Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta për shkak të një arresti kardiak.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Begaj tha se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.
“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Begaj.