë të mira dhe gabimet do jenë të njëpasnjëshme. As me shpenzimet nuk do bëni kujdes dhe situata do ju përkeqësohet jashtëzakonisht.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme do jeni më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar për çështjet personale sesa për punën dhe për ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i zgjidhni sa më parë problemet që keni pasur dhe të mos shtyni asgjë për nesër pasi situata mundet të rëndohet. Ju beqarët do keni njohje, por asnjëra nuk do ju duket e përshtatshme. Për të mos u lënduar, më mirë lërini këto mundësi të ikin dhe prisni më të mira. Për punën do jetë një ditë shumë e qetë. Nuk do ketë as vështirësi serioze, por as ndonjë arritje për t’u veçuar. Financat mund të përmirësohen pas fitimit të një lotarie.

Bricjapi

Falë mbështetjes dhe nxitjes së Neptunit dhe të Hënës sot do shtroni në tavolinë çdo gjë që ju qetësin dhe nuk do anashkaloni asgjë. Sa më të hapur të jeni aq më të lehtë do e keni edhe të gjeni zgjidhje. Ju të dashuruarit do ndiheni më të çliruar pas mesditës dhe do filloni të programoni çaste romantike. Partneri mund t’iu bëjë edhe dhurata ose premtime. Ju beqarët nuk do kërkoni gjëra të ekzagjeruara dhe keni për të gjetur sot persona të thjeshtë e interesantë. Në punë kërkoni të takoheni me eprorët dhe t’iu tregoni arritjet sepse kështu ata do ju kenë më në vëmendje. Financat, falë ndihmës së disa miqve, do filloni t’i menaxhoni me mirë.

Ujori

Sot çdo gjë do ju duket e mundur falë ndikimit të Hënës. Përgjithësisht do jeni me humor të mirë dhe goxha liberalë. Nëse jeni në një lidhje nuk do i dramatizoni gjërat edhe sikur mes jush dhe partnerit të linde ndonjë konflikt i vogël. Në mbrëmje do kaloni momente edhe më të ngrohta. Ju beqarët ka rrezik të merrni edhe refuzime, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë dhe t’iu pengojë për të ecur më tej. Në punë nuk do keni as kohë të mërziteni. Ambicia do ju bëjë që të mos ndaleni asnjë moment dhe të mos e frenoni veten as para sfidave të vështira. Paratë do dini si t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do jete goxha e mirë.

Peshqit

Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë më të mbyllur sot dhe të keni frikë të tentoni. Ju të dashuruarit mund të keni keqkuptime me partnerin dhe në momentet më të papritura mundet edhe te hidhni hapa të nxituara. Dëgjojini miqtë sepse do ju flasin për mirë. Ju beqarët do joshni, por pa u nxituar. Në fakt mënyra juaj e të vepruarit do jetë e mirë dhe do sjellë rezultatet e pritura. Në punë, edhe pse qetësisht, do mundoheni të bëni gjithçka për të arritur më të mirën. Të gjithë do habiten si do arrini aq lart. Në planin financiar nuk do ju mungojë maturia dhe do e mbani gjendjen nen kontroll.

Pas