Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e trishtë e familjes shqiptare: Babai përballet me gruan dhe 7 vajzat në gjykatë

2023/08/24 at 1:52 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia e trishtë e familjes shqiptare: Babai përballet me gruan dhe 7 vajzat në gjykatë

Nga Anila Hoxha

Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime….

Histori e vështirë për tu treguar.

I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi: nesër del para gjyqtares Majlinda Doga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse ai nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.

Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova çdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.

Të parat mbërritën vajzat dhe e ëma. Ishin marrë në mbrojte nga shteti.

Në fund sollën babain. Një 44-vjeçar, që mbahej përkrah nga një polic dhe duart i kish të kyçura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -i tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.

Çifti u martua në vitin 2001. Çifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas çdo shtatzënie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”.

Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë. Por gruaja, me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte në biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. “A është siç kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës”.

Vajza e madhe, sot 20 vjeçe ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të regjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” – i pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja.

I ati përgjigjet “po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, çfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”

Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet siç them unë”. Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.

Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqtares se i rreshtoi dhe i pyeti “ a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.

“ Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- i thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që çdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti i tyre për t’i takuar e për tu kujdesur.

Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. “Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej çmimi i një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet t’i shpjegojë të shoqes në prani të gjyqatres.

Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen. Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë. Kur u kthye, ai shkoi në policinë lokale, e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “nuk i tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.

Nga data 22 gusht, kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, i kërkoi dhe nuk i gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.

“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve. Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona.

Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara.

‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytyr 42-vjeçarja” .

Gjykata civile vendos mbasi i degjon të gjithë. Burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz.

Cila është e vërteta? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo. Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.

Foto 1. Burri i arrestuar ne gjykate, sot date 24 gusht

Foto 2. Tete denoncueset

Ju sugjerojmë

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
Aktualitet

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

10 Maj, 2025 1:06 pm
Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
Aktualitet

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

10 Maj, 2025 12:43 pm
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
Aktualitet

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

10 Maj, 2025 12:38 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ: Mbërrijnë mbi 181 mijë zarfe me votat e diasporës

10 Maj, 2025 12:24 pm
Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Rajoni

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

10 Maj, 2025 12:05 pm
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Bota

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

10 Maj, 2025 11:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

10 Maj, 2025 11:44 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Para
Qeveria miraton kompensimin financiar për ish-dënuarit politik, ja subjektet përfituese

Qeveria miraton kompensimin financiar për ish-dënuarit politik, ja subjektet përfituese

VIDEO/ Përfshihet nga flakët ndërtesa 26-katëshe në Kinë, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët ndërtesa 26-katëshe në Kinë, detajet e para

Rikthehet i nxehti ekstrem në Itali, 17 qytete në alarm të kuq

Rikthehet i nxehti ekstrem në Itali, 17 qytete në alarm të kuq

TE FUNDIT

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
10 Maj, 2025

Në qarkun e Korçës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Konkretisht, në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes...

Lexo më shumë

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
10 Maj, 2025

Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar në Maqellarë, ku mbështetës të PD...

Lexo më shumë

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
10 Maj, 2025

Në Lezhë ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 13, në kuadër të procesit të votimit që...

Lexo më shumë

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
10 Maj, 2025

Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbylljen e fushatës së partive politike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com