Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia tragjike e 32-vjeçares shqiptare. Pasi humbi gjithë familjen, rrezikon t’i marrin edhe djalin

2018/05/30 at 3:04 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia tragjike e 32-vjeçares shqiptare. Pasi humbi gjithë familjen, rrezikon t’i marrin edhe djalin

Një histori si e telenovelave dramatike është ajo e Orjanës, që ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo është vetëm 32 vjeç, por ka një të shkuar plot me dhimbje. Orjana Këllezi ka humbur në këtë jetë pothuajse gjithë familjen, nënën, babain dhe vëllain, ndërsa tani po rrezikon djalin e saj 7-muajsh.


Vëllai i Orjanës bëri vetëvrasje, por drama nuk mbaroi me kaq. Pas një viti kreu vetëvrasje nëna e saj në zonën e liqenit në Tiranë. Nuk kaloi shumë kohë dhe babai Skënderi ra pre e alkoolit dhe humbi jetën në kushte që ende nuk dihen. U gjet në morg pas 6 muajve që kishte humbur çdo kontakt me të bijën.

Orjana tashmë ka vetëm një vëlla, i cili endet rrugëve dhe nuk ka askënd në këtë botë. Pas humbjes së njerëzve të dashur ajo emigroi në Itali, ku u dashurua me një shtetas italian, Igor Sterbizi, me të cilin ka lidhur dhe kurorë. Jetuan në shtetin italian për disa kohë dhe kur Orjana do kthehej në Shqipëri për të ribërë disa dokumente, bashkëshorti i mbylli telefonin dhe nisi një bashkëjetesë tjetër.

“Unë jam martuar në Itali në vitin 2014 në 11 gusht. Akoma jam e martuar, por nuk ma jep divorcin. Shteti italian më ka dhënë një ekspuls sepse kam kaluar kohën prej 3 muajsh dhe kur erdha për të bërë disa dokumente në Shqipëri, burri im nisi bashkëjetesën me një grua tjetër”, tregoi Orjana, raporton “BalkanWeb”.

E vetme në mes të katër rrugëve, u lidh me një shtetas amerikan, Polin, i cili punonte në ambasadën amerikane në Tiranë. Nga një lidhje tremujore ajo mbeti shtatzënë dhe solli në jetë një djalë, Liorin. Por shtetasi amerikan me emrin Pol e braktisi kur mori vesh shtatzëninë.

“Unë mendoja se nuk mund të bëja fëmijë. Nuk e prisja të ngelja shtatzënë. Shkoja në banesën e Polit, e kishte përballë liceut. Kur ai ikte në punë, i pastroja shtëpinë, laja rroba, i hekurosja rrobat. Kur mbeta shtatzënë dhe i tregova, ai u zhduk. Shkova tek banesa e tij, por roja i pallatit më tha se nuk banonte më aty. Nuk e di ku është tani”,tregoi në një lidhje telefonike me News24 Orjana.

E pashpresë, në muajin e 7-të të shtatzënisë, Orjana niset drejt Piaçencës në Itali, ku dëshironte të rinovonte letrat pasi zyrtarisht ajo figuronte e martuar me shtetasin italian. Pas dy ditëve qëndrimi në hotel e zënë dhimbjet e parakohshme, shtrohet në spital atje dhe pas dy muajve sjell në jetë djalin. Strehohet nga shërbimi social në këtë vend si dhe gjen mbështetjen e motrave ‘Nënë Tereza’.

Por aty ku mendoi se gjithçka po shkonte mirë, aty shkatërrohet gjithçka.

Më datën 8 maj asaj i kanë marrë djalin në shërbimin social dhe nuk ia japin me pretendimin se 32-vjeçarja nuk është e aftë ta rrisë.

“Fëmijën ma kanë marrë në maj dhe nuk më lënë ta shoh më. Në 8 maj unë dola me djalin dhe më qëlluan në kokë e përfundova në spital. Kur dola nga spitali, fëmijën e kishte marrë asistentja sociale dhe tani nuk ma lënë më sepse thonë jam e papërshtatshme. Nuk e di ku është djali. Më kanë thënë që është në komunitet, por nuk e di ku është. Nga psikologia e qendrës është bërë një raport pozitiv për mua, por nuk është marrë parasysh. Unë kujdesesha për djalin dhe deri atë ditë nuk ishim ndarë kurrë. Djali im ka edhe disa probleme shëndetësore dhe kujdesesha në maksimum për të. Jam e pashpresë. I bëj apel shtetit shqiptar pasi nuk kërkoj asgjë, vetëm të më ndihmojnë të marr djalin”, apelon 32-vjeçarja, e cila është e gatshme që të kthehet të jetojë edhe në Shqipëri vetëm të marrë djalin. Në studio ishte dhe kushëriri i saj që tregoi çfarë i kishte ndodhur 32-vjeçares.

Stafi i emisionit “Me zemër të hapur” në News24, kontaktoi me avokaten për të drejtat ndërkombëtare Natasha Shehu, e cila i dha disa udhëzime përmes telefonit Orjanës, por premtoi që do ta ndihmonte falas për të marrë djalin e saj në rrugë ligjore. Avokatja Shehu gjithashtu u shpreh se 32-vjeçares për shkak të martesës me një shtetas italian i takon të marrë dokumentet e qëndrimit, por edhe nëse nuk ndodh në këtë rrugë, Orjana, sipas avokates, ka të drejtë qëndrimi për shkak të djalit, i cili ka lindur në Itali./BW/

 

Etiketa: histori


Ju sugjerojmë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
Sociale

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

20 Maj, 2025 9:41 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
Para
Këto janë arsyet që i kanë detyruar njerëzit të falin tradhtinë

Këto janë arsyet që i kanë detyruar njerëzit të falin tradhtinë

Sherr në spital, zihen keq dy infermiere. Njëra procedohet penalisht

Sherr në spital, zihen keq dy infermiere. Njëra procedohet penalisht

Albi Nako e mohoi lidhjen me Alba Hoxhën, por dyshja kapet “mat” në plazh

Albi Nako e mohoi lidhjen me Alba Hoxhën, por dyshja kapet "mat" në plazh
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com