Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Vidhte klientët, ja se si punonjësja e bankës fuste duart te kartat e kreditit

2017/08/09 at 8:12 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Historia/ Vidhte klientët, ja se si punonjësja e bankës fuste duart te kartat e kreditit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6.5 vite burg një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë, të akuzuar për vjedhjen e mijëra eurove, duke abuzuar me llogaritë e klientëve të ndryshëm, shkruan “Panorama”.

 E pandehura Anila Aliaj është shpallur fajtore për akuzën e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, më shumë se një herë dhe për “falsifikim të dokumenteve”.

Sipas vendimit të shpallur më 26 korrik, ish-specialistja e kreditit në filialin e një banke në Kamzë, përmes veprimeve të jashtëligjshme ka përfituar shuma parash duke çelur kredi, overdrafte, apo karta krediti për klientë të ndryshëm pa dijeninë e tyre dhe përmes dokumentacionit të falsifikuar.

Paratë e lëvruara prej tyre i ka kaluar përmes transaksioneve në llogarinë e një të njohure të saj, ku më pas i ka tërhequr. E pandehura Aliaj u gjykua në masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”. Gjatë gjykimit ajo ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje

me akuzën dhe ka kërkuar të deklarohet e pafajshme. Ajo u deklarua e pafajshëm vetëm për akuzën e “pastrimit të parave”.

Vjedhja me overdraftet

Procedimi penal për ish-punonjësen e bankës, Anila Aliaj, nisi në vitin 2014, pas një denoncimi publik në emër të saj nga një kliente e bankës. Bazuar në këtë ankesë, vetë banka bëri një kontroll të brendshëm nga i cili rezultoi se ish-specialistja e kreditit, e pandehura, Anila Aliaj, duke përfituar nga pozicioni i saj i punës, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me rregulloren e bankës, duke vjedhur para nga banka përmes llogarive të klientëve.

Nga shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se e pandehura ka miratuar olerdrafte të paktën gjashtë klientëve të bankës, në kushte kur ato nuk e kanë kërkuar këtë shërbim.

Sipas gjykatës, lekët janë transferuar në të tjera llogari, përmes një dokumenti të falsifikuar, sikur e kishte miratuar zotëruesi i llogarisë. Disa prej dokumenteve kanë pasur firma të klientëve, por sipas gjykatës, të marra përmes mashtrimit. Kur klientët viheshin në dijeni të veprimeve bankare të cilat nuk i kishin autorizuar, e pandehura i likuidonte.

“E pandehura pasi vidhte paratë e bankës, duke përdorur llogaritë e një klienti të caktuar, përdorte paratë dhe kur klientët vinin në dijeni, shlyheshin paratë në llogarinë e këtij klienti dhe vazhdohej zinxhir me klientë të rinj”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Vjedhja me kartat

Të njëjtin mekanizëm ajo ka përdorur edhe për kartat e kreditit.

Kështu, dëshmitarja Z.M. ka pohuar në gjykatës se nuk ka aplikuar, apo të ketë pasur kartë krediti. Nga ana tjetër, përmes një karte në emrin e saj, nga banka janë tërhequr 220 mijë lekë. Sipas gjykatës, në të tjera episode, me kartën e klientit K. V. janë tërhequr 100 mijë lekë dhe me atë të klientit P.B. 390 mijë lekë. Ndërkohë nga auditi i bankës janë gjetur formularët e paplotësuar, por të nënshkruar nga disa klientë të tjerë.

Vjedhja me kredite

Ndërsa në lidhje me transferimet apo tërheqjes nga llogaria rrjedhëse e klientëve pa kërkesën e tyre, gjykata theksonte rastin e klientit A.M., në emrin e të cilit e pandehura kishte çelur një kredi 2.7 milionë lekë. Sipas gjykatës, një pjesë e këtyre parave të tërhequr nga Aliaj i ishin huajtur një personi të tretë.

 E pandehura Anila Aliaj është shpallur fajtore për akuzën e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, më shumë se një herë dhe për “falsifikim të dokumenteve”.

Sipas vendimit të shpallur më 26 korrik, ish-specialistja e kreditit në filialin e një banke në Kamzë, përmes veprimeve të jashtëligjshme ka përfituar shuma parash duke çelur kredi, overdrafte, apo karta krediti për klientë të ndryshëm pa dijeninë e tyre dhe përmes dokumentacionit të falsifikuar.

Paratë e lëvruara prej tyre i ka kaluar përmes transaksioneve në llogarinë e një të njohure të saj, ku më pas i ka tërhequr. E pandehura Aliaj u gjykua në masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”. Gjatë gjykimit ajo ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën dhe ka kërkuar të deklarohet e pafajshme. Ajo u deklarua e pafajshëm vetëm për akuzën e “pastrimit të parave”.

Vjedhja me overdraftet

Procedimi penal për ishpunonjësen e bankës, Anila Aliaj, nisi në vitin 2014, pas një denoncimi publik në emër të saj nga një kliente e bankës. Bazuar në këtë ankesë, vetë banka bëri një kontroll të brendshëm nga i cili rezultoi se ish-specialistja e kreditit, e pandehura, Anila Aliaj, duke përfituar nga pozicioni i saj i punës, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me rregulloren e bankës, duke vjedhur para nga banka përmes llogarive të klientëve.

Nga shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se e pandehura ka miratuar olerdrafte të paktën gjashtë klientëve të bankës, në kushte kur ato nuk e kanë kërkuar këtë shërbim. Sipas gjykatës, lekët janë transferuar në të tjera llogari, përmes një dokumenti të falsifikuar, sikur e kishte miratuar zotëruesi i llogarisë. Disa prej dokumenteve kanë pasur firma të klientëve, por sipas gjykatës, të marra përmes mashtrimit. Kur klientët viheshin në dijeni të veprimeve bankare të cilat nuk i kishin autorizuar, e pandehura i likuidonte.

“E pandehura pasi vidhte paratë e bankës, duke përdorur llogaritë e një klienti të caktuar, përdorte paratë dhe kur klientët vinin në dijeni, shlyheshin paratë në llogarinë e këtij klienti dhe vazhdohej zinxhir me klientë të rinj”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Vjedhja me kartat

Të njëjtin mekanizëm ajo ka përdorur edhe për kartat e kreditit. Kështu, dëshmitarja Z.M. ka pohuar në gjykatës se nuk ka aplikuar, apo të ketë pasur kartë krediti. Nga ana tjetër, përmes një karte në emrin e saj, nga banka janë tërhequr 220 mijë lekë. Sipas gjykatës, në të tjera episode, me kartën e klientit K. V. janë tërhequr 100 mijë lekë dhe me atë të klientit P.B. 390 mijë lekë. Ndërkohë nga auditi i bankës janë gjetur formularët e paplotësuar, por të nënshkruar nga disa klientë të tjerë.

Vjedhja me kredite

Ndërsa në lidhje me transferimet apo tërheqjes nga llogaria rrjedhëse e klientëve pa kërkesën e tyre, gjykata theksonte rastin e klientit A.M., në emrin e të cilit e pandehura kishte çelur një kredi 2.7 milionë lekë. Sipas gjykatës, një pjesë e këtyre parave të tërhequr nga Aliaj i ishin huajtur një personi të tretë.

 Një tjetër rast i abuzimit me kreditë ishte ai i klientes R. Tobli, e cila kishte marrë dy kredi në bankën e të pandehurës. Ajo ka pretenduar se nuk është informuar nga Aliaj për vonesat gjatë shlyerjes së kredisë, duke qenë se këstet janë marrë dorazi nga ana e Aliajt.

Ndërsa për klienten B.K. banka ka disbursuar një kredi 500 mijë lekë, për të cilën ajo nuk ka qenë fare në dijeni.

Gjykata

Sipas gjykatës, për shkak të skemës të përdorur nga e pandehura për përfitime të kundërligjshme, të gjitha rastet e overdrafteve të pakthyera të përmendura në vendim, banka i ka evidentuar si kredi të pakthyera në shumën 2 935 490 lekë, si dhe 5 704 euro, shumë e cila ka vazhduar të rikuperohet gjatë gjykimit të çështjes penale. Për klientin A. M. dëmi ka qenë 2.6 milionë lekë dhe për klientin M.M. 550 mijë lekë.

“Vepra penale ‘vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit’ nga ana e të pandehurës është kryer me veprime të kundërligjshme, të cilat konsistojnë në hedhjen në dorë të parave të bankës nëpërmjet përgatitjes së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet mashtrimit të klientëve, nëpërmjet kryerjes së transfertave të paautorizuara, nëpërmjet përdorimit të kartave të kreditit të nxjerra pa dijeninë e

klientëve, etj. Mbyllja e disa llogarive bëhej me qëllim që të mos i krijoheshin probleme (për të mos u zbuluar) dhe pas mbylljes se disa kredive ajo vazhdonte me vjedhjen e parave nga llogari të klientëve të tjerë”, arsyetonte gjykata në vendim. Armand Bajrami/Panorama

Etiketa: mashtrimipunonjesja e bankes

Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 Dhjetor, 2025 6:19 pm
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin
Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

12 Dhjetor, 2025 6:05 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Washington Post: Takime sekrete mes kryenegociatorit ukrainas dhe drejtuesve të FBI

12 Dhjetor, 2025 6:01 pm
Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja
Bota

Dosja Epstein, Trump në foto i rrethuar nga gra, publikohen detaje të reja

12 Dhjetor, 2025 5:56 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, si u ndanë votat në Gjykatë

12 Dhjetor, 2025 5:15 pm
Para
Zbulohet sekreti/ A vesh Luana të brendshme me mbushje që të duket seksi?!

Zbulohet sekreti/ A vesh Luana të brendshme me mbushje që të duket seksi?!

Stine dhe Roza Lati bashkë?!! Fotoja me gjuhën jashtë tradhëton ….

Stine dhe Roza Lati bashkë?!! Fotoja me gjuhën jashtë tradhëton ....

Fotolajm/ Saranda në kaos, radhë kilometrike makinash dhe ndërprerje energjie

Fotolajm/ Saranda në kaos, radhë kilometrike makinash dhe ndërprerje energjie

TE FUNDIT

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com