Aktualitet

Hodhi shishen e ujit, Idrizi: Shpresoja ta kapte në kokë Dendias


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 20/10/20 |
Opi Nion

Protesta e PDIU dhe mbështetësve të saj, kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek Dendias, paraditen e sotme është shoqëruar me tensione.

Protestuesit, pas Ministrisë së Jashtme iu drejtuan kryeministrisë, ku dhe u konfrontuan me policinë e cila kishte rrethuar zonën. Në këtë moment, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi në shenjë proteste hodhi një shishe uji në drejtim të furgonit të policisë të vendosur në rrugë.

Pas këtij akti ka reaguar Idrizi duke kërkuar ndjesë. Sipas tij bëhet fjalë për një veprim emocional ndërsa thekson që kjo është më e pakta që mund të bënte në mënyrën se si po sillet Policia shqiptare.

Po ashtu, ai ka dekalruar se shpresonte që shishja e ujit të kapte në kokë ministrin grek.

“Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë. Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisë, nga mënyra si po sillet, shishja e ujit ishte gjëja më e pakëta. Përballë mijëra shqiptarëve të Çamërisë, janë 3 mijë veta të vrarë nga eksodi biblik, mijëra të shpërngulur bashkë me babain tim. Pavarësisht se nga pikëpamja qytetare duhet të kërkoj ndjesë. Shumë dhimbshme për një anëtar të Çamërisë e diskutuam jo e harruam, është lëndim i dytë. Ne jemi rritur me tregimet e gjyshërve, jemi rritur me gjenocidin etnik dhe atë  masakër. Sigurisht që është e papranueshme, si mund t’i thonë një anëtari të Shoqërisë ‘’Çamëria’’ harrojeni, nuk ekzistoni. Kjo është një çështje për gjithë shqiptarët. Ta zinte në kokë ministrin ajo shishja e ujit, mbase do freskohej njëçik meqë është dhe vapë”- tha Idrizi./ Opinion.al

Pas