Në homazhet, të cilat u zhvilluan sot në Presidencë në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë, politikanë, të afërm e miq të ish-Kreut të Shtetit. Ndër të pranishmit ishte edhe ish-deputetja e PD dhe aktorja Rajmonda Bulku. Ajo që ka rënë në sy është se zonja Bulku u shfaq duke ecur me ndihmën e një bastuni.
Gjatë gjithë kohës ajo çalonte, por nuk dihet ende se çfarë i ka ndodhur aktores së njohur. Teksa përshëndetej me familjarët dhe të afërmit e të ndjerit, ajo u përlot para arkëmortit të ish-kreut të shtetit.