Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ Edmond Paço dhe e shoqja rrëmbyen vajzën nga fshatrat e Elbasanit, e bënë prostitutë

2016/08/18 at 8:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia kap “mat” shqiptarin në makinë me një prostitutë

Një 36 ­vjeçar është dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda si autor i trafikimit të një vajze 21­ vjeçe, nga një fshat i thellë i Elbasanit, në Tiranë.

Pas mbërritjes në kryeqytet, e reja është mbajtur e izoluar në një banesë 1­2 muaj, kohë gjatë së cilës është detyruar të prostituojë në shtëpi dhe në hotele të ndryshme në kryeqytet.

Në përfundim të 18 seancave shqyrtimi gjyqësor, pak ditë më parë Krimet e Rënda vlerësuan si të provuar akuzën e “trafikimit të personave të rritur” ndaj të pandehurit Edmond Paço. Ai u gjykua në mungesë, pasi gjatë gjykimit rezultoi të jetë në Greqi nën një masë “detyrim paraqitje”. Nga ana tjetër, ai ka një masë “arrest në burg” nga Krimet e Rënda ende të paekzekutuar.

Referuar dëshmisë së të dëmtuarës H.A., cituar në vendimin e Gjykatës, ajo ishte rrëmbyer në verën e vitit 2014 në një nga rrugët e fshatit të saj në Elbasan. Sipas vajzës, që aktualisht qëndron në një qendër të viktimave të trafikut, i ishte afruar një taksi nga e cila ka zbritur një person që i ka thënë se kishte shkuar për ta marrë. Ajo ka pretenduar se ka kërkuar të njoftonte familjen, por personi i ka marrë telefonin e ka lidhur nga duart dhe e ka futur në makinë.

“Në makinë ndodhej një grua, për të cilën mësoi më vonë se ishte gruaja e personit që e lidhi. Ashtu të lidhur e çuan në Tiranë, ku nuk kishte qenë më parë. Në Tiranë e mbajtën në një dhomë të mbyllur. Edmondi dhe gruaja e tij, të cilët kishin tre fëmijë, ushtruan dhunë dhe presion mbi të, e rrahën dhe e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të ndryshëm. Vetë nuk u pagua nga klientët, ndërsa Edmondi, i cili kujdesej edhe për veshjen e saj, po. Qëndrimi në dhomë zgjati rreth një apo dy muaj dhe, përveç marrëdhënieve në dhomë, kreu marrëdhënie edhe në hotele, ku e çuan Edmondi dhe gruaja e tij”, citohej dëshmia e saj në vendimin e Gjykatës.

Sipas vendimit, e reja ka mundur të largohet në mbrëmje dhe ka shkuar në një piceri ku ka kërkuar ndihmë. Në vijim, ajo është vënë në kontakt me Policinë, të cilëve u ka rrëfyer çfarë i kishte ndodhur, si edhe hotelet ku ajo ishte detyruar të prostituonte me klientë të ndryshëm.

Sipas Gjykatës, nga gjykimi rezultoi e provuar se i pandehuri rekrutoi, gjeti, përzgjodhi, të dëmtuarën H.A., banore në një fshat të largët të Elbasanit, të paarsimuar, në kushte të vështira familjare, ekonomike dhe sociale dhe, duke përfituar pikërisht nga kjo gjendje e saj, e transferoi në mesin e muajin korrik 2014, në Tiranë, vend në të cilin ajo nuk kishte qenë më parë, e fshehu në banesën e tij dhe, për një periudhë prej rreth dy muajsh e shfrytëzoi për prostitucion, duke përdorur si vende shfrytëzimi banesën, rrugën dhe hotelin, duke siguruar përfitime materiale në favor të tij./Panorama

Ju sugjerojmë

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
Sport

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

3 Shtator, 2025 5:25 pm
Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
Kryesore

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

3 Shtator, 2025 5:16 pm
Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
Bota

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

3 Shtator, 2025 4:28 pm
Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
Aktualitet

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

3 Shtator, 2025 3:33 pm
Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale
Rajoni

“Albin Kurti do të jetë i vdekur”, Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

3 Shtator, 2025 3:26 pm
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Aktualitet

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 Shtator, 2025 2:30 pm
Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS
Kryesore

Qeveria e re, zbardhet agjenda e Asamblesë së PS

3 Shtator, 2025 2:15 pm
“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…
Kryesore

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

3 Shtator, 2025 1:28 pm
Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët
Bota

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

3 Shtator, 2025 1:15 pm
Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici
Kronikë

Ndërtim i paligjshëm në zonat e Mbrojtura, arrestohet ish-polici

3 Shtator, 2025 12:40 pm
Para
Largohet nga banesa 13-vjeçarja, nëna: Ky person ma ka mashtruar

Gruaja denoncon ish-burrin: Bëri seks në sy të fëmijës. Policia e arreston

Krimi në Golem/ Ja çfarë tha në Polici familja e Sokrat Shanit për lidhjen e tij me Jonidën

Alibia/ "Jonida nuk u vra nga Sokrati. Të hetohet personi që e mori në shtëpi"

Rasti i rrallë/ Gjithë familja ka lindur në një ditë

Rasti i rrallë/ Gjithë familja ka lindur në një ditë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo

Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo gjë ndodh kudo
3 Shtator, 2025

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit...

Lexo më shumë

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…

Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla: Nuk mendojmë për lojtarët që…
3 Shtator, 2025

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur përpara miqësores së Gjibraltarit në një konferencë për mediat. Mbrojtësi kuqezi, u...

Lexo më shumë

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit
3 Shtator, 2025

Ashtu si në fabulën e Ezopit, askush nuk i beson atij që thërret “ujku!”, por në fund ujku vjen dhe...

Lexo më shumë

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve
3 Shtator, 2025

Ditën e sotme  kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi  nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com