Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia prekëse/ “Aksidenti më hodhi në karrige me rrota, gruaja shtatzënë më la”

2018/03/18 at 10:19 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Historia prekëse/ “Aksidenti më hodhi në karrige me rrota, gruaja shtatzënë më la”

“Unë kam pësuar një aksident automobilisitk në vitin ’97. Duke ikur për në punë një mëngjes. Isha 25 vjeç dhe ndodhi që aksidenti përfundimisht më hodhi në karrige me rrota. Kam ndenjur 1 vit në spital”. Kjo është historia e Sokolit, i cili ka rrëfyer gjithçka në “Kam nje mesazh” për ty në programin “E diela Shqiptare”. Po kështu ai ka thirrur nje person per ti bërë surprizë.


Më poshtë rrëfimi i plotë, bashkebisedimi me Ardit Gjebrene

Arditi: Kur e kuptove?

Sokoli: Kam ndenjur një vit në siptal. Isha në Greqi atëherë.

Arditi: Kur ndodhi aksidenti të kujtohet ai moment?

Sokoli: Jo nuk e mbaj mend…

Arditi: Po momenti i parë kur kuptove që ishe i paralizuar?

Sokoli: Ka qenë shumë e vështirë për tu pranuar.

Arditi: E ndjeve, apo ta thanë mjekët?

Sokoli: Ma thanë…

Arditi: Si ta thanë?

Sokoli: Doktori kishte thënë, por unë fillimisht e mora nga njerëzit e tjerë. Njeriu nuk e beson, por unë u kapa pas jetës. Thashë shyqyr që jam gjallë dhe do mundohem të bëj më të mirë. Sepse aty ka jetë ka shpresë”.

Arditi: Ti ishte beqar?

Sokoli: Kisha një lidhje dhe prisnim një fëmijë,ish- gruaja ishte 5 muajsh shtatzënë.

Arditi: Ti prisje të bëheshe baba? Pse thua ish gruaja ime?

Sokoli: Sepse më vonë u ndamë.

Arditi: Ndikoi aksidenti në ndarje?

Sokoli: Po, patjetër, sepse njeriu në fillim përballet me dikë që ky nuk do eci më dhe do ketë probleme. Ndodhi që u ndamë.

Arditi: Kush të shërbeu në atë kohë?

Sokoli: Ka qenë nëna dhe babai.

Arditi: Po djali?

Sokoli: Djali është 20 vjeç sot, por nuk kam arritur të jetoj dhe një javë me atë, sepse ndodhën gjërat ashtu. Kur e mora vetën unë që u bëra më mirë, pas 3-4 vitesh nuk u bë mbarë që unë të jem pas tij.

Arditi: E ke takuar djalin?

Sokoli: Dy, tre herë gjithsej. Kam folur disa herë dhe nuk më është thënë mundësia.

Sokoli u kthyer në Shqipëri dhe krijo një organizatë.

Sokoli: U ktheva në vitin ’99. Atëherë banoja në Fier dhe e vetmja gjë që mund që bëja ishte të luftoja për të drejtat e mija dhe krijova një shoqatë atë të paraplegjikëve. Dhe kështu eca me të drejtat. Në vitin 2000 erdha në Tiranë, përsëri i angazhuar me organizatën dhe fitova statusin e paraplegjikut.

Arditi: Si vijoi jeta juaj familjare?

Sokoli: Jam i martuar, që në vitin 2006 dhe kam një djalë 9 vjeç.

Arditi: Ajo u dashurua me ty duke të parë më sy tjetër, ndryshe nga ajo që kishe më parë.

Sokoli: Jam i lumtur me familjen që kam tani. Gruan e kam shumë mbështetëse me kauzat e mija.

Arditi: Juve kë keni sjellë sot?

Sokoli: Kam ftuar mikun tim, Klodi Karaj. Ai është person i verbër, i pjesshëm. Lindi i verëbër, por shikimi i erdhi në një sy në moshën 15 vjeç dhe kjo është gjë e madhe.

Arditi: Ishalla po i përmirësohet tamam dhe të shikojë.

Sokoli: Ai shikon 50% nga një sy dhe është një njeri i mrekullueshëm. Unë duke qenë se jam aktivist për te drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe Klodi aktivizohet për organizatën e të verbërve të Shqipërisë. Jemi njohur para dy vitesh në disa seminare të përbashkëta. Unë u diplomova në fakultetin e drejtësie në Universitetin e Tiranës, kam filluar dhe shkollën e lartë të Avokatisë dhe ka qenë problem ngjitja tek shkallët e universitet. Fola me Klodin dhe më tha se do më ndihmojë ai. Më ka marrë i vetëm dhe më ka ngjitur në katin e tretë dhe çdo javë që unë shkoj në shkollë vjen me merr Klodi me ngjit, qëndron në auditor dhe më pas më zbret.

Arditi: Këtë e bën në mënyrë vullnetare?

Sokoli: Po këtë e bën në mënyre vullnetare, çdo të shtunë.

Ky është momenti kur Klodi merr mesazhin e dërguar nga Arditi.

Arditi: Më thuaj pak, para se të zbulojmë se kush është nga ana tjetër. Mora vesh që ti 15 vjeç fillove të perceptosh botën. E vërtetë ? Cili është ai moment i parë?

Klodi: Është e vërtetë. Kur isha i vogël nuk shikoja. Kam bërë shkollën “Ramazan Kabashi”. Të mos shikosh është gjeja më e vështirë, e di si është bota, por nuk e di si është Arditi. E di sa i gjatë është Arditi, por se di se çfarë fytyre ka Arditi. Vetëm me mollëza dhe gishta e percepton një njeri dhe ky është ndryshimi. Kur më ka ardhur mua shikimi kam qenë në shkollën e të verbërve. Ka ardhur gradualisht, një ditë më erdhi e zbardhur, një ditë diçka tjerët. Nuk e besoja as vetë, një javë nuk më ka zënë gjumi. Unë jam shumë i lumtur ,nuk dua më gjë nga kjo jetë.

Arditi: Kush mund të jetë aty pas, sipas teje?

Klodi: Nuk e di, sepse unë njoh shumë njerëz. Jam shumë universal. Edhe në Facebook kam shumë njohje, vetëm femra kam sepse unë di ti respektoj. Unë di ti respektoj. Në një lidhje në një martesë është komunikimi.

Pasi rrëfeu mbi jetën e tij, Klodi mësoi se kush e kishte thirru.

Klodi: Këto janë njerëzit që unë dua dhe sa të jem gjallë do jap jetën. Tu falësh dashuri këtyre njerëzve është mirë, unë mirë rri pa bukë dhe atij ja bëj shërbimin.

Sokoli i dha një mesazh shumë prekës Klodit: Unë të falënderoj Klodi dhe ja thashë Arditit historinë që unë isha ne rrezik se nuk do shkoja dot në shkollë dhe ti më ofrove ndihëm .Në bashkë po shkojmë në shkollë dhe nuk ma merrte mendja se do ja dilje për një gjë të tillë. Unë të falënderoj për këtë dhe kam një surprizë. Nuk e di nëse do e pranosh, por do jetë shumë ndihmuese nga ty. Unë përfitoj nga shteti paketën e kujdestarisë dhe mendova që të bëhesh kujdestar ligjor i imi.

Klodi: Unë e pranoj me kënaqësi dhe nuk do pranoj asnjë gjë. Unë nuk jam pasanik, jam i thjeshtë, Çdo gjë e kam arritur vetë. Unë nuk të shoqëroj vetëm ty. E kam fundjavën e ngjeshur. Dhe unë e bëj me kënaqësi. Bota këto kohë i ka kaluar me kohë.

Arditi: Klodi, ai do të ta japi ty këtë paketë të kujdestarisë të ta japi ty ekonomikisht. Sokolit i lindi në zemër dh do të ti japi ty këto para.

Klodi: Nuk e bëj dot, sepse kur më ka ardhur shikimi i kam thënë qëllim vetës sa të jem gjallë edhe 80 vjeç të jem do ja u kushtoj këtyre. Dua të le një mesazh për shoqërinë shqiptare.

Arditi: Dakord, po kjo është mirënjohja.

Klodi: Nuk ma bën zemra, është sikur merr një foshnje të vogël dhe e rrit. Dua një gjë nga ty të vi njëherë në Telbingo dhe të marr nj biletë për të varfërit. Dhe bluza ime ka një mesazh. “Shiko përtej vetes”.

Pas shumë kontestimesh, Klodi pranoi që të kujdeset për Sokolin, kundrejt një shumë monetare.

Por, Arditi i plotësoi një dëshirën Klodit, ai e mbajti atë për të qenë i pranishëm tek Telebingo për të zgjedhur biletat për të bërë të lumtur familjet shqiptare. E gjithë shoqëria jonë ka nevojë për njerëz si Klodi.



Ju sugjerojmë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Para
VIDEO/ Ledri Vula “e djeg” në dasmën e shokut, shfaqet me të dashurën e re

VIDEO/ Ledri Vula "e djeg" në dasmën e shokut, shfaqet me të dashurën e re

Vrau kushëririn në sy të të birit 7 vjeç/ Alibia e autorit: Edhe ai mund të më vriste mua

Vrau kushëririn në sy të të birit 7 vjeç/ Alibia e autorit: Edhe ai mund të më vriste mua

Aksidenti tragjik me motor në ish-Bllok, humbin jetën dy të rinj

Tjetër aksident i rëndë me motorr, dy të plagosur
















TE FUNDIT

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste
29 Qershor, 2026

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë kryer një operacion tokësor dhe sulme ajrore përgjatë kufirit Pakistan–Afganistan për t’iu përgjigjur goditjeve “terroriste ndaj...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani kanë rënë dakord të ndërpresin sulmet e tyre dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjenga kantieri në Parkun e Hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Lexo më shumë

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
29 Qershor, 2026

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}