Aktualitet

Homazhet për Hoxhën, Basha:S’është dita të ngrejmë gishtin e përgjegjësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 29/09/21 |
Opi Nion

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në homazhet e zhvilluar për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra në krye të detyrës ditën e djeshme.

Nga Pallati i Kongreseve Basha tha se ai dhe forca politike që drejton do bëjë gjithçka që dinjitetin e policëve ta vërë në vend dhe hapi i parë do të jetë një qeveri në krah të policisë dhe kundër krimit.

“Jam këtu për t’i dhënë lamtumirë e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës. Dua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat me uniformë të Saimir Hoxhës që përballen çdo ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës e sigurisë së çdo qytetari. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtrimin e tyre e ndjej çdo ditë. Unë dhe PD do bëjmë gjithçka që dinjitetin e tyre ta vëmë në vend dhe hapi i parë do të jetë një qeveri në krah të policisë dhe kundër krimit”, tha Basha.

 

Pas