Presidenti i vendit, Ilir Meta, Kryeministri Rama dhe kreu i parlamentit, Ruçi kanë shkuar sëbashku në ceremoninë homazh për dëshmorët e atdheut. Ata kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” dhe më pas janë takuar me veteranë dhe të pranishëm të tjerët. Jo larg tyre, janë edhe nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha me foto dhe parrulla që nuk pengohen të kryejnë nderime për diktatorin gjakatar që vrau e persekutoi me qindra e mijëra njerëz në Shqipëri.