Në 14-vjetorin e ngjarjes tragjike të “21 Janarit”, ashtu si çdo vit janë përkujtuar katër protestuesit e opozitës së asaj kohe që mbetën të vrarë.
Familjarët e 4 viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, kanë vendosur karafila të kuq në vendet ku u qëlluan për vdekje.
Përveç familjarëve të viktimave, të pranishëm janë edhe përfaqësues të qeverisë.
Mes tyre, ishte edhe Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ndërkohë, Kryeministri Rama i ndodhur në Davos për Forumin Ekonomik, ka kujtuar protestuesit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën thirrje për drejtësi.