Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historiani: Adolf Hitler ishte i varur nga kokaina

2016/10/05 at 6:28 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Historiani: Adolf Hitler ishte i varur nga kokaina

Adolf Hitler ishte i varur nga kokaina dhe drejtoi pushtimin e Rusisë Sovjetike, ndërsa ishte i droguar, zbulon historiani Giles Milton në librin e tij të ri.


Milton flet për varësinë e Hitlerit ndaj 80 llojeve të ndryshme të drogës. Koleksioni i veprave të reja të Milton flet për histori të vërteta interesante rreth aventurave, vrasjeve dhe spiunazheve – nga ata që vranë Rasputin, tek misteri i madh i Agatha Christie. Këtu ju sjellim një pjesë nga ‘Kur Hitleri merrte kokainë’

Injeksionet fillonin herët pas ngrënies së mëngjesit. Sapo mbaronte ushqimin e tij, Adolf Hitleri, thërriste mjekun personal, Theodor Morell.

Doktori i ngrinte mëngën e bluzës në mënyrë që t’i injektonte përzierjen e drogërave, shumica e të cilave sot konsiderohen si të rrezikshme dhe të jashtëligjshme.

Çdo ditë, për më shumë se 9 vjet, Dr. Morell i injektonte disa lloje drogërash, në aq sasi të mëdha sa ai u bë i njohur si Mjeku i Injeksioneve. Disa njerëz të afërt të Hitlerit frikësoheshin se mos ai kërkonte që ta vriste Fyhrerin me injeksione të tilla.

Por Theodor Morell ishte shumë i përkushtuar ndaj Hitlerit që t’i binte ndërmend ta vriste atë. Një mjek i shëndoshë, i cili e takoi për herë të parë Fyhrerin gjatë një feste në Berghof. Hitleri kishte vuajtur prej një kohe të gjatë nga sëmundjet shëndetësore, përfshi dhimbjet e stomakut, diarre, e shumë sëmundje të tjera.

Gjendja e tij u rëndua nga dietat e pazakonta ushqimore. Ai hoqi dorë nga mishi në vitin 1931. Që nga ai vit e tutje, ai ushqehej vetëm me perime e zarzavate. Dr. Morell e pa Fyhrerin të hante një vakt të tillë dhe më pas studioi pasojat. Por duke parë problemet që Hitleri kishte, ai e siguroi se kishte disa ilaçe që arrinin të bënin mrekullira dhe mund ta kuronin atë nga të gjitha problemet.

Ai në fillim i dha disa tableta Fyhrerit. Hitleri merrte 16 të tilla në një ditë, por në fillim nuk ishte në dijeni që ato përmbanin sasi të mëdha striknine, të cilat edhe pse e lehtësonin përkohësisht e bënin atë të humbiste vëmendjen.

Më pas Morell i gjeti një ilaç tjetër që do ta stabilizonte Fyhrerin me problemet e zorrëve. Në të vërtetë Hitleri ishte aq i kënaqur me punën e mjekut të tij sa që e ftoi atë t’i bashkohej rrethit të brendshëm të elitës naziste. Që nga ai moment Dr. Morell qëndroi gjithnjë në anën e tij.

Hitleri vuante edhe nga dhimbjet e stomakut, por pas ilaçeve që doktori i tij i injektonte, brenda pak minutash, arrinte të çohej nga krevati i tij plot energji.

Doktori Ernst Gunther Schensck, filloi të kishte dyshime rreth kurave që bënin mrekulli të Dr. Morell dhe arriti të merrte një prej paketave. Kur u testuan në laborator, u zbulua se ishin amfetaminë.

Por, për aq kohë sa këto ilaçe bënin punë, për Hitlerin gjë tjetër nuk kishte rëndësi. U bë aq i varur nga ilaçet e Dr. Morell sa erdhi një moment sa i la të gjitha problemet e tij shëndetësore në duart e doktorit të tij, me pasoja afatgjata shkatërrimtare. Ai e drejtoi pushtimin e Rusisë Sovjetike ndërsa kishte marrë më shumë se 80 lloje drogërash të ndryshme, përfshi testosterone, qetësues, opium etj. Sipas shënimeve të doktorit ai gjithashtu kishte injektuar morfinë.

Por, droga më suprizuese që Dr Morell i kishte dhënë Fyhrerit ishte kokaina. Ajo përdorej herë pas herë për sëmundje të ndryshme në Gjermaninë e viteve ’30, por gjithnjë në doza shumë të vogla. Morell filloi t’ia hidhte kokainën edhe me pika në sy Fyhrerit. Duke qenë se Hitleri ndihej më mirë kur merrte këto ilaçe, ai e shtonte sasinë e kokainës 10 herë më shumë. Ndoshta për shkak të kësaj mbidoze, Hitleri filloi të shfaqte sjellje të çuditshme disa vite më vonë.

Hitleri e shihte kokainën si diçka shumë efikase. Sipas disa dokumenteve mjekësore që dolën në dritë në Amerikë në vitin 2012, Hitleri filloi të bëhej i varur nga droga. Përveç se me pika në sy, ai filloi ta thithte kokainën pluhur me hundë, për të pasrtruar sinuset dhe për të qetësuar fytin.

Kokaina mund t’i shkaktonte një ndjenjë mirëqenieje Hitlerit, por nuk i bëri asnjë efekt për t’i rritur aktivitetin e tij seksual. Për të kaluar këtë siklet, Morell filloi t’i jepte injeksione burrërie. Hitleri gjithnjë injektohej përpara se të kalonte një natë me Eva Braun.

Duke qenë se u bë i varur pas ilaçeve dhe marrja e tyre për një kohë të gjatë, më vonë Hitleri filloi të kishte probleme shëndetsore. Më në dukje një gjë e tillë u vu gjatë takimit të Hitlerit me Musolinin në Italinë Veriore. Ndërsa Hitleri përpiqej ta bindte himologun e tij italian të mos ndryshonte anë në luftë, ai u bë papritur histerik.

Teksa lufta po i afrohej fundit, Hitleri nuk ishte mirë me shëndet. I varur nga ilaçet, krahët e tij ishin të mbushura me shenja shpimesh, nga injektimet që doktor Morell i bënte. Eva Braun e akuzonte këtë të fundit duke i thënë se ishte thjesht një ‘sharlatan injeksionesh’. Ai e kishte kthyer Hitlerin në një të droguar. Por nga ana tjetër, doktori i qëndroi afër Fyhrerit të tij deri në moment të fundit, në bunkerin e tij në Berlin.

Morell u kap nga amerikanët shumë shpejt pas rënies së Rajhut të Tretë dhe u mor në pyetje për më shumë se dy vjet.

Morell nuk u akuzua kurrë për krime lufte dhe vdiq nga një atak në zemër në vitin 1948, pak kohë pas lirimit të tij nga burgu. Ai la prapa një disa shënime mjekësore, që zbuluan varësinë ndaj drogës të pacientit të tij të preferuar.

Etiketa: historianihitlerikokaina


Ju sugjerojmë

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Shqiptari i “Audit të Verdhë” ekstradohet nga Greqia për në Itali

Shqiptari i “Audit të Verdhë” ekstradohet nga Greqia për në Itali

Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Jordani

Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Jordani

Studimi/ Mësuesit paragjykojnë fëmijët e shëndoshë

Studimi/ Mësuesit paragjykojnë fëmijët e shëndoshë
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com