Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e frikshme,ëndrrat që paralajmëruan vdekjen e gjashtë familjarëve

2019/06/23 at 4:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e frikshme,ëndrrat që paralajmëruan vdekjen e gjashtë familjarëve

Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm. Ndarja nga jeta e gjashtë pjesëtarëve të familjes nuk e ka mposhtur nënën e saj.

Ka qenë një histori shokuese ajo e Bardhës këtë të dielë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan. Ajo kishte ardhur në studio për t’i shprehur mirënjohjen të ëmës për forcën e kurajën që i ka dhënë pas gjashtë fatkeqësive të njëpasnjëshme në familje. Duket e pabesueshme por Bardha i ka parashikuar të gjitha ikjet e njerëzve të dashur nga jeta nëpërmjet ëndrrave.

Në fillim largohet nga jeta gjyshja e cila e kishte rritur. Më pas babai vetëm 50 vjeç ku tre ditë më parë Bardha e kishte parë në ëndërr. Në mes të liqenit të Shkodrës ajo ishte bashkë me dy vëllezërit dhe babain duke ngrënë mish. “A po i jep mish babait”, i kishte thënë vëllai i madh dhe Bardha i ishte përgjigjur “pa merak se atij i kam dhënë të parit”. Si një ogur i keq në besëtytnitë e zonës, ajo e kishte parandjerë që vdekja po vinte rrotull si një “bishë” e tërbuar për të rrëmbyer njerëzit e saj më të dashur.

Pas babait ajo sheh në ëndërr njërin nga vëllezërit duke humbur në thellësinë e një pusi dhe brenda pak ditësh i sjellin lajmin se ai ishte mbytur në liqenin e Shkodrës pasi ishte goditur nga kontakti me korrentin në ujë. Disa vite më vonë, Bardha sheh një tjetër ëndërr të frikshme. Një çifte e godet në gjoks duke i shkaktuar dy vrima që kullonin gjak. Pa kaluar një javë vjen lajmi i kobshëm se dy vëllezërit 32 dhe 27 vjeç ishin mbytur në liqen ku kishin shkuar për gjueti.

Në përpjekje për të shpëtuar njëri – tjetrin ata i kishin gjetur të përqafuar dhe me atë vështrim të ngrirë në acarin e dimrit, dhjetë ditë përpara se të festonin Vitin e Ri. Në gjithë këtë mort që tërhiqej zvarrë ndër vite duke shuar burrat e shtëpisë, ajo që qëndronte e fortë ishte nënë Rabia. Ajo u betua mbi trupat e djemve se do i rriste të pesë fëmijët që lanë pas dhe ia arriti më së miri. Përpara disa vitesh, Bardha humb edhe bashkëshortin, sërish duke e parandjerë nëpërmjet ëndrrave. Atëherë kur mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar, ishte sërish ajo, nëna e mirë, besimtare e Zotit që i dha forcë për të ecur përpara. E sot Bardha nuk kishte sesi të mos e falenderonte atë që jo vetëm i mbajti gjallë me punë, sakrifica dhe kurajë por shërben si një model shprese për të gjithë ata që e njohin në Shkodër e më gjerë. /tvklan.al

Etiketa: endrrafamilje

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Para
Edhe kreu i opozitës greke paralajmëron Ramën

Marrëveshja e Prespës në rrezik, intelektualët letër të hapur Mitsotakisit

Khashoggi/ Donald Trump rrëzon kërkesën që FBI të marrë pjesë në hetime

Khashoggi/ Donald Trump rrëzon kërkesën që FBI të marrë pjesë në hetime

Mercedes dominon edhe në Çmimin e Madh të Francës

Mercedes dominon edhe në Çmimin e Madh të Francës

TE FUNDIT

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com