UEFA edhe zyrtarisht ka pranuar Kosovën si anëtaren e saj të 55’të dhe atë me efekt të menjëhershëm. Kosova ka marrë 28 vota, 24 ishin kundër dhe vetëm dy vota të pavlefshme.
Kosova tani do të jetë pjesëmarrëse në eleminatoret e Kampionatit të ardhshëm Evropian si dhe skuadrat e saj do të jenë pjesëmarrëse në turet e Ligës së Europes dhe Kampionëve.
Pas 10 ditësh Kosova do të aplikojë dhe për anëtarësimin në FIFA, ku mund të marrrë pjesë në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Rusi.
Në përfundmin kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka falenderuar të gjitha shtetet që kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UEFA.