Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Shfrytëzoi prostitutën në shtëpinë ku kishte edhe gruan, 11 vite burg

2016/08/18 at 9:37 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali, shqiptari kërcënon prostitutën: Më jep 350 euro në javë, ndryshe të vrava

Një 36­vjeçar është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda si autor i trafikimit të një 21­vjeçareje, nga një fshat i thellë i Elbasanit, në Tiranë.

Pas mbërritjes në kryeqytet, e reja është mbajtur e izoluar në një banesë 1­2 muaj, kohë gjatë së cilës është detyruar të prostituojë në këtë vend, si edhe në hotele të ndryshme në kryeqytet.

Në përfundim të 18 seancave shqyrtimi gjyqësor, pak ditë më parë Krimet e Rënda vlerësuan si të provuar akuzën e “trafikimit të personave të rritur” ndaj të pandehurit Edmond Paço.

Ai u gjykua në mungesë, pasi gjatë gjykimit rezultoi të jetë në Greqi nën një masë “detyrim paraqitje”. Nga ana tjetër, ai ka një masë “arrest në burg” nga Krimet e Rënda ende të paekzekutuar. Referuar dëshmisë së të dëmtuarës H.A., cituar në vendimin e Gjykatës, ajo ishte rrëmbyer në verën e vitit 2014 në një nga rrugët e fshatit të saj në Elbasan.

Sipas vajzës, që aktualisht qëndron në një qendër të viktimave të trafikut, i ishte afruar një taksi nga e cila ka zbritur një person që i ka thënë se kishte shkuar për ta marrë. Ajo ka pretenduar se ka kërkuar të njoftonte familjen, por personi i ka marrë telefonin e ka lidhur nga duart dhe e ka futur në makinë.

“Në makinë ndodhej një grua, për të cilën mësoi më vonë se ishte gruaja e personit që e lidhi. Ashtu të lidhur e çuan në Tiranë, ku nuk kishte qenë më parë. Në Tiranë e mbajtën në një dhomë të mbyllur. Edmondi dhe gruaja e tij, të cilët kishin tre fëmijë, ushtruan dhunë dhe presion mbi të, e rrahën dhe e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm. Vetë nuk u pagua nga klientët, ndërsa Edmondi, i cili kujdesej edhe për veshjen e saj, po. Qëndrimi në dhomë zgjati rreth një apo dy muaj dhe, përveç marrëdhënieve në dhomë, kreu marrëdhënie edhe në hotele, ku e çuan Edmondi dhe gruaja e tij”, citohej dëshmia e saj në vendimin e Gjykatës.

Sipas vendimit, e reja ka mundur të largohet në mbrëmje dhe ka shkuar në një piceri ku ka kërkuar ndihmë. Në vijim, ajo është vënë në kontakt me Policinë, të cilëve u ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur, si edhe hotelet ku ajo ishte detyruar të prostituonte me klientë të ndryshëm.

Sipas Gjykatës, nga gjykimi rezultoi e provuar se i pandehuri rekrutoi, gjeti, përzgjodhi, të dëmtuarën H.A., banore në një fshat të largët të Elbasanit, të paarsimuar, në kushte të vështira familjare, ekonomike dhe sociale dhe, duke përfituar pikërisht nga kjo gjendje e saj, e transferoi në mesin e muajin korrik 2014, në Tiranë, vend në të cilin ajo nuk kishte qenë më parë, e fshehu në banesën e tij dhe, për një periudhë prej rreth dy muajsh e shfrytëzoi për prostitucion, duke përdorur si vende shfrytëzimi banesën, rrugën dhe hotelin, duke siguruar përfitime materiale në favor të tij./Panorama

Etiketa: denimelbasangruahistoriaprostitute

Ju sugjerojmë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
Kronikë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

29 Janar, 2026 4:05 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Para
FOTO/ Ja kush është monstra që i preu kokën 12-vjeçarit, një tjetër fëmijë rezulton i zhdukur

FOTO/ Ja kush është monstra që i preu kokën 12-vjeçarit, një tjetër fëmijë rezulton i zhdukur

Lajmi i fundit/ Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot

Qeveria dështoi me katër projektet për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit

Bariu i Palasës: Si i shpëtova sulmit me sëpatë të Jorgos, para 1 viti

Bariu i Palasës: Si i shpëtova sulmit me sëpatë të Jorgos, para 1 viti

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
29 Janar, 2026

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një...

Lexo më shumë

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
29 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të mos bombardonte Kievin për një javë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com