Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia si në filma/ Artan Dedej tregon për lidhjen me shoqen e gruas e cila e çoi pas hekurave: Vinte vetë!

2018/08/22 at 3:52 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia si në filma/ Artan Dedej tregon për lidhjen me shoqen e gruas e cila e çoi pas hekurave: Vinte vetë!

Një 44 vjecar, baba i tretë fëmijëve u la në burg nga gjykata me akuzën e ngacmimit dhe përndjekjes. Në fakt ai ka konsumuar një lidhje dashurie prej 2 vite e gjysëm me një grua që ia kishte prezantuar bashkëshortja. Edhe e dashura e tij është nënë e ter fëmijëve.


Ditët e fundit gjërat nuk kishin shkuar mirë për Elona L. dhe të dashurin e saj Artan Dedej. Ajo i ka kërkuar ta lërë të qetë, por 44 vjecari e ka zbritur nga makina e punës duke e marrë në Benzin e tij dhe e ka kërcënuar. Më pas ajo ka bërë denoncim në policinë e Tiranës.

Gjyqtari Artan Gjermeni ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin Artan Dedej nga Vora. Në sallën e gjyqit, 44- vjeçari i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar dhe dhunuar asnjëherë gruan që e ka denoncuar.

Ndërsa është shprehur se takohej me të me dëshirën e saj. Në dëshminë e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Dedej ka pranuar se dhjetë ditët e fundit marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të mira e për shkak të xhelozisë ai e ka sharë dhe ofenduar në telefon, por asnjëherë nuk e ka kërcënuar apo dhunuar.

“Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në Polici. I thashë të shkonte”, është shprehur gjatë seancës i dyshuari. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës, i cili ka kërkuar masë më të butë sigurie.

“Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesen dhe ditën e ngjarjes ka dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza”, është shprehur avokati. Megjithatë, këto nuk e kanë bindur gjyqtarin, i cili ka vendosur që 44-vjeçari të qëndrojë në burg.

Nga materialet e para hetimore ka rezultuar se: Shtetasja Elona L., është e martuar dhe me 3 fëmijë. Përpara dy vitesh e gjysmë është njohur me shtetasen R. Dedej, me të cilën është miqësuar. Si rezultat i kësaj miqësie kanë kryer dhe takime të shpeshta dhe vizita familjare. Në këtë mënyrë, ajo është njohur me bashkëshortin e saj, shtetasin Artan Dedej.

Gjatë periudhës 2- vjeçare ai e ka kërcënuar dhe dhunuar herë pas here shtetasen Elona L., si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, herë me dëshirën e saj dhe herë pa dëshirën e saj. Kallëzuesja ka sqaruar se ajo nuk ka bërë kallëzim ndaj tij, pavarësisht se ai e shqetësonte në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të dy familjeve, por ky shtetas vazhdon ta përndjekë duke i dalë në rrugë dhe duke e detyruar të hipë në makinën e tij.

Kjo ka ndodhur dhe më datë 17 gusht 2018, ku rreth orës 16:30, shtetasja Elona L. ka lënë punën pranë një firme private në Rinas dhe ka hipur në furgonin e punës bashkë me shoqet e saj.

Pasi ka mbërritur në Domje, ajo është telefonuar nga shtetasi Artan Dedej, i cili i ka kërkuar që të zbriste nga furgoni dhe ajo duke njohur agresivitetin e Artanit, ka zbritur. Në këtë kohë aty është afruar Artani me automjetin e tij tip “Benz”, me targë TR 2956, i cili e ka kapur forcërisht Elonën dhe e ka futur në makinë. Pasi Elona ka tentuar të hapë derën dhe të dalë, ai i ka thënë që të zbriste po të donte se do ia tregonte ai dhe ka marrë rrugën në drejtim të Domjes. Elona, për shkak të frikës që ajo ka pasi e kishte përdorur disa herë duke kryer marrëdhënie seksuale, herë me dëshirë dhe herë pa dëshirën e saj, dhe për faktin se ai nuk e lejon që të jetojë normal me familjen e saj, ka bërë kallëzim në Polici.

Pas kallëzimit të marrë, Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Artan Dedej, si i dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Nëse gjykata e shpall fajtor ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Etiketa: artan dedejelona lhistoria


Ju sugjerojmë

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Berisha: Fund e krye një piramidë mashtrimi!

30 Qershor, 2025 11:35 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

30 Qershor, 2025 11:24 am
Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

30 Qershor, 2025 11:24 am
GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën, Kryemadhin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Partizani”, dorëhiqet gjyqtarja Elsa Ulliri?! GJKKO: Çdo vendim do jepet..

30 Qershor, 2025 11:10 am
“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
Aktualitet

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

30 Qershor, 2025 11:03 am
Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…
Aktualitet

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…

30 Qershor, 2025 10:52 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Nuk nisi as sot, shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”

30 Qershor, 2025 10:46 am
Kreu i KPP Myzyri paraqitet në SPAK/Dyshime për shkelje të barazisë në tendera
Aktualitet

Kreu i KPP Myzyri paraqitet në SPAK/Dyshime për shkelje të barazisë në tendera

30 Qershor, 2025 10:29 am
30 vite Forcat Komando/ Vëngu: Simbol i guximit dhe profesionalizmit
Aktualitet

30 vite Forcat Komando/ Vëngu: Simbol i guximit dhe profesionalizmit

30 Qershor, 2025 10:26 am
Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës
Aktualitet

Provimi i fundit për klasat e 9, mbi 28 mijë nxënës testohen sot në gjuhë të huaj

30 Qershor, 2025 10:19 am
Para
Dhuna në stadium/ Gjoba dhe ndeshje pa tifozë, ja dënimet për Skenderbeun dhe Partizanin

Dhuna në stadium/ Gjoba dhe ndeshje pa tifozë, ja dënimet për Skenderbeun dhe Partizanin

“Selena është shpirti binjak i Justin,” mamaja e këngëtarit bën Hailey-n të ndihet keq

"Selena është shpirti binjak i Justin," mamaja e këngëtarit bën Hailey-n të ndihet keq

Mori në qafë një familje/ Arrestohet shoferi i Benz-it në aksidentin e Fierit, ku vdiq një grua shtatzënë dhe u plagos e bija

Mori në qafë një familje/ Arrestohet shoferi i Benz-it në aksidentin e Fierit, ku vdiq një grua shtatzënë dhe u plagos e bija
















TE FUNDIT

Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Berisha: Fund e krye një piramidë mashtrimi!

Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
30 Qershor, 2025

Kreu i PD ka reaguar pas shtyrjes së seancës gjyqësore për Dosjen “Partizani”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha...

Lexo më shumë

Javë përvëluese, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë. Ja zonat më të nxehta

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
30 Qershor, 2025

Vala e të nxehtit afrikan do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj jave në vendin tonë, me temperatura...

Lexo më shumë

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Zjarri në tregun industrial në Durrës/Policia:U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
30 Qershor, 2025

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, ku një zjarr përfshiu tregun industrial në...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”, dorëhiqet gjyqtarja Elsa Ulliri?! GJKKO: Çdo vendim do jepet..

GJKKO del me njoftim zyrtar pas vendimit për Metën, Kryemadhin dhe 2 të akuzuarit e tjerë
30 Qershor, 2025

Në lidhje me zërat për një dorëheqje të mundshme të gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com