Është zbardhur dëshmia e 41-vjeçarit Klementin Islamaj i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sëpatë nënën e tij 66-vjeçare, Shano Islamaj.
Para grupit hetimor 41-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte qëllim që ta vriste babanë.
Ai theksoi se ngjarjen e zbuloi pasi u dëgjuan zhurma nga shtëpia, në momentin që kishte vajtur në banesë kishte gjetur nënën e vrarë në mes të shtëpisë.
Mes të tjerave ai deklaroi se babanë e shtyu që ta largonte nga vetja, por ai është penguar duke u rrëzuar nga shkallët.
“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur 41-vjeçari para grupit hetimor.