-Jetë dhe Stil

Horoskopi 11 Gusht 2019


               Publikuar në : 08:10 - 11/08/19 |
xhu lia

Dashi

Duke qenë zemërgjerë, ju po i frymëzoni njerëzit përreth jush të bëjnë të njëjtën gjë. Dikush në rrethin tuaj shoqëror, i cili njihet si egoist i padurueshëm, po kupton se ka njerëz të tjerë në planet. Ju jeni pjesë e arsyes për këtë ndryshim.

Demi

Keni nevojë që të arratiseni nga rutina juaj e përditshme dhe të argëtoheni. Gjeni mundësinë për të shijuar një darkë të këndshme me njerëz që doni dhe mos u shqetësoni se çfarë ndodh jashtë rrethit tuaj.

Binjakët

Sot do të jeni i shoqëruar nga njerëz me të cilët keni shumë sinergji. Do t’ju duket sikur lexoni mendimet e njëri-tjetrit. Kjo sinergji do të jetë një mjet tepër i dobishëm për t’i mbajtur të gjithë në gjendje të mirë shpirtërore.

Gaforrja

Gjërat nuk do të shkojnë shumë mirë për dikë në jetën tuaj. Papritur, dikush që e keni shikuar si një shembull nuk do të jetë një model i përshtatshëm. Pasi të rikuperoheni nga tronditja, merrni disa shënime, sepse kjo është një mundësi e mrekullueshme për të zënë mend.

Luani

Shfrytëzoni rastin dhe thoni atë që vërtet ndjeni sot, veçanërisht nëse mendoni se njerëzit në dhomë do të habiten ose shokohen nga deklaratat tuaja. Mos kini frikë të shpreheni edhe nëse dikush nuk ndihet mirë. Te tjerët do t’ju mendojnë gjithmonë si njeri të sinqertë.

Virgjëresha

Qëndroni larg nga qendrat tregtare sot. Ekziston mundësia që të harxhoni të gjitha paratë. Kurseni diçka për momente delikate. Në aspektin profesional jo gjithçka po shkon siç duhet.

Peshorja

Kur ka qenë hera e fundit që keni flirtuar? Nuk ka asgjë të keqe kur e bën dikë tjetër të ndjehet mirë. Kujtojani vetes së jeta supozohet të jetë argëtuese! Planifikoni ndonjë udhëtim jashtë vendit.

Akrepi

Sot do t’ju duhet të veproni duke u bazuar tek impulset dhe jo te fuqia e arsyes. Në aspektin profesional veproni ashtu siç e ndjeni përballë një kolegu. Situata financiare duket shumë e mirë.

Shigjetari

Dashuria që ndani me miqtë tuaj është shumë e fortë tani. Njerëzit që me vetëdije zgjedhin të jenë në jetën tuaj, janë njerëzit me të cilët duhet të përpiqeni të kaloni kohën tuaj sot. Mund të ketë më pak angazhim me këta njerëz, por kjo nuk është gjithmonë një gjë e keqe.

Bricjapi

Sot do t’ju duhet që të përfshiheni në një diskutim që herë pas herë mund të dalë nga korniza e normales. Duhet të jeni i qetë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të dhënë përgjigjet e nevojshme.

Ujori

Sot është një ditë e mirë për t’u lidhur me dikë me të cilin normalisht nuk do të dëshironit të kaloni kohë. Ai ose ajo mund të mos jetë personi juaj i preferuar, por së bashku ju mund të krijoni diçka të mrekullueshme. Edhe në punë do të shoqëroheni me persona që dikur nuk i donit pranë.

Peshqit

Idetë tuaja mund të jenë shumë të mira sot, por mos i jepni ato pa jua kërkuar dikush. Në aspektin financiar, mund të merrni disa të ardhura që vijnë falë një investimi. Në aspektin romantik, sot mund të takoni një person interesant.

Pas