Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Holanda paralajmëron masa të forta kundër azilkërkuesve

2024/09/14 at 9:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Holanda paralajmëron masa të forta kundër azilkërkuesve

Holanda ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend duke e bërë vendin sa më jotërheqës që të jetë e mundur për migrantët.

Ministrja e krahut të djathtë për Azilin, Marjolein Faber tha se masa do t’i mundësonte qeverisë holandeze që të pezullonte shumë shpejt pjesë të ligjeve ekzistuese të azilit.

“Holanda do të ketë rregullat më të rrepta të azilit dhe imigracionit në Evropë dhe do të vendosë kontrolle më të ashpra kufitare”, tha ajo.

Faber planifikon të kufizojë bashkimin familjar, të rrisë numrin e dëbimeve të shkelësve dhe azilkërkuesve të refuzuar dhe të zvogëlojë mundësitë e njerëzve për të apeluar kundër vendimeve gjyqësore.

Qeveria gjithashtu dëshiron të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për t’u lejuar të devijojë nga politikat e BE-së për azilin dhe migracionin.

“Është koha për një ndryshim drastik të kursit. Ne po marrim masa për ta bërë Holandën sa më jotërheqëse për azilkërkuesit”, tha Faber.

Detajet e planit u njoftuan teksa qeveria e kryeministrit Dick Schoof prezantoi programin e saj politik në Hagë.

Rreth 40 000 azilkërkues mbërrijnë në Holandë çdo vit, gjë që kritikët argumentojnë se ka përkeqësuar mungesën e strehimit në vend.

Qeveria holandeze mund të përdorë një dekret mbretëror për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme në rast krize duke e lejuar atë të marrë masa pa miratimin e parlamentit, siç ndodhi gjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, vendimi duhet të justifikohet ligjërisht dhe ekspertët ligjorë kanë vënë në dyshim nëse numri i azilkërkuesve – i cili ka mbetur i qëndrueshëm – është i mjaftueshëm për t’u shpallur krizë.

Partitë opozitare kanë reaguar të indinjuar, duke e quajtur planin e qeverisë jodemokratike dhe duke argumentuar se kriza e banesave është pasojë e masave shtrënguese.

Ulja e numrit të azilkërkuesve dhe emigrantëve është një nga synimet kryesore të qeverisë së re holandeze, e cila mori detyrën në korrik.

Koalicioni katërpartiak përfshin partinë populiste PVV, e cila kryesoi zgjedhjet parlamentare në nëntor 2023./ATSH

Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Koreja e Veriut zotohet për thellim të raporteve me Rusinë

Koreja e Veriut zotohet për thellim të raporteve me Rusinë

Me kallashnikov për të vjedhur bagëtitë, arrestohet 27-vjeçari në Malësi të Madhe

Me kallashnikov për të vjedhur bagëtitë, arrestohet 27-vjeçari në Malësi të Madhe

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën për nxitjen e tensioneve

Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com