Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia në fund të Historisë

2016/06/01 at 11:10 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia në fund të Historisë

Nga Francis Fukuyama*


Dëshira për liri dhe drejtësi është universale, por nuk mjafton vetëm kjo që një komb apo një popull të jetojë i lirë.

Fukuyama shprehet se duhet të ndërtohet një shtet dhe një kulturë që e mundëson këtë gjë. Ai thotë se pohimi tij për demokracinë globale nuk ka qenë i lidhur kurrë me ndërhyrjen amerikane dhe në mënyrë të veçantë, me shpalosjen e fuqisë ushtarake amerikane.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, në librin tim “Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit”, argumentoja se nëse një shoqëri aspironte të ishte moderne, nuk kishte alternativa për ekonominë e tregut dhe as për një sistem politik, demokratik.

Por, jo të gjitha donin të ishin moderne, sigurisht dhe jo të gjitha ishin në gjendje të siguronin institucionet dhe politikat e nevojshme për të vënë në funksionim demokracinë dhe kapitalizmin, dhe në fakt, asnjë sistem alternativ nuk do të kishte mundur të jepte rezultate më të mira.

E pra, atje, “Fundi i historisë” ishte mbi të gjitha një teori për modernizimin, disa persona e kanë lidhur tezën time të fundit të historisë me politikën e jashtme të Presidentit Xhorxh Bush dhe me hegjemoninë strategjike amerikane.

Kushdo që pretendon se idetë e mia kanë përbërë premisën dhe themelin intelektual të politikave të administratës Bush, nuk i kushton gjithsesi vëmendje pjesës kur flas për demokracinë dhe zhvillimin që nga 1992.

Presidenti Bush, fillimisht e motivoi ndërhyrjen ushtarake në Irak me programet e zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë, me raportet e supozuara të regjimit me Al Kaedën, si edhe me dhunimin e të drejtave njerëzore dhe mungesën e demokracisë.

Kur dy motivimet e para pas ndërhyrjes së vitit 2003 e humbën besueshmërinë, për të dhënë një motivacion logjik për veprimet e saj, administrata filloi t‘i japë një rëndësi gjithnjë e më të madhe aspektit të demokracisë si në Irak, ashtu edhe në tërë Lindjen e Mesme në përgjithësi.

Bush ka pohuar se dëshira për liri dhe demokraci është universale dhe jo ngushtësisht e lidhur me një kulturë dhe ka thënë se Amerika do t’i përkushtohej për t‘u dhënë mbështetjen e saj lëvizjeve demokratike, “me objektivin e fundit për t‘i dhënë fund tiranisë në botën tonë”.

Në gishtat e ngjyer me bojë të zgjedhësve irakianë (që për të shprehur votën e tyre janë vënë në radhë të gjata në disa procese zgjedhore të organizuara nga qershori deri në dhjetor 2005), në Revolucionin e Cedrit në Liban, në zgjedhjen e Presidentit dhe Parlamentit afgan, ata që kishin qenë të bindur për luftën kishin parë të konfirmoheshin bindjet e tyre.

Për sa kohë që këto ngjarje janë modele të sigurta frymëzimi, por edhe mbartës të shpresës, rruga drejt një demokracie liberale në Lindjen e Mesme do të shfaqet ekstremisht zhgënjyese në terma afatshkurtër dhe afatmesëm dhe përpjekjet e Administratës Bush për të ndërtuar një politikë rajonale, duke filluar nga kjo pikë, janë të destinuara të dështojnë plotësisht.

Dëshira për të jetuar në një shoqëri moderne dhe për t’u ndarë nga tirania, është universale, ose thuajse universale. Këtë e dëshmon fakti se miliona njerëz, çdo vit, kërkojnë në çdo mënyrë të largohen nga bota në zhvillim dhe të shkojnë drejt asaj të zhvilluar me shpresën se do të gjejnë atë stabilitet politik, ato mundësi pune, atë ndihmë shëndetësore dhe atë arsimim që në vendin e tyre u mungon.

Por, kjo ndryshon shumë nga të thënët se ekziston një dëshirë universale për të jetuar në një shoqëri liberale apo parë nga një kontekst politik, shoqëri që karakterizohet nga një shumëllojshmëri të drejtash të individit dhe nga supremacia e ligjit.

Dëshira për të jetuar në një demokraci liberale është në fakt diçka që fitohet me kalimin e kohës dhe shpesh është një nga pasojat e mundshme të një procesi të suksesshëm të modernizimit.

Veç të tjerash, dëshira për të jetuar në një demokraci moderne dhe liberale nuk përkthehet domosdoshmërish në kapacitet efektiv për ta bërë këtë.

Në angazhimin e saj në Irakun e pas­Sadamit, administrata Bush duket se ka pretenduar se si demokracia, ashtu edhe ekonomia e tregut, në vend që të jenë një seri institucionesh komplekse dhe të ndërvarur që duhet të ishin zhvilluar me kalimin e kohës, ishin kushtëzuar nga gabime, të cilave shoqëria do t‘u rikthehej automatikisht pasi të ishte rrëzuar diktatura.

Por, para se t‘i jepet jetë një demokracie liberale, duhet të ketë një shtet që funksionon (diçka që nuk është zhdukur asnjëherë në Gjermani apo në Japoni edhe pas disfatës së tyre në Luftën e Dytë Botërore).

Në vendet si Iraku, diçka e ngjashme nuk mund të anashkalohet.

Fundi i Historisë nuk është vendosur kurrë në marrëdhënie me një model specifik amerikan të organizimit politik apo social. Në gjurmët e Alexandre Kojeve, filozof ruso­francez, që frymëzoi tezën time origjinale, unë besoj se Bashkimi Evropian reflekton shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara, si do të jetë bota pas fundit të historisë.

Sforcoja e Bashkimit Evropian për të dobësuar sovranitetin dhe politikat tradicionale të pushtetit për t‘i dhënë jetë një ligjshmërie transnacionale është sigurisht më në linjë me një botë “post­historike” të besimit sistematik të amerikanëve te Zoti, te sovraniteti kombëtar dhe tek aparati i tyre ushtarak.

Në përfundim, unë nuk e kam lidhur asnjëherë pohimin global të demokracisë me ndërhyrjen amerikane dhe në mënyrë të veçantë, nuk e kam lidhur asnjëherë atë me shpalosjen e fuqisë ushtarake amerikane. Tranzicionet demokratike duhet të aktualizohen nga shoqëritë që me të vërtetë aspirojnë demokracinë dhe për shkak se kjo e fundit sjell krijimin e institucioneve ad hoc, zakonisht bëhet fjalë për një proces mjaft të gjatë dhe që shtrihet në kohë.

Nga jashtë, fuqitë si Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet shembullit të tyre të shoqërisë së suksesshme, nga këndvështrimi politik dhe ekonomik, shpesh mund të përshpejtojnë një tranzicion të tillë. Me qëllim që procesi të ecë përpara, munden edhe të ofrojnë financime, këshilla, ndihmë teknike, e sigurisht, ndonjëherë edhe forcën e tyre ushtarake. Por, një ndryshim i regjimit i imponuar me forcë, nuk ka qenë kurrë element kyç në një tranzicion demokratik

*Akademik amerikan, autor i librit “Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit”



Ju sugjerojmë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Para

Top-lista/20 klubet më të ndjekura në botë, ja pse Dortmundi "ha bukë" veç

Intervistë/ Martohet “Aja”: Po realizoj ceremoninë e ëndrrave”

Intervistë/ Martohet "Aja": Po realizoj ceremoninë e ëndrrave"

Gjimshiti-Rashica/ Tifozët “masakrojnë” trajnerin De Biasin me komente

Gjimshiti-Rashica/ Tifozët "masakrojnë" trajnerin De Biasin me komente

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com