Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e trishtë e Lolës: Burri më pranoi edhe pse isha prostitutë

2017/01/24 at 8:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e trishtë e Lolës: Burri më pranoi edhe pse isha prostitutë

Historia e Lolës e transmetuar në emisionin ‘Rudina’ në tv Klan është një ngjarje që për fatin e keq u bë drama e shumë vajzave shqiptarë në vitet e para të demokracisë. Ishte vetëm 15 vjeç kur u dashura me një djalë dhe së bashku me të mori të ashtuquajturën udhëtimin e ëndrrave drejt Italisë. Një udhëtim që u kthye në makthin e jetës dhe që sot afërsisht 20 vite më vonë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën të saj.

Rrëfimi:

Unë isha në shkollë si çdo vajzë. Kisha shoqërinë time, nga një shoqe e përbashkët njoha një djalë. Me familjen nuk kisha shumë afrimitet. Mami ishte shumë e ftohtë, të dy prindërit me thënë të drejtën. Nuk kam dëgjuar kurrë një fjalë të ngrohtë, zemër, shpirt. Pa i thënë askujt, shkova në Vlorë dhe u nisëm për Itali më gomonë. Unë errësirën e kam frikë, por detin natën është tmerr.

Kur mbërriti në Itali e gjeti veten e braktisur. Ai që i kishte ofruar botën, tani po e njihte me ferrin.

Ishte një shtëpi që kishte dhe vajza të tjera, në momentin e parë nuk pashë shumë gjera. Fillova të shikoj që vajzat hynin dilnin, natën. Një nga vajzat me shumë frikë dhe delikatesë më tha, “Ku ke ardhur moj”. Vetë kaq nuk arriti të më thoshte gjëra të tjera. Pas dy ditësh erdhi dikush dhe me tha, pushimi mbaroi, kaq ishte. Për të ndenjur këtu duhet të bësh diçka. Më rrotulloi një palë të brendshme. Unë i thashë nuk dal në rrugë. Më pas ai filloi të më rrahë dhe të ushtrojë dhunë, deri sa arriti kreu marrëdhënia me mua në sy të gocave. Dhe me pas nuk i rezistoja dot, ishte e pamundur, pasi të të djegin me cigare dhe të të fusin në vaskë për të  mbytur, janë tortura që nuk durohen. Është e papërshkrueshme, rri aty ishte një tmerr, nga moshat nga rrasat të ndryshëm. Unë isha aty si një send.

Kur e filloje ditën tënde të punës?

Unë e filloja në 10 të darkës dhe deri në 5 të mëngjesit.

Me sa meshkuj shoqëroje gjatë një nate?

Qëllonte dhe dy meshkuj brenda orës.

Në tre muaj të shfrytëzimit në Barit të Italisë ajo nuk e kishte pranuar kurrë fatin e saj, ndoshta kjo ishte arsyeja sesi ngjarjet rrodhën me vonë.

Njëri që nuk e harroj sa të vdes atë personin pasi është personi që unë jam këtu. Një ditë më parë më kishin bërë kërcënim për familjen dhe isha vetëm duke qarë. Ai më pyeti pasi kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte, me tha nëse nuk do të rrish këtu mund të dorëzohesh. Më mbajti në shtëpinë e tij, për disa javë, dhe më pas më ka ndihmuar për tu largova për në Greqi.

Ishte ende shumë e re dhe padyshim kishte të drejtën për të jetuar jetën e saj në të gjitha dimensionet.

Isha 22-vjeç kur kam njohur bashkëshortin tim kur e kam njohur, në fillim nuk ja kam thënë pasi kisha frikë se do më linte pa më njohur se kush isha unë në të vërtetë. Ai u trondit, dy ditë nuk foli, dhe mendova se mori fund. Pas dy ditësh ai erdhi dhe më tha ajo është e kaluara jote dhe unë të dua për atë që je sot. 

Je prekur, kur të pranoi të kaluarën?

Është shumë domethënse pasi duke ditur mentalitetin e shqiptarëve ishte arritje, dhe jam shumë me fat. Jam mami i dy fëmijëve, kam një djalë dhe një vajzë. Gjëja e parë që dua tek vajza ime dhe e pyes çdo ditë është të ketë afrimitet tek mua, pasi mua kjo gjë më ka ndihmuar shumë.

Në pozicionin e gruas që ja ka dalë jo vetme të mbijetojë, por dhe të eci dhe të ndërtojë e lirë në rrugën e saj, Lola ka një mesazh

Në çdo moment një femre mund t’i qëllojë që është në fund, por ajo ka mundësi për të dalë. Të kërkojnë të bëjnë çdo gjë të pamundur për të mos qenë të dhunuara. Femrat duhet të bëjnë atë që duan. Të mos lejojë njeri t’i dhunojë./ “Tek Rudina” Olsa Muhameti /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Para
Zbulohen mesazhet erotike me një mashkull, të ish të dashurit të ‘Luzes’ së Portokallisë

Zbulohen mesazhet erotike me një mashkull, të ish të dashurit të 'Luzes' së Portokallisë

Godelli: Drogën ma dha Luan Shabani

Godelli: Drogën ma dha Luan Shabani

Video-STOP/ Ja si shiten abonetë studentore në Tiranë

Video-STOP/ Ja si shiten abonetë studentore në Tiranë

TE FUNDIT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
24 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë - në ditën e dytë...

Lexo më shumë

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
24 Maj, 2025

Mijëra maturantë edhe këtë vit po përballen me një nga zgjedhjet më të rëndësishme, atë të degës së studimit për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com