Gjykata e Tiranë ka liruar nga burgu dy holandezët që dhunuan 45-vjeçarin shqiptar para finales së Conference League.
Gjykata ka vendosur për ata masën detyrim paraqitje. Sipas akt-ekspertimit të dorëzuar, rezulton se dëmtimet që personi i cili u qëllua me sende të forta nga tifozeria e Fejnord nuk janë të tilla për t’u konsideruar plagosje e rëndë me dashje.
Ata u implikuan në një sherr masiv në zonën e 9-katsheve në kryeqytet ku mbeti i plagosur një qytetar shqiptar 45 vjeç.