Dashi
Përcaktoni qysh në orët e para të mëngjesit ndienjat që do t’i lejoni t’ju përfshijnë. E thënë shkurt, jepini një dimension pozitiv njeriut që doni të jeni në këtë ditë.
Demi
Kolegët e punës suaj ndoshta mund të mos jenë ata që keni ëndërruar, por është e domosdoshme që të përshtateni me ta, sidoqofshin.
Binjakët
Aparenca nuk është thelbësore te njeriu. Ama do t’ju ndihmojë në disa aspekte që të fitoni vëmendjen e njerëzve me të cilët do t’ju lidhin disa interesa.
Gaforrja
Jeni tipi i njeriut që përpiqet të ruajnë normat e shoqërisë. Por kujdes sepse rrezikoni të krijoni varësi ndaj kësaj. Ndiqni çfarë ju thotë brendia juaj.
Luani
Realiteti i fakteve ndoshta mund të mos ju pëlqejë sot. Por është dita perfekte për të kuptuar se në jetë duhet të mësoni të përballeni me gjërat ashtu siç janë.
Virgjëresha
Hiqni dorë nga iluzionet për gjëra që nuk do të mbërrijnë kurrë në jetën tuaja. Merruni me gjëra konkrete sot, për të patur në mbrëmje një rezultat të frytshëm.
Peshorja
Duhet të jeni më i kujdesshëm me gjuhën që përdorni me njerëzit. Mund të lëndoni dikë, e padshur edhe veten.
Akrepi
Duhet të përpiqeni të dilni jashtë murit që i keni veshur vetes në raport me njerëzit. Nëse nuk e bëni, do t’ju prishë një tërësi marrëdhëniesh.
Shigjetari
Për të qënë vetvetja, nuk duhet t’i dëgjoni të gjithë dhe të influenconi negativisht nga ato që ju thonë. Ju nevojitet të dëgjoni thirrjen tuaj të brendshme.
Bricjapi
Kjo ditë do t’ju japë shansin për tu transformuar në kuptimin pozitiv të fjalës. Jepini vetes shansin të rigjeneroni ndienjat dhe mendimet
Ujori
Karakteri juaj do të testohet përballë disa surprizave të pakëndshme. Me qetësinë që ju karakterizon do t’i jepni zgjidhje.
Peshqit
Mundohuni të kapni kontekstin e situatave që do të ndeshni sot. Përndryshe, keqkuptimet do t’ju fusin në grackën e sherreve me disa njerëz të rëndësishëm.