Politikë

Holanda: Pa plotësuar kushtet, nuk hapen negociatat me Shqipërinë


               Publikuar në : 21:22 - 12/06/19 |
Opi Nion

Stef Blok, ministri i Punëve  të Jashtme të Holandës, ka raportuar në Parlamentin holandez se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me BE derisa të plotësohen të gjitha kushtet.

 “Këshilli i 26 qershorit 2018 i dha Shqipërisë një rrugë konkrete me reformat e sundimit të ligjit që duhet të zbatohen para se të hapen negociatat e pranimit: vendi duhet të konsolidojë reformat gjyqësore dhe të arrijë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria vlerëson hapat që Shqipëria ka marrë gjatë vitit të kaluar. Qeveria thekson se Shqipëria do të duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Blok shtoi se “themelimi i Strukturës Speciale Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është i rëndësishëm në këtë kontekst. Derisa të plotësohen të gjitha kushtet, negociatat e pranimit me Shqipërinë nuk mund të fillojnë”, është shprehur Blok.

Ministri i Jashtëm holandez e ka cilësuar si të parakohshëm rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë/ Opinion.al E.Xh.

Pas