Sociale

Historia e Valbonës, në vijë të parë të luftës me koronavirusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 28/03/20 |
el ida

Kjo fotografi, po bëhët virale në rrjetet sociale. E etiketuar si heroinë, Valbona, është një nga dhjetëra infermiere në Shqipëri që po përballen në vijën e parë me koronavirusin.

Fytyra e saj, ashtu e si shumë kolegëve në mbarë botën, është me plagë nga maska, por ky nuk është shqetësimi i saj i vetëm. Valbona lutet cdo ditë pas pune që të mos infektojë vajzën e saj.

Shkrimi i plotë:

BETIMI I VALBONES: 🇦🇱 VALBONA eshte nje nder infermieret qe po lufton ne fushe-betejen e COVID 1 prane Spitalit Infektiv. Forca dhe perkushtimi jane dy armet e saj te ftohta. E vendosur ne vijen e pare te luftes, bashke me mjeke e infermiere te tjere, BONA, emri i se ciles, eshte ne thelb sherbim, vazhdon misionin jetedashes. Njesoj si koleget e saj italian, spanjoll apo grek, ne fytyren e saj ka plage, qe jane me te paktat qe lufta mund te shkaktoj. Plaget me te medha nuk duken. Ne darke apo mengjes, ajo duhet te kthehet ne shtepi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar nje semundje te veshtire dhe ne cdo rast nuk duhet te kete asnje kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet qe plumbat e marre gjate sherbimit t’i kete lene ne fushe-beteje, per te mos vrare me ta padashur te bijen. Betohem solemnisht përpara Zotit…Keshtu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e permbush ate, para Zotit, vetes dhe nesh. Ne lagjen time ku ajo banon,mjafton qe ta therrasesh nga ballkoni per t’u gjendur prane ne cast. VALBONA eshte sot HEROINA. FALEMINDERIT DHE ZOTI QOFTE ME TY!🙏 Ta shperndajme ne forme solidariteti.

Shënim: Ky shkrim është marrë në rrjete sociale, dhe nuk dihet autori i saj./Opinion.al

Pas