Tre persona që u mbajtën peng për orë të tëra në një lokal në qytetin Ede, u liruan por situata është ende alarmante pasi nuk dihet ende se sa persona janë aktualisht brenda.
Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë tre të rinj që dalin nga lokali. Pronari i lokalit tha për De Telegraaf se punonjësit e tij aktualisht po mbaheshin peng.
Sipas pronarit, nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.
Ndërkohë nga ana tjetër, policia është treguar e kujdesshme dhe nuk ka dhenë detaje për eksplozivët e mundshëm, për të ruajtur sigurinë e pengjeve.
Dyshohet se personat po mbahen peng nga një person i armatosur, ndërsa zona pranë lokalit është evakuuar.