Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia prekëse e 14-vjecares që u hodh nga pallati tek Shkolla e Bashkuar 

2016/11/26 at 7:54 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia prekëse e 14-vjecares që u hodh nga pallati tek Shkolla e Bashkuar 

Përballë me ish-­Shkollën e Bashkuar, në një pallat katër katësh, dy ditë më parë është hedhur një vajzë 14­vjeçare. Por, ajo nuk ishte banore në këtë pallat, ndërsa e kishte zgjedhur për t’i dhënë fund jetës prej aty.


Banesa ku ajo jetonte ishte një vilë dykatëshe, në të cilën banonin dy gjyshërit e të miturës K. B., mamaja e saj, vëllai dhe daja bashkë me familjen e tij. Në një rrëfim për gazetën “Shekulli”, nëna e 14­ vjeçares, I. Qelibari, tregon arsyet e vuajtjeve të vajzës së saj. Për atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, 44­vjeçarja nuk është vënë në dijeni, për shkak të gjendjes shëndetësore që ajo ndodhet. Ajo di që vajzës së saj, K. B., i ka rënë të fikët dhe jo të jetë hedhur nga kati i tretë i një pallati. I. Qelibari, thotë se vajza e saj 14­-vjeçare është e ngarkuar shumë me stres. Sipas saj, K…. e vuan shumë gjendjen në të cilën ajo ndodhet, vuan nga skleroza e theksuar.

Çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj dy ditë më parë?

Nuk e di, zoti ma ka shpëtuar vajzën dje (pardje). Ajo mban shumë stres në vetvete, sepse më shikon mua në këtë gjendje që jam sot. Vajza më ka bërë për katër vite me radhë gjilpërat. Jam invalide, vuaj nga një sëmundje e rëndë. K….. më ka bërë të gjitha shërbimet. Ajo mërzitet shumë me mua dhe ka kaluar stres për gjendjen time. Pse ndodhet në këtë gjendje vajza.

Çfarë e bën atë të kalojë në gjendje depresive?

K…. ka parë shumë gjëra tek unë. Ajo ka vuajtur që kur ka qenë në klasën e parë, pasi atëherë unë jam sëmurë shumë keq. Doktorët nuk më gjenin se çfarë kisha, sa arritëm më dërguan edhe te Psikiatria, pasi menduan se unë isha e çmendur. Dyshonin për këtë sepse unë qaja kur tregoja muhabete të ndryshme, por asnjëherë nuk kam qenë budallaqe. Kaluan 5 vite dhe unë u bëra shumë keq. Mu mpinë këmbët dhe më dridhej komplet trupi, sikur të isha një plakë e moshuar. Në këtë periudhë kam bërë skaner dhe kam dalë me probleme në kokë, atë kohë K…. ka qenë në klasë të parë. Kam dalë me sklerozë të avancuar. Që atëherë vajza më ka shërbyer dhe sot nuk e përballon dot këtë gjendje. E vuan kur unë jam sëmurë dhe rri gjithë kohën në stres.

Cila është historia juaj. Pse i transmetohet ky stres vajzës?

Unë jam e ndarë nga bashkëshorti im. Sa vjeçe është vajza tani, aq vite kam që nuk rri me të. Kam vuajtur shumë me babanë e fëmijëve të mi, kam jetuar për disa kohë në Greqi. Xhelozia të çon në vdekje. Më ka ruajtur zoti që nuk kam vdekur kur kam qenë shtatzënë me vajzën, ndërsa djalin e kam pasur 8 muaj e gjysmë. Fëmijët e mi janë me kombësi greke, pasi babai i tyre është grek, Vorio­Epiriot. Por, fëmijët në këtë ditë sot nuk e kanë këtë kombësi, ja ka hequr babai. Vajzën ai nuk e do, interesohet vetëm për djalin. Ai nuk ia jepte mbiemrin fëmijëve të tij. Kjo shtëpi që unë rri sot është e babait tim. Kur kthehet vajza nga dera e burrit, nuk të do njeri dhe unë e kam vuajtur dhe e vuaj këtë gjë.

Si arrin t’ia dalësh me gjithë këto vuajtje?

Vajza ime ka kaluar shumë gjëra të vështira me mua dhe, ka parë shumë skena jo të mira. Edhe në këtë ditë sot, ajo vazhdon ta vuajë këtë pjesë. Unë nuk jam në gjendje për të mbajtur as fëmijët e mi, pasi marr vetëm 10 mijë lekë invaliditeti. Ato nuk më dalin mua, por fëmijëve të mi jo e jo. Kam kategorinë e parë të sëmundjes dhe ka shumë vështirësi. Babai dhe nëna ime janë nga 70 vjeç dhe kanë hallet e tyre. Babai është i sëmurë, ka tumor në tru. Këtë gjë K…. nuk e përballon mirë, pasi prindërit e mi e rritën. Ajo më shumë do ata, sesa mua. K…. është një vajzë shumë e mirë dhe pa probleme. Në shkollë më flasin të gjithë mirë për të.

A flet vajza me ju për problemet që ajo ka, apo për gjendjen që ajo ndodhet?

Nuk para flet shumë, pasi nuk do të më mërzisë mua për shkak të gjendjes sime. Vajza rri e më bën shërbim gjatë gjithë kohës. Gjendjen time ajo e përjeton shumë keq, madje dhe e ka shprehur. Gjithë kohën ajo rri e mërzitur, në stres. K…. më ka parë mua se një ditë jam mirë e një ditë jo, dhe e përjeton këtë gjë. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur realisht me vajzën time, pasi nuk më tregojnë të vërtetën. Unë e di që K…. i bie të fikët, por këtë herë nuk e di se çfarë ka ndodhur realisht. Kanë hallin tim sepse unë jam e sëmurë dhe mezi eci. Dje kanë ardhur shumë njerëz, pasi kishin qenë në spital tek K….. ishte vrarë shumë keq kur kishte rënë. Është vrarë te pjesa e belit dhe te krahu i majtë. E ka shpëtuar Zoti dhe jam shumë mirënjohës.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes, rreth orës 13:45, në një pallat përballë me ish­Shkollën e Bashkuar. K. B., ka shpëtuar vetëm me disa plagë në trup, të cilat nuk përbëjnë rrezik për jetën e saj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë së komisariatit numër 4, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë. E reja është shpëtuar nga tre djem të rinj, të cilët janë gjendur rastësisht pranë pallatit ku vajza kreu aktin e frikshëm. Ata i kanë kërkuar që mos ta bënte atë veprim, por nuk ia kanë dalë dot. Burime nga policia theksuan se, vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, duke rënë në tarracën e katit të parë. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin “Nënë Tereza”, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur arsyen e këtij veprimi. Në pyetje janë marrë edhe të afërmit e vajzës, për të dhënë detaje mbi veprimin e të resë. /SHEKULLI

Etiketa: 14-vjacarjagjendje depresioniu hodh nga pallati


Ju sugjerojmë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi

10 Maj, 2025 9:12 am
Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi
Aktualitet

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

10 Maj, 2025 8:57 am
“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
Bota

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

10 Maj, 2025 8:46 am
Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
Aktualitet

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit

10 Maj, 2025 8:31 am
Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret
Aktualitet

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

10 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 maj 2025

10 Maj, 2025 8:13 am
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Para
HISTORIA/ Kjo vajzë po e tradhton të dashurin me shefin e saj; ka një arsye

HISTORIA/ Kjo vajzë po e tradhton të dashurin me shefin e saj; ka një arsye

Tronditet qyteti, qëllohet për vdekje 19-vjeçari 

Tronditet qyteti, qëllohet për vdekje 19-vjeçari 

Detaje nga vrasja misterioze e 19-vjeçarit në Elbasan

Detaje nga vrasja misterioze e 19-vjeçarit në Elbasan
















TE FUNDIT

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi
10 Maj, 2025

Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë, pjesëtar i një grupi kriminal....

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

Zgjedhjet në Shqipëri dhe elektorati “gri”/ DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi
10 Maj, 2025

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj...

Lexo më shumë

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

“Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë
10 Maj, 2025

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Polonisë udhëtojnë drejt Kievit për të marrë pjesë në videokonferencën e ashtuquajtur “Aleanca e...

Lexo më shumë

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit
10 Maj, 2025

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, pas 1 muaji fushatë elektorale. Ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com