Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Homazhe në teatrin ‘Migjeni’, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda/ Flasin të përlotur kolegët e tij

2023/11/25 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Homazhe në teatrin ‘Migjeni’, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda/ Flasin të përlotur kolegët e tij

Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda, po mbahen ditën e sotme në teatrin “Migjeni”.

Artisti i madh u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje që e mundonte prej kohësh.

Zef Deda me të tjerë figura të ndritura i kanë dhuruar Shqipërisë të qeshura dhe humor ndër vite. 4 dekada të jetës së tij i kaloi në teatrin e shquar “Migjeni” në qytetin e Shkodrës.

Gjatë homazheve, kanë shprehur keqardhje dhe trishtim disa nga aktorët e humorit.

Në një prononcim për mediat, Agron Llakaj thotë se ikja e artistit Zef Deda është një dhimbje e madhe.

“Të gjithë të Zotit jemi dhe një ditë do të largohemi, megjithatë, ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit janë të tillë që në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por ai me veprën dhe artin e tij ka lënë të qeshurën mbrapa, dashurinë e një publiku që e ka dashur dhe mbështetur gjatë gjithë kohës dhe mendoj se ndoshta duhet një punë për t’i rikthyer brezit të ri për të kuptuar se kush ka qenë arti i vërtetë dhe se çfarë do të thotë që të jesh një artist humori që edhe pse ka arritur t’i mbijetojë asaj kohe, në kuptimin tim vizual, më duket sikur trupa profesioniste e humorit shqiptrar më shumë është në qiell se sa në tokë, aty janë emra të mëdhenj dhe sot i bashkohet dhe Zef Deda, ndryshe e quanim “Çaplini shqiptar”. Unë shpresoj se dy djemtë e tij që janë artistë, Juli sidomos të jetë i zoti të trashëgojë diçka nga geni i Zefit. Dhimbja nuk është vetëm për publikun e Shkodrës, por besoj se për këdo që ka përcjellë artin e Zefit, është një dhimbje e madhe”  tha Llakaj.

“Ka vdekur humori shqiptar për mua”, kështu është shprehur aktori i humorit Edmond Halili për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera, ‘ka vdekur humori shqiptar’ për mua. Zef Deda ka qenë një mrekulli e humorit shqiptar. Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës nuk diskutohet, por edhe për mbarë Shqipërinë, sepse Zef Deda nuk bën më nëna. Janë të rrallë aktorët si Zef Deda. Ishalla pas 15 vitesh po del ndonjë. Unë bëra atë shfaqjen që ju e dini ‘50 vjet në skenë’ dhe nuk kam pasur mundësi ato ditë, pasi kam qenë me prova, me gjëra dhe mbaroj shfaqja shkova në shtëpi dhe thashë të shpisë dua të iki sot, për dje. Dua të shkoj ta takoj Zefin me pi kafe sepse nuk e dija që ishte aq rëndë. Shkuam tek shtëpia dhe në kat të dytë doli një çun me çantë. I thash ‘hë mo, po ti’!? Jam infermier tha. Po ku ishe? Te Zefi. “Si është Zefi?” i thashë. Zefi tha ‘Mondi na la’. M’i ka këputur këmbët”, shprehet Halili./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
SPAK sekuestroi pajisjen që u filmua videoskandali, detaje nga arrestimi i Safet Gjicit

SPAK mbyll hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, çështja dërgohet në gjykatë

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Gjendet pa shenja jete një 18-vjeçar në Berat

TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com