Kronikë

Hodhën në treg para të falsifikuara, arrestohen 7 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 20/04/21 |
Opi Nion

Shtatë persona janë vënë në pranga në Elbasan pas një hetimi disa mujor. Sipas policisë ata kishin falsifikuar një shumë parash dhe i kishin hedhur në treg.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona gjatë një periudhe kohore disa mujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha false të prerjeve të ndryshme, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.

Mësohet se janë arrestuar A. L. 29 vjeç, banues në Fier; J. H. 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K. 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B. 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K. 48 vjeç, banues në Elbasan, M. M. 34 vjeç, banues në Elbasan dhe N. Ll., banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Pas