Kryeministri Edi Rama ka publikuar detajet lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Mësohet se homazhet publike do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ceremonia organizohet me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.
Homazhet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 12:30. Pas këtij momenti, kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.
Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.