Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia si në filma: 16-vjeçe ika nga shtëpia drejt Greqisë

2020/01/26 at 5:44 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia si në filma: 16-vjeçe ika nga shtëpia drejt Greqisë

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli sot historinë aspak të zakontë të Luljetës, e cila kishte ardhur posaçërisht nga Gjermania për t’i bërë një suprizë mikeshës së saj.


Në studio, ajo ka treguar se kur ka qenë e vogël asnjëherë nuk i bindej nënës së saj dhe nuk pranonte jetesën në fshat. Kur ishte 16 vjeç, një djalë nga qyteti vjen në fshatin e saj dhe mes tyre lind një pëlqim. Por kjo gjë u kuptua nga familja e saj dhe mes tyre filluan debatet. Djali kthehet në qytetin e tij dhe Luljeta pas një debati me vëllanë vendos të largohet nga shtëpia në drejtim të Greqisë, por pa marrë asgjë me vete.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën tënde… Film e ke jetën!

Luljeta: Vij nga një fshat i vogël i rrethit të Kolonjës. Jam rritur në një familje të madhe sepse jemi 6 motra dhe një vëlla.

Ardit Gjebrea: Familja jote?

Luljeta: Familja ime me dy prindër të mrekullueshëm dhe shumë punëtor. Babi shumë i lirshëm, kurse mami nuk toleronte për asnjë gjë, duhet të bënim gjithmonë atë që thoshte ajo. Akoma dhe sot nëse si marr leje asaj, nuk mund të bëj asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: I ke marrë leje që ke ardhur këtu?

Luljeta: Nuk e di fare se kam ardhur. Pa lejen e saj kam ardhur, se gjithmonë i bëj gjërat pa lejen e saj.

Ardit Gjebrea: Ja që s’paska qenë dhe aq vendimmarrëse ne veprimet e tua që ti ke bërë, sidomos për atë vajtjen tënde në Greqi që mezi po pres ta dëgjoj!

Luljeta: Jeta në fshat për një vajzë është tepër e vështrirë këtu në Shqipëri sepse duhet të bësh gjithmonë atë jetën e fshatit, të shkosh tek lopët ose tek arat. Nuk i jepet mundësia një goce që të shikojë të ardhmen. Unë isha një fëmijë që më pëlqente të ecja përpara, më pëlqente shumë të këndoja, por s’të jepej kurrë mundësia në fshatin Helmës që ishim ne. Unë si dëgjoja asnjëherë mendimet që kishte mami.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Luljeta: Po sepse ishte gjithmonë s’duhet të visheshe, duhet të ishe e mbyllur dhe kjo gjë s’më pëlqente fare. Në familjen time isha ai druri i shtrembër gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Luljeta: Në moshën 16 vjeçe kishte ardhur një djalë nga qyteti dhe u pëlqyem bashkë. E mori vesh vëllai, edhe ajo pjesa që pse duhet të dashurosh? Një shikim aty quhej dashuri! Filluan debatet në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Ti e takoje atë çunin?

Luljeta: Njëherë e takova tek çezma e fshatit dhe aty u bë shumë rrëmujë. Filuan debatet në shtëpi dhe nga debatet u stresova, e mora rëndë psikologjikisht.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me atë çunin?

Luljeta: Ai çuni iku në qytetin e vet, se e kapi vëllai dhe e kërcënoi.

Ardit Gjebrea: U tremb ai i ziu, iku?

Luljeta: Jo s’u tremb, por duhet të ikte në familjen e vet!

Ardit Gjebrea: Po ti ç’bëre?

Luljeta: Unë  u rëndova shumë psikologjikisht dhe vendosa të iki në Greqi se sa ishin hapur rrugët atëherë.

Ardit Gjebrea: Ta harroje apo të rebeloheshe?

Luljeta: Ishte një moment që unë debatova me vëllain dhe e mora vendimin pa ditur se çfarë të bëja.

Ardit Gjebrea: Si shkove?

Luljeta: Dola tek ajo tabela e Helmësit, i ngrita dorën një makine që po kalonte për në Korçë…

Ardit Gjebrea: More rroba me vete, valixhe?

Luljeta: Jo asgjë! S’kisha as lekë me vete që të ikja për në Korçë, s’më mori lekë ai shoferi./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Koronavirusi/ Përhapja po forcohet, ndalohet shitja e gjallesave të egra

Koronavirusi/ Përhapja po forcohet, ndalohet shitja e gjallesave të egra

SHBA, njoftohet rasti i tretë me koronavirus

SHBA, njoftohet rasti i tretë me koronavirus

Publikohet video e Trump ku kërkon shkarkimin e ambasadores në Ukrainë

Publikohet video e Trump ku kërkon shkarkimin e ambasadores në Ukrainë
















TE FUNDIT

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
18 Qershor, 2025

Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u...

Lexo më shumë

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
18 Qershor, 2025

Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
18 Qershor, 2025

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës pritet të sjellin në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar intervale të gjata me...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
18 Qershor, 2025

Dashi Dita do të jetë e favorshme në dashuri. Mundësi të mira do të ketë edhe sa i takon punës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com