Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e vajzës me sklerozë të shumëfishtë:Prej 4 vitesh nuk mund të eci

2019/12/18 at 7:27 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e vajzës me sklerozë të shumëfishtë:Prej 4 vitesh nuk mund të eci

“Historia ime” në Tv Klan solli sot historinë prekëse të një vajze 28-vjeçare nga qyteti i Elbasanit. Prej 7 vitesh, Florida Tufa u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë. Kjo sëmundje është një patologji e sistemit nervor qëndror, për të cilin shkaqet janë të panjohura.


Ajo karakterizohet me zhveshjen e fijeve nervore në sistemin nervor qëndror, të cilat kontrollojnë lëvizjet e muskujve. Kjo patologji manifestohet në mënyrë të ndryshme tek secili individ, duke filluar nga dhimbjet e muskujve deri në pamundësi për të ecur.

Në studio, Florida ka treguar se sëmundja ka avancuar së tepërmi dhe prej 4 vitesh ajo nuk mund të eci. Gjatë kësaj kohe ka marrë mjekime të ndryshme, por pa asnjë rezultat.

Mirela Milori: Si ka qenë jeta jote para sëmundjes?

Florida: Jeta më ka përballur me shumë sfida. Mami më ka vdekur në ’97 me plumb qorr, kur unë isha 5 vjeçe. Pavarësisht kësaj disfate që kam pasur, Zoti më mori mamin biologjike, por më solli në jetë një tjetër ëngjëll, që unë e quaj ëngjëlli im mbrojtës. Kemi një dashuri reciproke për njëra-tjetrën. Babin e kam krahun tim të djathtë. Jam me fat për këtë gjë. Tani përballem me një sfidë tjetër?

Mirela Milori: Që është skleroza e shumëfishtë?

Florida: Po.

Mirela Milori: Kur fillloi?

Florida: Në fund të vitit të tretë të universitetit, filluan shenjat e para të sëmundjes, se unë kam mbaruar degën anglisht. Fillimisht ndihesha shumë e lodhur, s’kisha fuqi, më pas sëmundja avancoi edhe më shumë, kisha humbje të ekuilibrit. Tani prej 4 vitesh nuk mundem dot të eci fare. Kam qenë në Angli, Itali, shumë herë kam përdorur shumë medikamente, por pa asnjë rezultat.

Ajo më tej tregon se ka kërkuar në internet për ndonjë zgjidhje për sëmundjen e saj. Florida zbuloi që në Beograd bëheshin qeliza staminale. Për një sqarim më të detajuar, Florida shkoi aty dhe bëri një konsultë, ku mjekët rusë i dhanë shumë shpresë.

Florida: Nëse unë do mund të bëj tre ndërhyrje, do mund të jem Florida e dikurshme, do bëj një jetë normale. Por këto ndërhyrje që duhet të bëj unë patjetër kushtojnë shumë, 40 mijë Euro. Babi im ka marrë shumë kredi, shumë borxhe. Shpresoj që me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e gjithë shqiptarëve do mund ta fitoj këtë betejë. /Burimi Tv Klan/

 

Etiketa: historiaime


Ju sugjerojmë

Si e “humbi” Trump Indinë?
Bota

Si e “humbi” Trump Indinë?

6 Dhjetor, 2025 9:10 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për sot

6 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

6 Dhjetor, 2025 7:43 am
Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Para
Krijohet ministria e Rindërtimit, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Krijohet ministria e Rindërtimit, shtyhet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Shkarkohet Arben Malaj, vetëm 72 vota pro

Shkarkohet Arben Malaj, vetëm 72 vota pro

Mendohej se ishin ndarë, modelja i bën dedikimin prekës partneres

Mendohej se ishin ndarë, modelja i bën dedikimin prekës partneres
















TE FUNDIT

Si e “humbi” Trump Indinë?

Si e “humbi” Trump Indinë?
6 Dhjetor, 2025

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
6 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve vetë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për orë të...

Lexo më shumë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com