Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Kur Maradona luante për Pablo Eskobarin

2016/10/01 at 3:45 PM
në Aktualitet, Bota, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia/ Kur Maradona luante për Pablo Eskobarin

Ka takime të destinuara për tu shndërruar në legjendare dhe këtë Pablo Escobar e ka ditur gjithmonë. Për këtë arsye, një ditë vendosi që të ftojë në “La Catedral”, yllin e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Sikurse ka emra të destinuar për tu gdhendur në kujtesë.


Burra të cilët me vendimet e tyre ndryshojnë historinë e një atdheu të tërë. Disa herë në aspektin pozitiv, por në shumë herë të tjera në aspektin negative. Por ndodh edhe që varfëria dhe dëshpërimi të mos lejojnë më që të dallojnë Parajsën nga ferri dhe ajo që lind është një gjendje hibride, në të cilën gjithçka është e lejuar, në të cilën çdo kufi mund të shtyhet disa metra më tutje, në të cilin qëllimi justifikon çdo mjet.

Pablo Emilio Escobar Gaviria nuk ka nevojë për prezantime. Është e natyrshme të kujtohet si perandori i kokainës, narkotrafikanti më i pasur i të gjitha kohërave, ose si një prej kriminelëve më gjakatarë të historisë.

Ajo që jo të gjithë e dinë është se Escobar ishte edhe një zotëri i futbollit. Mundësoi ndërtimin e stadiumeve dhe ndihmoi skuadrat lokale deri në pikën kur u bë financuesi më i madh i skuadrës më të rëndësishme në atdheun e tij, Atletico  Nacional di Medellin, skuadra e parë kolumbiane që fitoi trofeun “Coppa Libertadores”, e mundur në minutën e fundit të kohës shtesë në finalen e Kupës Interkontinentale, në vitin 1989 nga Milani i Arrigo Sacchi. Ndeshja u zhvillua në fushën private, pjesë e burgut “La Catedral”.

Metoda e Escobar ishte perfekte për të marrë konsensusin dhe mbështetjen popullore, ndërkohë që riciklonte sasi gjigante të parave. Por pas personave të lindur për të bërë histori, ndodhen takimet e destinuar për tu bërë legjendarë. Tani që të gjithë e kanë të qartë në mendje imazhin e Escobar, bashkëngjitini atij një tjetër figurë mitike, të pamundur për ta injoruar, futbollistin me famë botërore, Diego Armando Maradona.

Çfarë ndodh kur dy persona me staturën e bujshme të tyre takohen? Nuk ka shaka. Ishte viti 1991, muaji dhjetor. Maradona po vuante dënimin dhe skualifikimin e tij 2-vjeçar, pasi rezultoi pozitiv ndaj kokainës në testet anti-doping, kur nga menaxheri i tij, Guillermo Coppola u njoftua se një zotëri i rëndësishëm kolumbian ishte i gatshëm të paguante një shumë të konsiderueshme, vetëm që ylli argjentinas i futbollit botëror të merrte pjesë dhe të luante në një ndeshje miqësore me futbollistë të tjerë amerikano-jugorë, mes të cilëve edhe Rene Higuita.

Maradona dhe Escobar u takuan rreth një vit para se “El Padron” të ekzekutohej për vdekje. Në fund të fundit, Diego në Kolumbi ishte shumë i famshëm në atë kohë. Kur ishte vetëm një fëmijë dhe i bënte të çmendeshin tifozët me fanellën e Argentinos Juniors, e kërkuan edhe të famshmit vëllezërit Orejuela, drejtues të kartelit të Cali. Oferta e tyre u kapërcye nga Barcelona, se në të kundërt, Maradona do të kishte veshur fanellën e America, ekipit të parë të kryeqytetit kolumbian.

Maradona pranoi pa bërë shumë pyetje ofertën e propozuar nga miku dhe menaxheri i tij. Por, kur arriti në Medellin dhe u shoqërua në një burg të rrethuar nga qindra roje, siguria e tij nisi të çekuilibrohej. “Çfarë ndodh? Duan të më arrestojnë?”.

Vendi për ku u shoqërua Diego mban emrin që në Amerikë të gjithë e njohin, “La Catedral”, burgu personal i Pablo Escobar.

“Dukej njëlloj sikur të ishe në një hotel luksoz në Dubai. Aty më prezantuan me zotërinë që më kishte ftuar, të cilin e thërrisnin “El Patron”. Unë nuk lexoja gazetat, nuk shikoja  televizor, nuk isha i sigurtë se kush ishte. U tregua një person shumë respektues, edhe i fohtë, por miqësor me mua. Më tha se e admironte mënyrën time të lojës, dhe se identifikohej me mua, sepse që të dy kishim mundur të triumfonim ndaj varfërisë. Aty ndodheshin femrat më të bukura që unë kam parë gjatë të gjithë jetës time dhe të mendosh që ishim në një burg! Nuk mund ta besoja. Mëngjesin e të nesërmes më paguan dhe ai më përshëndeti përzemërsisht”, kujton Diego Maradona nga ai takim me Escobar.

Atë pasdite, kampioni argjentinas mori pjesë në një ndeshje të zhvilluar në fushën private të burgut. Skuadrat përbëheshin nga njerëzit e Escobar, nga njëra anë ishte Maradona, ndërsa në anën tjetër portieri i famshëm Higuita.

Në përfundim të ndeshjes miqësore miqtë u falenderuan me një festë që “El pibe de oro”, kujton edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite. Maradona shtangu tërësisht kur mësoi në lidhje me finalen e kapitullit tragjik të historisë së Escobar, kur kuptoi që ai zotëria ishte porositësi dhe ekzekutuesi i më shumë se dhjetë mijë vrasjeve dhe se kishte qenë padroni absolute i narkotrafikut botëror.

Maradona vlerëson pozitivisht aktivitetin e Escobar, madje duke justifikuar edhe viktimat e shumta. “Në çështjen e narkotrafikut unë jam personi më pak i përshtatshëm për të gjykuar, por “Padroni” paguante fshatarët për të mbledhur pastën e koka-s, paguante të tjerët për ta përpunuar atë në laboratore dhe paguante pilotët që ta transportonin në Shtetet e Bashkuara. Në fund të llogarive, fabrikonte një produkt në mënyrë klandestine dhe ua shiste atë njerëzve që e kërkonin, askush nuk detyrohej dhe as nuk ishte i imponuar, apo jo? Nuk ja vidhte atë askujt. Në anën tjetër politikanët zgjidhen dhe vjedhin paratë e popullit duke i rritur taksat një nëne që blen qumështin për fëmijët e saj. Kështu, në aspektin etik, kush është më i keq? Përsa i përket vdekjeve, ai ishte në luftë kundër shtetit për një motiv nacionalist, sepse qytetarët kolumbianë të mos ekstradoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe në luftë njerëzit vriten. Edhe Bush, për naftën vrau me qindra e mijëra persona. Po ai nuk është i keq?”, komenton Maradona mbi aktivitetin e Escobar.

Jo të gjithë takimet janë të destinuar për tu rizgjidhur në një revolucion. Disa janë vetëm kryqëzime të dy jetëve që do të vijojnë secili në rrugën e vet. Escobar i propozoi Maradonës që të bëhej numri 10 i skuadrës së tij, por Diego preferoi të transferohej te Siviglia. Ishte viti 1992.

Pak më shumë se një vit më pas, trupi i pajetë i Pablo Escobar u fotografua nga agjentët amerikanë të “DEA” në çatitë e Medellin./Telesport.al

 

Etiketa: escobarluanteMaradona


Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Foto/ Jeta luksoze e biznesmeni që u arrestua në Tiranë për trafikim organesh njerëzore

Foto/ Jeta luksoze e biznesmeni që u arrestua në Tiranë për trafikim organesh njerëzore

Video/ Ndeshja, Kukësi-Partizani: Kuksianët sulmojnë me gurë tifozerinë e Partizanit

Video/ Ndeshja, Kukësi-Partizani: Kuksianët sulmojnë me gurë tifozerinë e Partizanit

Premier League LIVE/ Asnjë gol në 20 minutat e para të katër takimeve

Premier League LIVE/ Asnjë gol në 20 minutat e para të katër takimeve
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com