Forcat e armatosura kubane bënë sot homazhe për Fidel Castron, i cili vdiq në fund të nëntorit, gjatë paradës së tyre tradicionale të 2 janarit që shënon këtë vit 58-vjetorin e Revolucionit.
“Kuba nuk do të heqë dorë kurrë nga parimet e saj (…) Askush nuk mund të bëjë të harrojmë historinë tonë dhe as simbolet e pavarësisë së popullit tonë”, deklaroi presidenti i Federatës Studentore Universitare, Jennifer Bello, para drejtuesve kryesorë të vendit të mbledhur në Sheshin e Revolucionit të Havanës.
Pas ushtrisë, një “Marshim i popullit luftarak” thirrur nga presidenti Raul Castro, ka parë menjëherë të parakalojnë mijëra persona që kanë bërë homazhe mbështetëse për “kryekomandantin” Fidel Castro, i cili vdiq më 25 nëntor në moshën 90-vjeçare.
Burimi: ATSH