Qytetarët iu janë rikthyer përsëri protestave për mbrojtjen e demokracisë në Hong Kong.
Mësohet se shumë qytetarë kanë protestuar kundër ligjit të ekstradimeve. Arsyeja janë masat e reja të vendosura nga Pekini zyrtar në krahinën autonome të Hong Kongut. “Ata duan të mbjellin frikën me forcë në këtë vend”, tha një qytetar.
Shumë biznese kanë njoftuar klientët e tyre se do të qëndrojnë mbyllur pas frikës së rrëmujave të reja si ato të para pandemisë. Kjo protestë i dha efektet e saj edhe në bursë me rënien e aksioneve./ Opinion.al