Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Si Facebook shpëtoi nga burgu 2 persona në Tiranë, ishin arrestuar prej 7 muajsh

2017/03/04 at 1:59 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të punojnë sot gjykatat? Ja çfarë thonë avokatët

Rrjeti social Facebook, krahas lehtësive që ofron për të komunikuar me miq, të afërm dhe të njohur rishtas, në shumë raste ka shërbyer dhe si “gjyqtar” për të dhënë drejtësi në konflikte penale.


I tillë është rasti i ndodhur në Tiranë, ku Facebook ka shpëtuar nga burgu dy persona, të arrestuar për veprën penale të “Përndjekjes”, e kryer në bashkëpunim.

Një triller i denjë për telenovela ka ndodhur në vitin 2016, në fshatin Daias të kryeqytetit.

20 – vjeçarja S.R ka kallëzuar në polici kunatin (burrin e motrës), për përndjekje të vazhdueshme dhe për mesazhe kërcënuese të dërguara nga ana e tij nëpërmjet Facebook.

E përlotur dhe në gjendje ankthi, ajo ka rrëfyer para oficerëve të policisë të Komisariatit Nr.1 dhe prokurorit të çështjes se kunati B.SH, për shkak se ajo nuk ka pranuar të martohet me nipin e tij, i shkruante se do e ndante nga i fejuari dhe do i priste kokën.

Ajo, në tre faqe material të procesverbalit të kallëzimit, ka deklaruar se përmbajtjen e këtyre mesazheve ia ka nisur edhe disa miqve të saj në Facebook. Këto mesazhe niseshin nga adresa me emër D.H dhe në fund të tyre shkruhej B.SH.

Të njëjtin version ka mbajtur dhe i fejuari T.E, që ka deklaruar se B.SH i dërgonte mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe fyese në adresën e Facebook të fejuarës së tij, S.R.

Gjatë rimarrjes në pyetje, 20 – vjeçarja deklaroi se pasi ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë, B.SH është vënë në dijeni të këtij kallëzimi. Ai ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese, si dhe ka vendosur një person, i cili i ndiqte nga pas atë dhe të fejuarin e saj, T.E.

Dy orë para të së njëjtës ditë, B.SH u kishte dërguar mesazh në Facebook me këtë përmbajtje: “Unë e di që do të bëj 4 vite burg, por pasi të dal do e shikoni që do ta bëj “S” lapidar”. Personin që e ndjek nga pas u identifikua si T.D nga kallëzuesja. Bazuar mbi provat dhe faktet që kishte paraqitur 20-vjeçarja, shtetasi B.Sh dhe T.D u arrestuan dhe qëndruan në burg.

Por me kërkesë të prokurorit të çështjes, Ylli Pjetërnikaj, për të hequr çdo dyshim të arsyeshëm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i është drejtuar kompanisë Facebook, ku ka vendosur marrjen e të dhënave kompjuterike.

Kjo kërkesë është bërë mbi bazën e Konventës së Budapestit, për krimin kibernetik. Një praktikë e tillë gjyqësore është risi për vendin tonë, që ende nuk është e aplikueshme gjërësisht.

7 muaj më vonë, nga përgjigja e ardhur nga kompania Facebook rezulton se, adresa me emrin D. H është rregjistruar nga numri i telefonit 06842….., që është numri i telefonit të kallëzueses. Gjithashtu rezulton se, i pandehuri B.SH, në kohën e hapjes së llogarisë në Facebook në emër të D.H ka qenë në Itali, ndërkohë IP e hapjes është në Shqipëri, gjatë gjithë kohës.

Pra në përfundim rezultoi që ishte e “dëmtuara” S. R, e cila kishte stisur situatën dhe kishte bërë kallëzim të rremë ndaj B.SH.

Prokurori Ylli Pjetërnikaj kërkoi tërheqjen e akuzës, për t’i shpallur të pafajshëm të pandehurit B.SH dhe T.D dhe lënien e tyre të lirë. Në të njëjtën kohë u vendos fillimi i procedimit penal dhe urdhëri i ndalimit të 20 – vjeçares S.R, për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

Deri në momentin që u zbulua se historia ishte e sajuar, familjet e kunatit dhe akuzueses ishin prishur dhe shpesh herë ishin të tensionuara, duke arritur dhe në kërcënime mes tyre.

Por si rezulton e vërteta dhe çfarë ndodhi më pas?

Pasi u ndalua, 20 – vjeçarja pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë. Ajo pranoi se i kishte marrë borxh në vitin 2014 një shumë parash prej 5000 eurosh kunatit, pa dijeninë e prindërve, me afat 1 vjeçar kthimi.

Duke mos patur mundësi që t’i kthente paratë, pasi i kishte prishur me shoqërinë dhe për blerjen e sendeve të çmueshme, ajo pranoi para organit të akuzës se e kishte stisur të gjithë historinë, me qëllimin e vetëm që kunati mos të kërkonte më paratë.

Sapo zbuloi të vërtetën, T.E, i fejuari i vajzës, vendosi të ndahet nga ajo në mënyrë të menjëherëshme. Nga ana tjetër, familja e 20 – vjeçares e braktisi atë për disa muaj, ndërsa i kërkoi ndjesë kunatit dhe mikut të tij për akuzat e padrejta dhe dëmin e shkaktuar.

Procesi gjyqësor ndaj S.R vijon ende në Gjykatën e Tiranës, në pritje të një vendimi përfundimtar dënimi./TV Klan

 

Etiketa: arrestburgfacebookgjykata e tiranes


Ju sugjerojmë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell kritika Von der Leyen: Gjykata juaj ka mbajtur Thaçin për 5 vjet në qeli

15 Tetor, 2025 10:23 pm
Para
Schwarzenegger largohet nga programi televiziv i Donald Trump për këtë arsye

Schwarzenegger largohet nga programi televiziv i Donald Trump për këtë arsye

Foto-galeri/ Djali adoleshent i Dritan Priftit që po “çmend” rrjetin

Foto-galeri/ Djali adoleshent i Dritan Priftit që po “çmend” rrjetin

Kush është ndërtuesja, mashtruese profesioniste që u arrestua sot?

Kush është ndërtuesja, mashtruese profesioniste që u arrestua sot?
















TE FUNDIT

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
16 Tetor, 2025

Vetëvendosje ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme në...

Lexo më shumë

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta...

Lexo më shumë

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
16 Tetor, 2025

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
16 Tetor, 2025

Ditën e sotme  parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com