Kryesore

Holanda bllokon negociatat: Shqipëria nuk i përmbush parakushtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:57 - 03/11/20 |
Al Do

Holanda nuk lëviz nga pozicioni i saj se Shqipëria nuk i ka përmbushur ende kushtet për t’u ulur me vendet anëtare në konferencën e parë ndërqeveritare, e cila shënon edhe hapjen de facto të negociatave.

Lajmin e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin hollandez Pieter Omtzigt. Ai shkruan në Twitter:

Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’.”

Më herët kryeministri Rama ka komentuar qëndrimin e Holandës si të frymëzuar prej dinamikave të saj të brendshme dhe jo prej progresit të Shqipërisë. /Opinion.al

Pas