Një shtëpi me pishinë ishte streha, ku britaniku Dagllas Bar dhe bashkëshortja e tij Xhuli, përmbushnin epshet e tyre seksuale, duke dhunuar dhe keqtrajtuar 5 fëmijët e tyre të adoptuar.
Prej vitit 2007, çifti britanik ishte vendosur në ishullin grek bashkë me 5 minorenët, për të cilët kishin kujdestarinë.
Mbyllja në birucë, kërcënimi me thikë apo dhe grushtat në fytyrë ishin disa nga dënimet që merrnin fëmijët kur refuzonin dëshirat paranojake të prindërve të tyre të adoptuar.
Rajan tregoi se kishte parë babain të shtrirë në krevat, duke zhveshur dhe përkëdhelur motrën e tij Xheni në vendet intime.
Motrën tjetër, Xhenifer, e dhunonte duke e qëlluar me shkopinj në gjoks, pasi më parë i kishte qethur flokët dhe vetullat.
Dy vajzat u kishin treguar ferrin fqinjëve, të cilët e denoncuan çiftin në polici. Daglllas Bar u arrestua dhe u dënua me 19 vite burg nga Gjykata e Rethimnos në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij është ende në kërkim.
Tv Klan