Ka ndodhur të shtunën në rrugën Abbadesse në Milano. Ka kuisur për gjatë gjithë kohës, deri sa mbeti pa frymë, më pas u hodh nga ballkoni i katit të tretë për në oborrin e shtëpisë, i shtrënguar të qëndronte në diell pa as një pikë ujë. Ngordhi mënjëherë pasi u hodh, dhe policia lokale e cila arriti pasi sinjalizimit të disa banorëve, nuk mundi të bëjë asgjë. Kur kafsha vendosi të hidhet në apartament nuk ndodhej askush. Por ajo që është më e çuditshme është se kjo nuk ishte shtëpia e tij; i ishte besuar nga zonja e shtëpisë një mikes së saj për disa ditë dhe kjo e fundit e kishte lëshuar në taracë me anë të një dritareje në formën e derës për ti mundësuar që të rikthehej, por duket se para derës ka pasur një raft për tharjen e rrobave, çka e ka penguar kafshën e gjorë për tu kthyer andej nga erdhi.