Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historiani britanik: Në Ballkan tekstet e historisë janë shkruar sipas politikës nacionaliste

2016/02/08 at 9:09 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historiani britanik: Në Ballkan tekstet e historisë janë shkruar sipas politikës nacionaliste

Në një bisedë në misionin diplomatik të Kosovës, në Londër, në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, historiani dhe studiuesi i njohur britanik, Sir Noel Malcolm deklaroi se, Ballkani ka ende probleme me tekstet shkollore të historisë, pasi ato e pasqyrojnë të kaluarën ashtu siç dëshiron politika nacionaliste, pro një gjë e këtillë nuk është e shëndetshme për të ardhmen e popujve të rajonit.

Në takimin ku merrnin pjesë ish-diplomatë britanikë, deputetë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë dhe Kosovës në Londër, Sir Malcolm, duke folur për politikën e jashtme britanike për Ballkanin deri në kohën e Milosheviçit, theksoi se duhej vërtetuar që përkrahja britanike për Serbinë ishte ndërtuar mbi gënjeshtrat, që kishin sajuar historianët serbë dhe politika serbe.

Sir Noel Malcolm, hulumtues i lartë shkencor në Universitetin e Oxfordit dhe anëtar i Akademisë Shkencore Britanike, ka folur edhe për punën e tij të historianit, e cila në botë vlerësohet maksimalisht e për të cilën në vitin 2014, Mbretëresha Elisabeth II e ka dekoruar me titullin “Sir”.

Si student dhe si gazetar në revistën e famshme politike “The Spectator”, e më vonë në “The Telegraph” të Londrës, Sir Malcolm kishte udhëtuar në disa vende të Ballkanit, përfshirë Turqinë, dhe kishte mësuar gjuhët e tyre, përfshi dhe shqipen.

Në qershor të vitit 1989, – tha ai, – kishte ecur në këmbë nga Tetova deri në Prizren, duke i kaluar malet e Sharrit, ku kishte fjetur në shtëpitë e fshatarëve të kësaj ane. Pastaj, më 28 qershor kishte mbërritur në Gazimestan dhe ishte ulur ndër rreshtat e parë, për të dëgjuar “fjalimin historik” të Slobodan Milosheviçit.

Pasi kishte dëgjuar fjalimin e Milosheviçit dhe pasi e kishte vërejtur disponimin e pjesëmarrësve në atë miting, historiani britanik kishte konkluduar se “diçka ishte shumë gabim në këtë mes”. Sipas tij, politika britanike përkrahte ndryshimet që kishin filluar në Jugosllavi nga Milosheviçi.

Nga hulumtimi i tij shkencor për këtë çështje dolën dy libra, “Historia e Bosnjës” dhe “Historia e Kosovës”, që ndryshuan jo vetëm shikimin në të kaluarën, por edhe kornizën e të menduarit politik për Ballkanin në Britaninë e Madhe.

Duhet theksuar se, Sir Noel Malcolm është kryetar edhe i “Anglo-Albanian Association”, një shoqatë e vjetër e themeluar nga Edith Durham dhe Abrey Herbert, për forcimin e miqësisë mes shqiptarëve dhe britanikëve. Pa punën shkencore të Sir Noel Malcolmit dhe ndikimit të tij në qarqet e “Foreign Office”, – apo Ministrisë së Jashtme britanike, – mendimi politik në Britaninë e Madhe do të ishte në favor të Serbisë, siç ishte në shekullin e kaluar, kurse shqiptarët sot nuk do të ishin në këtë pozitë që janë sot në Ballkan./ Top Channel/

Ju sugjerojmë

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
Aktualitet

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

2 Korrik, 2025 3:19 pm
Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
Aktualitet

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

2 Korrik, 2025 3:03 pm
Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

2 Korrik, 2025 2:46 pm
“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
Aktualitet

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

2 Korrik, 2025 2:29 pm
“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët
Aktualitet

“Jo duhet stallë, jo..”/Rama ‘kritika’ bashkive:Mos u ktheni në problem për fermerët

2 Korrik, 2025 2:20 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat

2 Korrik, 2025 1:54 pm
Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”
Aktualitet

Francezët për të bërë dhëmbët në Shqipëri, reportazhi i “France 2”

2 Korrik, 2025 1:50 pm
Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit
Aktualitet

Rama: Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit

2 Korrik, 2025 1:45 pm
Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren/ Mbetet në qeli Pajtime Fetahu

2 Korrik, 2025 1:42 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

2 Korrik, 2025 1:32 pm
Para
Financat shpallin si “sukses” kontratën me Crown Agents pavarësisht se të ardhurat mungojnë

Financat shpallin si “sukses” kontratën me Crown Agents pavarësisht se të ardhurat mungojnë

Dhjetëra dokumente shtetërore të falsifikuara, kapet grupi

Ministria e Brendshme thirrje emigrantëve: Tërhiqni pasaportat, kompania mund ti asgjësojë

Katar Airways gati për udhëtimin më të gjatë në botë, mbi 18 orë

Katar Airways gati për udhëtimin më të gjatë në botë, mbi 18 orë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë

Lufta për trafikimin e armëve/ BE-UNDP pajisje Shqipërisë në vlerë 1.1 mln dollarë
2 Korrik, 2025

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër zotërimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve...

Lexo më shumë

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve

Abuzimi seksual në Fier/Avokati i Popullit: Hetim administrativ institucioneve
2 Korrik, 2025

Avokati i Popullit ka reaguar pak momente më parë në lidhje me abuzimin seksual në Fier, ku ka shprehur shqetësimin...

Lexo më shumë

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit

Kanosi me thikë një shtetas dhe shkeli masën “arrest në shtëpi”, pranga 36 vjeçarit
2 Korrik, 2025

Kanosi me thikë një shtetas dhe theu masën e sigurisë arrest në shtëpi, arrestohet nga policia një 36-vjeçari. Si rezultat...

Lexo më shumë

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…

“Shqipëria, koloni kartelesh”/ Berisha me zyrtarët e OSBE: Qeveri teknike para se…
2 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane si dhe deputeten e PD,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com